Author: IM

“Eco Guerilla përshëndet aksionin policor ku janë arrestuar 5 të punësuar nga Komuna e Tetovës në lidhje me keqpërdorimet e bëra në privatizimin e pronave publike. Inkurajojmë organet e rendit dhe të hetuesisë që të zgjerojnë operacionin e hetimeve në Komunën e Tetovës për të zbuluar fajtorët e vërtetë që kanë lejuar dhe mundësuar uzurpimet masive të hapësirave tjera publike në qytetin e Tetovës dhe para drejtësisë të nxirren edhe peshqit e mëdhenj. Shkatërrimi i hapësirave të gjelbërta në qytet dhe shndërrimi i tyre në vendparkime private për ndërtesat banesore duhet të hetohet poashtu dhe të përfundojnë në paraburgim edhe…

Lexo më Shumë

Nesër në emisionin “Target” nga Emad Mehmeti, i cili transmetohet çdo të hënë nga ora 19:00 në Almakos, i ftuar është Syrija Rashidi. Me deputetin e Aleancës për Shqiptarët, Syrija Rashidi, do të bashkëbisedojmë për aktualitetin politik, strategjinë e ASH-së, bashkëpunimet e mundshme parazgjedhore, etj. Për këto dhe shumë të tjera flet nesër për emisionin “Target” në #Almakos prej orës 19:00, Syrija Rashidi.

Lexo më Shumë

“Ishte një takim informues me kryetarin e VMRO-së. Dëgjova me kujdes informatat nga z. Mickoski, me çrast bëri propozime për Ministër për Punë të Brendshme. Më bëri përshtyje kandidatin që kishin përzgjedhur për Ministër të Punëve të Brendshme Ishte një kandidat me biografi mjaft të begatë”, deklaroi lideri i BDI-së Ali Ahmeti pas takimit me numrin 1 të VMRO-së Hristijan Mickoski.

Lexo më Shumë

Një delegacion i Organizatës Kulturore Humanitare “Merhamet”, në përbërje Ridvan Xhaferi – kryetar dhe Xhihad Husejini – përgjegjës për mardhëniet me jasht, ditëve të fundit ka qëndruar në Arabinë Saudite, ku ka realizuar një sërë takimesh me institucione, fondacione dhe personalitete të jetës publike, që janë me rëndësi jo vetëm për Merhametin, por edhe për vendin tonë në përgjithësi. Nikoqir të këtij delegacioni ishte Asambleja Botërore e të Rinjve Muslimanë (WAMY). Kështu, gjatë kësaj vizite, delegacioni i Merhametit ka qëndruar në Asamblenë të të Rinjve Muslimanë (WAMY), ku është takuar me kryetarin e kësaj asambleje, Shkëlqesinë e Tij, Dr. Salih…

Lexo më Shumë

Kryetari i LSDM-së dhe njëherazi kryeministri i vendit, Zoran Zaev, pas mbledhjes së Kryesisë së partisë tha se kryeministri teknik do të jetë ministri aktual i punëve të brendshme Oliver Spasovski. Ndërsa Milla Carovska, zv.kryeministre për çështje ekonomike. Zëvendësministër plotësues në Ministrinë e Brendshme, Sllavanka Petrovska, shef kabineti i deritanishëm i Spasovskit. Zëvendësministër për punë dhe politikë socialë, Sanella, shef i deritanishëm i kabinetit të Carovskës. Takimi i liderëve për të vendosur për Qeverinë teknike, nesër do të mbahet në kompleksin Ilindenska.

Lexo më Shumë

Ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë do të fillojë në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm. Kështu ka thënë kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev. Sipas Zaevit, procedura rreth tenderit ka përfunduar dhe pritet përzgjedhja e kompanive që do të kryejnë ndërtimet. “Në tre muajt e parë të vitit 2020 do të fillojë zbatimi praktik i ndërtimit të autostradës Shkup-Bllacë. Pse? Për shkak se ofertat janë dorëzuar, kemi kompani, në konkursin e parë nuk kishte kompani, tani kemi kompani dhe do të bëhet përzgjedhja dhe mund të fillojnë të punojnë. Ashtu që, në janar, shkurt, mars, këto janë tre muajt e…

Lexo më Shumë

Me ftesë nga Ministri i Kulturës Prof.Dr.Hysni Ismaili sot në vizitë ishte autori i Operës Skëndërbeu, kompozitori Prof.Dr.Fatos Lumani i cili në shenjë mirënjohjeje për përkrahjen nga Ministria e Kulturës dhuroi partiturën e kësaj vepre madhështore muzikore.

Lexo më Shumë

Në qendër të Kumanovës është gjetur vogëlushja Jara. Ajo është zhdukur dhe nuk mund të gjejë shtëpinë, e as prindët. Rastin e ka denoncuar te redaksia tonë një banor i Kumanovës, i cili bën të ditur se vajza është shëndosh e mirë. Ai bën apel që rasti të shpërndahet  dhe të njoftohen sa më shpejtë familjarët. Ata që e njohin vogëlushen, mund të paraqiten në numrin  071 718 178.

Lexo më Shumë

Për më shumë se tre vjet qeverisje të LSDM-së dhe BDI-së gjithçka premtuan realizuan të kundërtën. Në vend se krimi dhe korrupsioni të ulen në përqindje, ato vazhdojnë të jenë në rritje, në vend se të krijohet një sistem i mirëfilltë i sigurisë së qytetarëve, ata ende nuk i besojnë organeve shtetërore dhe në vend se të arrihet përfaqësim i drejtë dhe adekuat i qytetarëve, diskriminimi nuk ndërroi aspak kahje! Për këto arsye, Aleanca për Shqiptarët pyet publikisht ministrin OliverSpasovskipse ende nuk kemi ligj të ri për punë të brendshme dhe polici; me çfarë të drejte ligjore dhe kushtetuese bëhet…

Lexo më Shumë

Revista Fokus në mënyrë interesante e përshkruan pozitën aktuale politike të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI). kjo revistë e krahason BDI-në me femër tradhtare, që bën dashuri edhe me pushtetin edhe me opozitën maqedonase. “Integristët e Ali Ahmetit me vite të tëra kanë statusin e femrës së dëshiruar, por tradhtare, që mund t’i lejojë vetes edhe bashkëshort koalicionues edhe dashnor opozitar”, shkruan Fokus.

Lexo më Shumë

Profesori i njohur i gjeografisë, A.I. ka mbetur i vdekur pasi është hedhur nga kati i 8 i një ndërtese te kullat në Lagjen Veri (Komuna Butel) e Shkupit. Sipas MBB-së, bëhet fjalë për vetëvrasje. Ngjarja ka ndodhur sot në mëngjes (26.12.2019) konfirmojnë nga policia për Gazetën Lajm. Ekipet hetuese dhe policia kanë dalë në vendngjarje për të kryer hetime. I ndjeri është pensionuar para disa viteve.

Lexo më Shumë

Miliardat tani shkojnë për projektet shqiptare, e jo për projektin “Shkupi 2014”, Nuk jemi mendjemëdhenj, e as duam ta lavdërojmë veten, mirëpo fundviti është një rast kur të gjithë bëjnë bilancin e vitit që mbetet mbrapa. Këtë do ta bëjmë edhe ne, që gjatë vitit 2019 patëm rastin dhe nderin të jemi në shërbim të zhvillimit dhe afirmimit të Kulturës në Maqedoninë e Veriut. Të shkojmë me radhë. Edhe pse duhet ta pranojmë që kishin filluar disa përmirësime, megjithatë Kulturën shqiptare në Maqedoni e gjetëm në nivel të lënë pas dore, që kishte ëndërr të arrijë nhisen e 5 për…

Lexo më Shumë