Kryeministri Zoran Zaev u ka dërguar letër anëtarëve të LSDM-së në të cilën u thotë atyre se partia e tyre e ka për obligim të fitojë në zgjedhjet e ardhshme në mënyrë që të sigurohet përparim në shtet. “Vetëm kjo përzgjedhje është fituese. Çdo përzgjedhje tjetër është humbje. Kemi bërë shumë, të gjithë së bashku, ndërsa kemi edhe shumë për të bërë. Për këtë shkak nuk ka largim nga rruga e fitores. Nëse ndonjë herë përparimi ju duket shumë i ngadaltë, kjo është për shkak se përparimi është real. Po ndërtojmë mbi baza të shëndoshë, që të zgjas”, thuhet në…
Author: IM
Fjalimi i Afrim Gashit, kryetar i Alternativa mbrëmë në Kuvendin Themelues të Rinisë së Alternativa: Momentin e parë që e pash këtë vend përplot me të ri mu kujtua një thënie e një novelisti amerikan Teodor Drajzer i cili ka thënë: “Njeriut nuk i vjen keq pse është plak, por pse nuk është më i ri.” Kur e shoh sonte këtë rini, përveç gëzimit e ngazëllimit, më kap edhe nostalgjia, sepse përmes jush e kuptoj se po shkoj drejt pensionimit. Kur hyra në këtë sallë të stërmbushur me të rinj, e pyeta veten “Çka kërkoj unë këtu? Këta të rinj…
Kreu i Aleancës për Shiqptarët, Ziadin Sela bashkë me bashkëpunëtorët e tij, janë duke realizuar takime me qytetarët nëpër çdo vendbanim ku ata kanë mbështetës dhe jo vetëm. Së fundmi, në takim me qytetarët e Komunës së Haraçinës, Sela ka folur për problemin e zbrazjes së shtëpive të shqiptarëve dhe ikjen për çdo ditë të të rinjve, të cilët sipas tij, kanë humbur shpresën për jetë më të mirë në këtë vend. Këtë gjë sipas tij, me vite me radhë e bën partia shqiptare në pushtet. Sela theksoi se ai dhe partia e tij janë të angazhuar që më 12…
Në qoftë se Zoran Zaev dëshironte ta ndryshojë modelin zgjedhor për këtë ka pasur kohë 3 vite, jo tani tri javë para formimit të qeverisë teknike, akuzon lideri i VMRO-DPMNE-së opozitare Hristijan Mickoski. Për Mickoskin kjo është përpjekje nga ana e qeverisë për përfitimin e partive më të vogla politike, por edhe mosrespektim i asaj që partitë kanë arritur marrëveshje gojarisht. “Kjo nuk është hera e parë, kështu ndodhi edhe me ligjin për Prokurori Publike, kështu ndodh edhe tani, nuk kanë strategji, janë konfuzë dhe të hutuar, ajo që mund të them është zhgënjim, pastaj e shoh si thotë pse…
Me një entuziazëm të madhë e në atmosferë euforike, kanë filluar punimet e Kuvendit Themelues të Rinisë së “Alternativa” në Tetovë Më pas siç njoftojnë nga kjo parti “Afan Elezi nga Gostivari zgjidhet unanimisht kryetar i Forumit Rinor të “Alternativa”. Urime dhe na priftë e mbara në betejat e radhës!“ Ndryshe, sipas mediave në këtë ngjarje të Alternativa, i pranishëm ka qenë edhe kryetari i forumit rinor të Aleancës për Shqiptarët, Omer Ajdini.
“ Afan Elezi nga Gostivari zgjidhet unanimisht kryetar i Forumit Rinor të “Alternativa”. Urime dhe na priftë e mbara në betejat e radhës!” thuhet në njoftimin e shkurtër të Alternativa në FB.
Fillojnë punimet e Kuvendit Themelues të Rinisë së “Alternativa” në Tetovë.
Në kuadër të vendimit të Qeveris së Republikës së Maqedonis së Veriut, Ministria e Kukturës, e udhëhequr nga Hysni Ismaili i “Alternativa”, zhvilloi aksion për pastrimin e qendrës rekreative Treska, ku mori pjesë administrata e Ministrisë së Kulturës. Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, u shpreh i kënaqur nga zbatimi me sukses i eko-aksionit për të pastruar hapësirën përreth Liqenit te Treskës. Synimi i këtij aksioni ishte ndërgjegjësimi i qytetarëve për të mbajtur pastër ambientin e përbashkët dhe për të pastruar vendet e tyre ku jetojnë. Mbeturinat e grumbulluara do të transportohen në Drislla.
Me premierën e shfaqjes “Nathani i urtë” nga Gothold Efraim Lesing, në regjinë e Sulejman Rushitit, mbrëmë filloi historia e Teatrit të Gostivarit. Në Qendrën e Kulturës “KAÇKM” në Gostivar, personalitete të shquara nga jeta kulturore dhe politike në vend, në mesin e të cilëve edhe ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, e përshëndetën fillimin me punë të institucionit të ri kombëtar me duartrokitje, urime dhe dëshira për shfaqje të mira. Ministri Ismaili, duke e uruar fillimin me punë të Teatrit të Gostivarit, theksoi se teatri është tempull i gjuhës dhe i kulturës dhe nëse nuk e mbështesim atë, ne bëhemi…
Reagim i ASH-së: Jokonsistenca e qëndrimeve të BDI-së dhe luhatjeve të ndryshme që kjo parti bën gjithmonë duke shkuar kah fryn era janë evidente edhe në qëndrimet e tyre të fundit sa i përket ndryshimit të Kodit Zgjedhor. 5000 amendamentet e dorëzuara nuk janë asgjë më shumë se 5000 arsye për bllokim të debatit parlamentar për ndryshime në kodin zgjedhor. Nga ana tjetër qëndrimet e përafërta dhe bashkëdorëzimi i amendamenteve me VMRO-DPMNE-në është një tregues i qartë për bashkëpunimet e tyre të ardhshme për bllokimin e proceseve që sjellin ndryshim në të mirë të përgjithshme, por sigurisht në dëm të…
Përveç në Komisionin për emërime ku VMRO-DPMNE përkrahu propozimin e BDI-së për në Këshillin Gjyqësor, e njëjta ka ndodhur edhe në mbledhjen e Kuvendit të Maqedonisë, thonë burime parlamentare. Gazeta Lajm ka siguruar listingun e votimit, ku shihet qartë që tre deputetë të VMRO-DPMNE-së, kanë votuar pro propozimit të BDI-së. “Aq vota nevojiteshin që propozimi i BDI-së të kalojë, aq votuan. Po të ishin nevojitur 10 vota, me siguri aq deputetë të VMRO-së do ta kishin përkrahur propozimin e BDI-së”, thojnë burimet tona në Kuvend. Si shembull për koordinimin që sipas tyre ekziston në relacionin VMRO-BDI, ata e përmendin faktin…
Kryeministri Zoran Zaev në deklaroi se “këto ditë do të merret vendimi se kush do të emërohet për kryeministër teknik”. Zaev thekson se për këtë do të vendosë Këshilli Qendror i LSDM, por logjika i detyron që të jenë pragmatik në mënyrë që Qeveria të mund me kapacitet të plotë të punojë dhe të mos ndalohet progresi. “Logjika na çon drejt dy ministrat e deritashëm që tashmë nuk do të jenë ministra, dhe këto janë Oliver Spasovski dhe Mila Carovska, diskutimi na çon këtu”, tha Zaev për ‘Sloboden peçat’. Ndërkohë, lidhur me këtë çështje vetëm ditë më parë ekskluzivisht për…

