Author: IM

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në një intervistë për in7 ka folur rreth zhvillimeve aktuale politike, për koalicionin me Alternativën e Afrim Gashit, zgjedhjet e 12 Prilli e tema tjera me rëndësi. Në lidhje me mendimet që qarkullojnë në opinion se BDl-ja e Ahmetit nuk fitohet pa koalicion të të gjitha partive tjera, Sela theksoi se kjo është propagandë pikërisht e BDl-së, e përcjellur nëpërmjet eksponentëve të ndryshëm që i shërbejnë asaj. BDl-në, thotë Sela, e fitojmë edhe vet, ndërsa me Alternativën e Gashit vetëm e garantojmë dhe vulosim fitoren e madhe më 12 Prill. Këtë sipas tij…

Lexo më Shumë

“ Sot në hapësirat e Aleancës për Shqiptarët u realizua takimi koordinativ mes grupeve punuese te Aleancës dhe Alternativës. Grupet punuese për çështje organizative dhe programore diskutuan për shumë çështje të rëndësishme, me qëllim të konkretizimit të gjërave. Meqenëse të dyja partitë shprehen qëndrime të ngjashme për shumë çështje, në takim u vlerësua se bashkëpunimi i mëtejshëm do të jetë shumë frytdhënës. Takime të tilla koordinative në mes grupeve punuese do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim, deri në përmbylljen e detajeve të fundit të bashkëpunimit” thonë nga Aleanca për Shqiptarët.

Lexo më Shumë

Seanca kuvendore për ligjin e prokurorisë filloi por përfundoi brenda pak minutash pasi për diskutim u paraqitën mbi 30 deputet. Seanca ishte thirrur për në ora 21 por ajo filloi rreth orës 22, për çka pati reagim nga deputetët e VMRO-së. Kryetari i kuvendit Talat Xhaferi poashtu u shpreh i irituar pasi siç tha ai ka marr porosi nëpërmjet facebookut se mund të krijohet shumicë e re parlamentare, por pa sqaruar se nga kush i ka marr porositë ai i nderpreu punimet dhe e caktoi vazhdimin e seancës për të premten në ora 10:00.

Lexo më Shumë

Sekretari I përgjithshëm i LSDM-së, Lupço Nikollovski ka paralajmeruar mundesine për formim të një shumice te re parlamentare. Përmes Facebookut, Nikollovski shkruan se në rast se nuk kalojnë në Kuvend ligjet e rëndësishme, do të formohet qeveri e re dhe do të mbahen zgjedhje të rregullta, transmeton Gazeta Lajm. Ai ka përmendur Ligjin për Prokurorinë Publike, shkarkimin e ministres së VMRO DPMNE-së, Rashella Mizeahi, Ligjin për zgjedhjet dhe ligjin për mbrojtje. Ai akuzoi se Parlamenti është bllokuar, kurse mediumet e aferta me LSDM-në raportojnë se VMRO dhe BDI sërish janë bë bashkë për të bllokuar ligjet.

Lexo më Shumë

Nga Eugen Kuçi Disa javë më parë në Tiranë ishin ftuar kryetarët e partive opozitare shqiptare të Maqedonisë së Veriut. Zijadin Sela, kryetar i Aleancës për Shqiptarët, Afrim Gashi, drejtues i Alternativës dhe Bilall Kasami, kryesues i partisë së mbetur pas ndarjes ‘Besa’ e Tetovës, u ftuan në Tiranë për të bashkuar forcat dhe me qëllimin që, ashtu të bashkuara, të mposhtnin BDI-në e Ali Ahmetit në zgjedhjet parlamentare të muajit prill. Kjo orvatje e Tiranës zyrtare për të bashkuar opozitën shqiptare do të ishte e besueshme nëse qeveria e z. Rama do kishte dëshmuar se është e aftë të…

Lexo më Shumë

Në ndërkohë që pritet të fillojë seanca në Kuvend për miratimin e Ligjit për Prokurorinë Publike, dhe për Këshillin e Prokurorëve Publikë, i cili kaloi të mërkurën në Komisionin për Çështje Evropiane, partia më e madhe shqiptare BDI është e qartë dhe e prerë në qëndrimet e saj duke kërkuar që përgjimet të mbeten dëshmi dhe jo vetëm indicje në Ligjin për Prokurorinë që njëkohësisht do të përmirësonte edhe punën në këtë institucion të rëndësishëm si dhe do të rriste luftën kundër krimit të organizuar informon Tetova sot . Prokurori publik shtetëror Ljubomir Joveski në anën tjetër pati deklaruar se…

Lexo më Shumë

Sot në zyrat e Aleancës për Shqiptarët kryetari Ziadin Sela dhe nënkryetari Elmi Aziri pritën në takim zyrtar nënkryetaren e Partisë për Veprim Demokratik, e njëherit edhe kryetare e degës së PVD-së në Preshevë, Ardita Sinani kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, këshilltarin e këtij këshilli, Enkel Rexhepi si dhe Këshilltarin e Kuvendit Komunal nga radhët e PVD-së si dhe anëtar i Kryesisë Qendrore të Përgjithshme Rinor Krasniqin. Temë diskutimi e takimit në fjalë ishte situata e përgjithshme politike në Preshevë dhe në vend, si dhe gjendja e shqiptarëve në Luginë. Në këtë drejtim nënkryetarja e PVD-së Ardita Sinani…

Lexo më Shumë

Ish ushtari i UÇK-së nga Kondova e Sarajit, Fetah Ziberi, sot ka filluar me punë në Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut Transport SHA Shkup, që udhëhiqet nga Orhan Murtezani. Fetah Ziberi i cili ka qenë luftarë i theksuar i UÇK-së në Radushë është lënë në harresë nga BDI që nga viti 2006 kur publikisht gjatë një tubimi në Kondovë e pat kundërshtuar Ali Ahmetin për pokitikat e dëmshme të BDI-së. Prej atëherë iu mbyllën të gjitha rrugët dhe mundësitë për t’u punësuar. Fetah Ziberi përmes një statusi në facebook ka falënderuar Alternativën për punësimin në Hekurudhat e Republikës…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Elmi Aziri, ka kritikuar ashpër veprimin e ambasadorit të Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj, i cili uroi ratifikimin e Protokollit për aderim në NATO, duke publikuar një foto të deputetëve të BDI-së me kreun e kësaj partie, Ali Ahmeti. Aziri, akuzoi diplomatin kosovar se në këtë mënyrë po përçan shqiptarët e Maqedonisë së Veriut dhe kërkoi që i njejti të shkarkohet me urgjencë nga institucionet e Kosovës. “Asgjë nuk mbetet nga demokracia kur haptazi ambasadori i PDK-së në BDI shpreh simpatinë e tij! Kujtojmë ambasadorin se detyra e tij si diplomat është të punojë për…

Lexo më Shumë

Shkrimtari ynë i njohur Kim Mehmeti i ka komentuar lajmet se ambasadori i Kosovës në Shkup ua ka uruar shqiptarëve të Maqedonisë anëtarësimin e vendit në NATO nëpërmjet një fotografie grupore të drejtuesve të BDI-së. Sipas Kim Mehmteit, ambasada e këtushme e Kosovës ishte dhe mbeti dega më besnike e BDI-së si dhe ‘kazan’ ku Kosova i hedh mbeturinat e veta të papërdorshme politike. Më poshtë ua sjellim komentin e plotë të Kim Mehmetit të publikuar në faqen e tij të FB: “Mediat raportojnë se Ambasadori i Kosovës në Shkup vazhdon t’i përçajë shqiptarët e Maqedonisë duke ua uruar anëtarësimin…

Lexo më Shumë

Ambasadori i Kosovës në Maqedoni të Veriut, Gjergj Dedaj, i cili njihet për afërsinë e tij me partinë e Ali Ahmetit, BDI-në, ditën e nënshkrimit të Protokollit për aderim në NATO, e ka uruar këtë të fundit me një foto të deputetëve të BDI-së dhe liderit të tyre, Ali Ahmeti. Roli i ambasadorit nuk duhet të jetë selektiv, por përfaqësimi i shtetit në mënyrë dijitoze për të gjithë spektrin politik në vend. Dedaj edhe në shumë raste tjera, përmes postimeve dhe fotografive ka dëshmuar miqësinë e tij me BDI-në e Ahmetit, që në shumë raste ka anashkaluar partitë tjera shqiptare…

Lexo më Shumë