Remzi Mehmedi nga Aleanca për Shqiptarët i ftuar në emisionin “Rruga Drejt” në Alsat akuzoi BDI-në si fajtor për demotivimin e qytetarëve dhe arsye pse këta të fundit largohen nga vendi për një jetë më të mirë. Sipas tij, BDI-ja në vend se t’i motivojë qytetarët që të dalin në zgjedhje, ajo i detyron ata të dalin në zgjedhje dhe të votojnë atë parti. BDI nuk i motivon njerëzit të dalin në zgjedhje, ajo i detyron të dalin në zgjedhje. BDI-ja shërben vetëm për të mësuar gjithë të tjerët se sa e ka demotivuar këtë shoqëri- tha Remzi Mehmedi.
Author: IM
Nevzat Bejta nga BDI, i ftuar në emisionin “Rruga Drejt” në Alsat tha se nuk ka kohë të mjaftueshme deri në datën e zgjedhjeve që të ndryshohet modeli zgjedhor. Ai thotë se BDI-ja është për modelin aktual zgjedhor, për shkak se sipas tij, ky model i përshtatet më së miri Maqedonisë së Veriut, pasi është shtet multietnik. Nuk ka kohë që të debatohet për këtë ide. Ligji në fuqi me 6 njësi zgjedhore është në rregull. Pastaj, ekspertet duhet të debatojnë dhe të vendosin nëse shkohet në një njësi zgjedhore, a është në interes dhe në të mirë të qytetarëve.…
Reformat në mbrojtje janë në rrugë të duhur. Me ardhjen e pushtet të LSDM-së përmes masave dhe reformave konkrete i përmirëson kushtet për të gjithë pjesëtarët e Armatës, por edhe për të gjithë të punësuarit në mbrojtje. Rriten pagat e personelit ushtarak, të oficerëve, profesorëve dhe ushtarëve profesionistë, ashtu edhe për personat civilë në shërbim të Armatës. Në varësi nga mënyra e pagave për dy vjet janë rritur prej 3.000 deri në 6.000 denarë. Rritja e pagave të pjesëtarëve të Armatës është kryer me faza dhe arrin 15 për qind. Rritja e parë prej 10 për qind është siguruar nga…
Kuadri i Alternativa-s, Visara Riza, e cila aktualisht është drejtore e Agjencisë së Barnave dhe Pajisjeve Mjeksore “Malmed”, dje ka qenë pjesëmarrëse e seminarit e seminarit njëditor me temë:” Vaksinat – Sfidat dhe Zgjidhjet”, organizuar nga Fakulteti i Farmacisë – Qendra e Edukimit të Vazhdueshëm. Qëllimi i këtij seminari ishte prezantimi i njohurive shkencore në lidhje me prodhimin, cilësinë dhe përbërjen e vaksinave, regjistrimin dhe futjen në treg të këtyre barnave, mekanizmin e tyre specifik dhe mënyrën e veprimit, përvojat që kanë pediatërit në këtë fushë, si dhe mënyrat për të monitoruar dhe raportuar efektet anësore të mundshme dhe të…
Shkruan: METIN IZETI I kisha 4 ose 5 vjet kur në shtëpinë tone të vjetër karshi xhamisë Eski në Tetovë, ku tash është ndërtuar posta kryesore e Tetovës, ishin tubuar familjarët dhe miqtë dhe do të këndohej mevludi me rastin e hyrjes së muajit Rebiu’l-evvel, muajit të lindjes së Pejgamberit a.s.. Unë isha ulur në skaj të dhomës dhe I ndikuar prej qetësisë së të rriturve me habi dhe entuziazëm pritja që hoxhallarët të fillojnë me leximin e Mevludit. Asokohe ende nuk e kisha të qartë se për çka bëhet fjalë, respektivisht nuk e kisha idenë për vlerën e ardhjes…
“Në Komunën e Bogovinës sot është vendosur gurthemeli i Shtëpisë së kulturës në vendbanimin Kamjan. Në aktin solemn ishin të pranishëm kryetari i Komunës së Bogovinës z. Albon Xhemaili, ministri i Kulturës z. Hysni Ismaili dhe kryetari i partisë Alternativa z. Afrim Gashi. “Themelimi dhe vënia në funksion e sa më shumë institucioneve do të thotë një decentralizim sa më i mirëfillt, më i pavarur dhe një mundësi e të shprehurit të artistëve që jetojnë dhe veprojnë në këtë Komunë” tha kryetari i Komunës dhe më pas i falënderoi të gjithë të pranishmit për prezencën e tyre. Ndërtimi i objektit…
Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, ka marrë pjesë në hedhjen e gurthemelit të Pallatit të Kulturës në Komunën e Bogovinës. “Sot, së bashku me ministrin e Kulturës, Hysni Ismaili, dhe kryetarin e Komunës së Bogovinës, Albon Xhemaili, ishim prezent në ceremoninë zyrtare të hedhjes së gurthemelit të Pallatit të Kulturës në Komunën e Bogovinës. Ne po vazhdojmë me punën dhe angazhimin tonë, duke qenë çdoherë në shërbim të qytetarëve. Ishte ky edhe një moment emocional për ne, sepse sot edhe zyrtarisht e përmbushëm amanetin e vëllait tonë, tashmë të ndjerë, hoxhës Sead Ajruli. Pallati i Kulturës në Bogovinë ishte një…
Deputeti i BDI-së, Artan Grubi ka thënë se BDI do të përkrah ndryshimet në Kodin Zgjedhor ato të cilat janë duke u diskutuar në Ministirnë e Drejtësisë. Sipas tij, takimi i djeshëm, në të cilën mori pjesë edhe kryeministri Zoran Zaev, e ku u diskutua që të ndryshohet modeli zgjedhor nga gjashtë njësi, në një njësi zgjedhore është vetëm një takim i disa entuziastëve dhe se e njëjta nuk mund të bëhet tani, pesë muaj para zgjedhjeve. “BDI e dinë më së miri se çfarë është e mirë për BDI-në dhe për votuesit e vet, por edhe ajo çfarë është…
Nga Arben Llalla Prej më shumë se 70 vite Çështja Çame është kthyer në ankth për grekët si një nga temat barrierë në marrëdhëniet greko-shqiptare. Vijat e kuqe midis dy vendeve nuk janë vetëm çështja e pakicës greke që gëzon çdo të drejtë njerëzore e fetare, as çështja e pronave apo Ligji i Luftës i njëanshëm, por Çështja Çame. Akuza e Greqisë se çamët kanë qenë bashkëpunëtorë të nazistëve gjermanë bazohen në fakte të paqarta, pa asnjë dëshmi shkencore, por vetëm me akuza politike. Akuza politike është metodë për t’ju mbyllur gojën atyre që thonë dhe mbrojnë të vërtetën. Që…
Sot në emisionin “Target” nga Emad Mehmeti, i cili transmetohet çdo të hënë nga ora 19:00 në Almakos, i ftuar është Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari. Pse i quan kukulla dhe “kinder” minisitrat e BDI-së? Përgjigjet Arben Taravari:
Sot në emisionin “Target” nga Emad Mehmeti, i cili transmetohet çdo të hënë nga ora 19:00 në Almakos, i ftuar është Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari. Me Sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës Për Shqiptarët, Arben Taravari, do të flasim për punët dhe problematikat në Komunën e Gostivarit, akuzat e ndërsjellta me qeveritarët e BDI-së, si dhe për koalicionimet e mundshme mes partive shqiptare. ◾ A i ka realizuar premtimet Arben Taravari për Gostivarin? ◾ Pse gurorja e Çegranit u shndërrua në “moll sherri” për atë dhe funksionarët e BDI-së? ◾ Duke e kritikuar ashpër BDI-në Taravari…
Nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zeqiri është takuar me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në një takim miqësor në Qeverinë e RMV-së. “Bashke me kryeministrin Zoran Zaev dhe keshilltarin per politik te jashtme Dane Takeski pritem sot ne nje takim ne Shkup kryetarin e Levizjes Vetevendosja dhe kryeministrin e ardhshem te Kosoves Albin Kurti. Kurti u shoqerua nga anetaret e kryesis se Levizjes Vetevendosja Fitore Pacolli dhe Liburn Aliu. Biseduam per zhvilkimet e fundit ne rajon si dhe marrdheniet e shkelqyeshme mes dy vendeve dhe thellimin e metejm te bashkepunimit ne te gjitha fushat. Qeveri Maqedonise se Veriut dhe qeveria…

