Author: Emad

Në konferencën dyditore të organizuar nga HDP (Haus Demokrasi Partnership) në bashkëpunim me NDI, USAID dhe IRI ka folur edhe ambasadori amerikan, Xhes Bejli. “Parlamentarët luajnë rol kyç në vënien e strukturave dhe normave që detyrojnë institucionet dhe funksionarët të jenë të hapur, inkluziv dhe llogaridhënës”, ka thënë ambasadori Bejli, duke shtuar se ligjvënësit duhet të jenë model për një udhëheqësi të tillë dhe promovim të debatit të hapur. https://www.facebook.com/Almakos1/videos/2189347081106132/

Lexo më Shumë

Vazhdoi shpërndarja e 100 pakove ushqimore në Tetovë dhe Gostivar për familjet nevojtare nga organizata humanitare, “Merhamet” në bashkëpunim me vullnetarët e organizatës “WEFA” nga Gjermania. Në fokus ishin familjet me status të rëndë social, jetimët si dhe personat me aftësi të kufizuara. Pas aktivitetit fisnik, përfaqësuesit e organizatave u ndjenë të kënaqur nga gëzimi që panë në fytyrat e atyre që vizituan, dhe u treguan se në këto ditë që ata kanë nevojë nuk duhet të ndjehen vetëm. SEVIM IDRIZI,PËRFAQËSUESE NGA MERHAMET ”Shoqata humanitare Merhamet vazhdon akoma me aktivitetet në muajin e shenjtë të ramazanit dhe sot në bashkëpunim…

Lexo më Shumë

Muxhahid ISMAILI, Shkup Beteja e re në Turqinë e para-zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të 24 qershorit është kjo: a do të vazhdojë Turqia të jetë e “tëhuajësuar” apo, pas një fitoreje eventuale të bllokut islamisto-nacionalist në zgjedhjet e qershorit, me vullnet të plotë dhe me dëshirën e saj, do të kalojë në dekadat e vetëdijesimit të saj? Bota (post)moderne po përjeton ndryshime rrënjësore.Ky fakt është një nga dëshmitë e pamohueshme se shumë shtete moderne, me ose pa vetëdijen e tyre, po bëhen aktorë të botës imperialiste-teknologjike. Sot shtetet e quajtura “të forta”ose, thënë ndryshe, fuqitë botërore nënvetëdijen e rezistencës nga…

Lexo më Shumë

Nuk është e kotë thënia e urtë, pavarësisht vendit dhe kombit ku thuhet ajo: “Mos bëni diçka të mbrapshtë, se ju kthehet!” Për ata të cilët besojnë, versioni i kësaj thënieje është: “Mos e bëj, se ka Zot!” I gjithë zullumi na ka ardhur dhe është duke na ardhur nga hipokrizia dhe jobesimtarët. Kjo nuk do të thotë se nuk ka jobesimtarë të mirë, por jobesim të mirë nuk ka pasur dhe nuk ka! Këto ditë jemi dëshmitarë të gjërave që “mbështeten” mbi urtësinë e lartpërmendur, respektivisht të asaj që ndodh me emrin e Maqedonisë, e që është diçka e…

Lexo më Shumë

(Fjalë e mbajtur në promovimin e librit tim “Ankth”, në festivalin Ditënetët e Librit. 19 Maj 2018, Tiranë) Quhem Xhevdet Pozhari, linda me 18 maj, të vitit 1981 në Gjakovë. Lindja ime koinçidoi me përvjetorin e vdekjes së Titos, ish liderit të sistemit komunist në ish Jugosllavi. Gjatë rritës sime, do të copëzoheshin të gjitha republikat në kërkim të mëvetësisë. Hallka e fundit e zinxhirit do të ishte Kosova, e më e dhimbshmja, Bosnja. Sot, saktësisht 37 vite e një ditë pas lindjes time u ftova në Tiranë për të folur rreth librit tim me tregime, “Ankth”. Ditën e parë…

Lexo më Shumë

https://www.facebook.com/Almakos1/videos/2170672056306968/ Në prag të fillimit të muajt të Ramazanit, edhe besimtarët muslimanë në Shqipëri prej disa ditësh kanë filluar përgatitjet për të pritur muajin e shenjtë, ku përfshihet edhe blerja e produkteve. Në Tiranë dhe në qytete të tjera të vendit, ashtu si çdo vit, tregtarët kanë marrë masat për të siguruar produktet e ndryshme që kërkohen nga qytetarët shqiptarë në prag dhe gjatë muajit të Ramazanit, duke filluar nga ato ushqimore. Në ditët e fundit, tregjet në Tiranë janë më të frekuentuara, ku qytetarët blejnë produktet për përgatitjet rreth muajit të Ramazanit. Gjithashtu, edhe nëpër dyqane qytetarët bëjnë furnizimet…

Lexo më Shumë

Emocionimi dhe shijimi në kuadër të një sistemi metafizik, kënaqësia që arrihet në idenë e formësuar logjikisht nëpërmjet një organizimi shpirtëror të botës dhe që është e harmonizuar në vetë njeriun, gjithnjë e ka ruajtur në vete përmasën e shijes dhe ekzaltimit estetik. Ajo buron nga vendi i njëjtë prej ku buron edhe kënaqësia, e madhërishmja dhe na e bën të dukshme paqartësinë dhe kaosin e jetës. Është e domosdoshme që e vërteta dhe e bukura të jenë në lidhshmëri të nduarnduartë, pasi nëse njëra prej tyre e humb mbështetjen nga tjetra, bëhet e lëkundshme. Në qoftë se e bukura…

Lexo më Shumë

Ende nuk kemi njohuri për rezultatin e këtyre “hetimeve’’ ose , ndoshta, prokurorët e ‘’gabojnë adresën’’ e funksionarëve të BDI-së, siç ishte rasti me çeljen e hetimeve për kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti. Nuk është më shumë origjinal as Zoran Zaevi, kur, në të njëjtin rast ju bëri thirrje qytetarëve pa frikë nga pasojat, ta denoncojnë korrupsionin, duke garantuar se askush nuk do të përjashtohet nga përgjegjësia. Që kur Komisioni i Bashkimit Evropian (BE) çdo vjet harton projekt-raport për progresin e shteteve te Ballkanit Perëndimor, vazhdimisht është theksuar se në këto shtete një ndër problemet më të mëdha është korrupsioni…

Lexo më Shumë

Babai i Komandant Malishevës: Unë jam i bindur se Ali Ahmeti ka tradhtuar https://www.facebook.com/Almakos1/videos/2162680217106152/ Në mëngjesin e 9 Majit të vitit 2015 banorët e Lagjes së Trimave në Kumanovë u zgjuan mes krismave dhe terrorit psikologjik. Po përballeshin me një luftë të vërtetë. Vetëm se nuk e dinin se kush me kënd po lufton. Me vazhdimin e luftimeve zgjatej ankthi tek ta, dhe përderisa numëronin tik – taket e orës, plumbat me breshëri përshkonin nëpër dritare e gjithandej shtëpive. A thua kush po sulmon? Me siguri pyetnin ndër vete banorët e kësaj zone. Por, nuk ishin vetëm banorët e Lagjes…

Lexo më Shumë

Jobesimtarët thonë: “Mos e dëgjoni këtë Kuran! Flisni e qeshni me zë të lartë, që të ndërprisni leximin e tij!” Por, Ne do të bëjmë që mohuesit të shijojnë një dënim të ashpër dhe do t’i ndëshkojmë ata sipas veprave më të këqija që kanë bërë. (Fussilet, 26-27) “Sikur njerëzimi qëmoti të kishte qenë i arsyeshëm, historia nuk do të ishte një kronikë e gjatë marrëzie dhe krimi”. “Në botë kryesisht mbisundon e liga, ndërsa fjalën kryesore e ka marrëzia”. (Artur Shopenhauer) Më 22 prill në gazetën Le Parisien u publikua një manifest për “heqjen e disa ajeteve kur’anore me…

Lexo më Shumë

Kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, sonte është i ftuar në emisionin “Pressing” të tv T7. Kemi bërë shkundje dhe pastrim të mirë të Lëvizjes BESA, kështu misioni dhe vizioni i Lëvizjes vazhdon, dhe lirshëm mund të them se të gjithë themeluesit e kryetarët e degëve janë me neve, ka deklaruar mes tjerash Gashi në këtë emision. Tutje rreth kontestit gjyqësor për BESËN Gashi ka thënë se në Maqedoni dhe në Ballkan kur futen gjërat në labirinthet gjyqësore dhe kur hyjnë pazaret politike, nuk mund të pritet drejtësi, por ai ka shtuar se ne nuk mund të harxhojmë shumë kohë…

Lexo më Shumë

Sot, në Ditën e Evropës Tetova vazhdon të jetë një qytet që është ende shumë larg Evropës, vlerëson EccoGuerilla në pres konferencën e mbajtur sot me rastin e 9 Majit, Ditës së Evropës. Sipas EccoGuerillas, Tetova edhe këtë ditë të Evropës ka kryetare komune e cila mashtron, nuk respekton fjalën dhe nënshkrimin që ka dhënë vet për qytetarët e Tetovës. “Sot, në Ditën e Evropës, është turp të fshehësh informacionet se si harxhohen paratë e qytetarëve nga Komuna dhe Ndërmarrjet Publike. Edhe pse morri përsipër se do jetë transparente dhe do të publikojë raportin financiar për vitin e kaluar dhe…

Lexo më Shumë