“Evlijatë janë ata që plotësisht i janë dorëzuar Allahut xhel-leshanuhu, dhe të cilëve Allahu xhel-leshanuhu u ka dhuruar keramete”. (el-Bejdavi) Para se të filloj me përshkrimin e personazhit të këtij shkrimi, Halimit tonë të Shkupit, po e kujtoj një pyetje që ma pat bërë para disa vitesh një njeri në autobus në Stamboll. Pasi e kuptoi se isha nga Shkupi, ai tha: “Te ju ka njerëz të mbrojtur nga Zoti (evlija)”. I thashë se jo, mbase edhe nuk e di, por më tepër mund të them se jo. Në fakt, i thashë se ishte një kohë një njeri të cilit…
Author: IM
Parë nga jashtë, ke përshtypjen se në Shqipëri nuk ka njerëz më të egër e ma mospërfillës ndaj mendimit të të tjerëve sesa përfaqësuesit e komunitetit LGTB dhe qeveritarët e shtetit! Mbase kjo vjen pse thuajse nuk ka ‘profesion’ më fitimprurës se të jesh në krye të këtij komuniteti, apo të këtij vendi. Dhe të parët përfitojnë mbështetje materiale nga perëndimorët duke u vetëshpallur viktima, të cilat nuk i donë populli, e të dytët gëzojnë mbështetjen e perëndimorëve duke e shpallur vetveten për vlera të cilat i mbështetë dhe, pa të cilat, nuk mundet populli. Andaj është mirë që drejtuesit…
Keqësimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Turqisë, nuk është interes i kosovarëve dhe turqve. Ka njëqind e një arsye që kosovarët dhe turqit të kenë marrëdhënie të afërta e miqësore. Prandaj krerët e të dy vendeve duhet menjëherë të ndërprejnë retorikën e ashpër, të ulin gjakrat dhe të gjejnë mënyrë për normalizimin e raporteve. Nga përshkallëzimi i situatës humbin të dy palët dhe do të përfitojnë vetëm ata që nuk ua duan të mirën as Turqisë dhe as Kosovës. E ata nuk janë të paktë në rajonin e Ballkanit. Shqiptarët dhe turqit kanë shumë gjera të përbashkëta si popuj, por…
Boll e ka që nuk i ka thënë ‘kukull seksi’, se sa për veç kukull, nuk është arsye e mjaftueshme për me dhez luftën me Turqinë. Ka edhe kukulla elherze, me ferexhe, me kule e shamia. Kukulla nuk mund të ndjej ‘turp’, prandaj Presidenti Erdogan po bën gabime logjike (kur po i thotë ‘jazik të qoftë’), sepse ‘turpin’ e Ramush kukllës ish dashur ta ndjejë pronari i tij që ia lëviz litarët. Unë nuk e kisha jap Turqinë për Ramushin, sepse Ramushi e dha për Ramushin-Çakorrin. Plus bëri krim të madh sepse mbajti një minutë heshtje për Oliver Ivanovicin (prandaj…
Kosovës jan duke i ndodhur gjëra nga më të çuditshmet, sepse të atillë – të llojit të veçantë – ajo i ka edhe burrështetasit. Kosova përballet me rrezikun që t’i ngatërroj miqtë dhe armiqët dhe të tregohet mosmirënjohëse ndaj atyre që i janë gjendur pranë edhe kur akush nuk ia dëgjonte klithmat. Pastaj, duke pasur burrështetas që nuk respektojnë asnjë ligj apo miqësi përpos asaj që ata i mbanë në pushtet, ka rrezik që Kosova t’i përcaktojë shtetet mike varësisht nga dipsonimit ditor i elitave politike dhe i opinionistëve që profesion të vetëm kanë mbrojtjen e vlerave perëndimore nga rreziiku…
Kemi të drejtë kur themi për disa gjëra se nuk i kuptojmë se si ndodhin, apo pse ndodhin, por kjo se çka është duke ndodhur me ne shqiptarët, është fenomen në vete në botë – i madh e i vogël është duke na mashtruar. Nuk më pëlqeu burgosja e zyrtarit “të madh” të Serbisë, sepse, pak e mbajtët nën arrest, dhe ato 5 minutat e “burgosjes” së tij bënë që e tërë Ministria e Brendshme dhe “patriotët” kosovarë të psh.rren nga gëzimi mashtrues. Ishte për t’u habitur se si vlonin telefonat, intervenimet, ndërsa më tepër më “habiti” Presidenti i Serbisë,…
Ngjarjet e fundit në skenën politike në Maqedoni e sidomos në sistemin e gjyqësor po vazhdojnë ti minimizojnë, diskriminojnë dhe poshtërsojnë shqiptarët e Maqedonisë. Fatkeqsisht tek ne shqiptarët është instaluar një praktikë shumë e keqe të cilën në mënyrë të qëllimshme e kanë sjellur pushtetarët e deri tanishëm. Aq shumë na kanë varfëruar, poshtruar e nëpërkëmbur sa që kur VOTOJMË nuk jemi në gjendje që të mendojmë më shumë sesa për ekzistencë dhe kjo normal që pastaj na sjell pasoja në përfaqësim dhe realizim të të rë drejtave tona kolektive. Deri sa ne VOTOJMË për tu punësuar, avansuar dhe pasuruar…
Për të ardhmen është edhe lehtë edhe shumë vështirë të flitet në këtë kohë kur më së tepërmi e përdorim shprehjen “jemi të lodhur”, edhe pse nuk e dimë pse dhe si jemi lodhur. Në fakt, lodhja nuk është gënjeshtër, por mbështetjen e ka pa mbështetje, ndaj disi ngjan më shumë si gënjeshtër ose mashtrim. Për fat të keq kjo shprehje përdoret edhe brenda institucioneve me përgjegjësi më të lartë, duke filluar që nga ministritë e brendshme, e deri te ato më pak të rëndësishme. Sot shpeshherë edhe para se t’i pyesësh njerëzit se si e kanë hallin, ata nxitojnë…
Sipas mendimit tim, ai është ideologu dhe frymëzuesi i të gjitha presioneve që bëjnë funksionart e BDI-së kundër gazetarëve dhe mediumeve. Ai këtë e ka thënë edhe publikisht në tubim parazgjedhor, kur fliste për “nxirje, djegi, shkrumbosje” të gazetarëve, analistëve e publiçistëve Edhe pse nuk jam student në gazetari, prapë se prapë i jap mbështetje të plotë protestës së gazetarëve që do të mbahet sot në ora 12 para qeverisë, kundër kërcënimeve që i janë bërë kryetarit të Shoqatës së gazetarëve, Naser Selmani. Edhe pse mendoj se ndoshta adresa më e saktë për këtë protestë nuk do të ishte qeveria,…
Lëvizja BESA sonte do të mbaj mbledhjen e parë të Kuvendit Qendror pas Kongresit, ku edhe do të përcaktojë anëtarët e Kryesisë Qendrore dhe organet e tjera, raporton Almakos. “Sonte (12.03.2018) ora 18:00 do të mbahet mbledhja e parë e Kuvendit Qendror të Lëvizjes BESA. Mbledhja do të mbahet në selinë e Lëvizjes BESA në Shkup (Hristijan Todorovski Karposh 84 A). Një ndër pikat e rendit të ditës është edhe zgjedhja e Kryesisë Qendrore të Lëvizjes BESA”, – thuhet në njoftimin e Lëvizjes BESA.
Eshtë për të përshëndetur iniciativa e ditëve të fundit e një grupi të intelektualëve shqiptarë të IRJM për të komunikuar përmes një memorandumi shqetësimin dhe qëndrimin e tyre publik lidhur me negociatat e qeverisë së IRJM dhe qeverise greke për emrin e ri te IRJM. Në media janë publikuar pikat për të cilat është rënë dakord dhe të cilat besoj do të jenë baza e Memorandumit. Me të drejtë në këto pika të publikuara kontestohet çfarëdo zgjidhje për emrin e ri të shtetit pa pjesëmarrjen e drejtëpërdrejtë edhe të faktorit shqiptar, zgjidhje qe nuk do ta pasqyronte realitetin etnik, historik,…
Duke biseduar me shokun tim të dashur i kujtuam bisedat tona (të disa shokëve) prej para disa dhjetëvjeçarësh, në lidhje me ngjarjet nga fillimi i shekullit 20. Ndër temat që i bisedonim asokohe, por jo vetëm atëherë, ishte se përse njerëzimi ka heshtur ndaj padrejtësive, qoftë të krishterët, qoftë muslimanët, por për arsye se i përkasim fesë islame ne bisedonim për muslimanët, pra si ka qenë e mundur që ata të heshtnin para ndodhive të mëdha tragjike. Ato ndodhi ishin dëbimi dhe zhvendosja e popullatës, grabitja e gjësendeve, pronave, territoreve të tyre, copëtimi i Perandorisë, keqpërdorimi i fesë dhe institucionit…

