Opozita druan se pushteti po tenton që të shtyjë zgjedhjet e parakohshme parlamentare të caktuara më 12 prill të vitit 2020, me arsyetimin se përbërja aktuale e Kuvendit nuk duhet të shpërndahet pasi duhet të presë ratifikimin e protokollit për anëtarësim në NATO nga ana e Spanjës, që më pas edhe Kuvendi i Maqedonisë së Veriut të miratojë ratifikimin, ashtu siç parashikojnë procedurat e aleancës. Nga VMRO DPMNE-ja kanë dalë me propozimin që Kuvendi të mos presë Spanjën, por të ratifikojë protokollin deri në fund të dhjetorit, për të pamundësuar shtyrjen e zgjedhjeve dhe formimin e Qeverisë teknike, më 3…
Author: IM
Programi i imunizimit është një nga prioritetet shëndetësore të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Për këtë qëllim, u organizua takim profesional nën titullin: VAKCINAT – MJETE EFIKASE PËR PËRMIRËSIMIN E SHËNDETIT PUBLIK, të organizuar nga Shoqëria Farmaceutike Maqedonasë, së bashku me ekspertë të Komitetit të Imunizimit të Ministrisë së Shëndetësisë, në bashkëpunim me profesorë dhe ekspertë ndërkombëtarë nga OBSH dhe UNICEF. Tema e takimit ishte planifikimi, financimi dhe prokurimi i vaksinave, përfshirë të gjitha hapat që janë pjesë e programit të imunizimit. Drejtori i MALMED, Mr. Pharm. Visara Riza të pranishmëve iu drejtua me një fjalim përshëndetës, duke…
Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, sot realizoi takim me ambasadorin e Republikës së Polonisë në vendin tonë, z. Vojcieh Ticinjski. Në takim, ministri Ismaili tha se Republika e Polonisë është mbështetësi ynë i madh në procesin e integrimit të Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe një vend që na lidh një bashkëpunim i mirë afatgjatë në fushën e kulturës, si në planin bilateral, ashtu edhe në planin multilateral. Në këtë kontekst, u theksua se bashkëpunimi zhvillohet në të gjitha veprimtaritë kulturore, që është konfirmuar edhe me dokumente të shumta, duke mundësuar kështu një shkëmbim më të madh të artistëve…
Në procedurën e veçuar për lëndën “Reket” e cila udhëhiqet kundër Zoran Milevskit – Kiçeec, i cili sot e pranoi fajin para Gjykatës, në vazhdimin e seancës avokati i të akuzuarit Aleksandar Novakovski dorëzoi dëshmi plotësuese që Këshilli gjyqësor i pranoi dhe i propozoi të dyja palët t’i japin fjalët përfundimtare. Prokurorja Vilma Ruskoska tha se pret Gjykata t’i shqiptojë dënim të akuzuarit për shkak të pranimit të fajit. “Duke e pasur parasysh se i akuzuari e pranoi fajin, propozoj Gjykata t’i shqiptojë dënim”, tha Ruskoska. Avokati i Zoran Milevskit Kiçeec, Aleksandar Novakovski, tha se i akuzuari nga fillimi i…
Sot në emisionin “Target” nga Emad Mehmeti në Almakos, i ftuar është profesori i informatikës, Azir Aliu. ◾ Si funksionojnë shkollat digjitale? Ndiqeni më postë përgjigjen e Aliut:
Sot në emisionin “Target” nga Emad Mehmeti në Almakos, i ftuar është profesori i informatikës, Azir Aliu. Me profesorin e informatikës, Azir Aliu do të flasim për sfidat e digjitalizimit në kohën bashkëkohore, si dhe çka do të thotë “digjitalizimi”. Po ashtu bashkëbisedojmë lidhur me “shkollat digjitale” dhe mundësite që ofrohen në këto kurse dhe trajnime. ◾ Çka do të thotë “digjitalizimi”? ◾ Si funksionojnë shkollat digjitale? ◾ Cili është plan – programi i këtyre shkollave? ◾ Cilat grupmosha interesohen më shumë për kurset? ◾ Çka mësojnë nxënësit në këto shkolla digjitale? ◾ Pse duhet të bëhet digjitalizimi dhe cilat…
Nesër në emisionin “Target” nga Emad Mehmeti, i cili transmetohet çdo të hënë nga ora 19:00 në Almakos, i ftuar është, Azir Aliu. Me profesorin e informatikës, Azir Aliu do të flasim për sfidat e digjitalizimit në kohën bashkëkohore, si dhe çka do të thotë “digjitalizimi”. Po ashtu bashkëbisedojmë lidhur me “shkollat digjitale” dhe mundësite që ofrohen në këto kurse dhe trajnime. Për këto dhe shumë të tjera flet nesër për emisionin “Target” në #Almakos prej orës 19:00, Azir Aliu.
“Pas ngjarjeve qe goditen memedheun tone Forumi Rinor i BDI-se ne nivel republikan organizoi grumbullim te mjeteve financiare, batanieve, veshembathjeve,ne si FRBDI dega Saraj iu bashkangjitem ketij aksioni pa bere shum zhurme, por duke marre pjese si cdo dege tjeter . FRBDI saraj grumbulloi 166.200 denare, dhe siguroi 160 pako ushqimore, uje dhe ushqime te shpejta per femije” – thonë nga BDI – Saraj. Ndërkohë nga shumë banorë kjo është interpretuar si një veprim i ulët i BDI, që edhe në raste fatkeqësie tenton të përfitoj politikisht duke e bërë gullashin me logo të BDI.
“Kur ka vullnet mundet të arrihet gjithçka, falimenderit të gjithve dashamirësve vullnetarevë të Komunēs së Sarajit, të cilët e bënë të mundur t’u dalim në ndihmë sadopak vëllezërve tanë në Shqipëri”, ka deklaruar Albert Nebiu, iniciatiori i grumbullimit të sendeve ushqimore dhe jo ushqimore në Saraj, për të prekurit e tërmetit në Shqipëri, së bashku me nxënësit e SHMQSH. Ndryshe, gjatë ditës së sotme në Saraj me iniciativë të Albert Nebiut, më pas në mbështetje të nxënësve të SHMQSH “SARAJ” u grumbullojnë ndihma pas tërmetit në Shqipëri. https://www.facebook.com/315207821853410/posts/3473678206006340?vh=e&d=n&sfns=mo
Shënohet një tjetër viktimë në Thumanë, nga tërmeti katastrofik që goditi vendin mëngjesin e sotëm, me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter, dhe që u shoqërua me një sërë pasgoditjesh të tjera të forta. Kishte shumë shpresë që një i ri me mbiemrin Çuka të nxirrej i gjallë nga rrënojat, pasi ishte mbajtur prej orësh me pompën e oksigjenit, por ai ka ndërruar jetë. Një copë betoni i kishte zënë pjesën e gjymtyrëve prej 17 orësh. I riu ka luftuar deri në momentet e fundit, pasi ka komunikuar me ekipet shpëtuese, duke iu thënë se nuk i ndjente pjesët e poshtme…
“Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, i shoqëruar nga nënkryetari Lulzim Aliu dhe anëtaren e Kryesisë Qendrore, Visara Riza, sot e kanë pritur në takim me Ambasadoren Amerikane në vend, znj. Kate Marie Byrnes. Në takim u bisedua për situatën aktuale në vend, zgjedhjet parlamentare të 12 prillit dhe proceset integruese në rrugëtimin e Maqedonisë së Veriut drejt NATO-s dhe BE-së. Kryetari Gashi e falënderoi Ambasadoren Amerikane, znj. Byrnes, për rolin konstruktiv, miqësor dhe inkurajues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në proceset reformuese të vendit dhe ratifikimin e protokollit të vendit tonë në NATO nga shteti amerikan. Gjithashtu në takim…
Një veturë e tipit BMW është përfshirë nga flakët para pak çastesh në autostradën Shkup-Kumanovë, në vendin e quajtur Agino Sellë. Për momentin nuk raportohet për persona të lëndua, ndërsa vetura është djegur plotësisht.

