Author: IM

Sekretari gjeneral i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari mbrëmë në emisionin Click Plus ka thënë se ndryshimi në kampin politik shqiptarë do të ndodhë më 12 prill, pasi sipas tij, edhe mërgimtarët duan që të ndodh ky ndryshim. Taravari tha se pritet fluks i madh nga mërgata në mbështetje të koalicionit ASH-AAA, raporton TV21.. Ai pohoi se Brenda gjashtë muajve të cilat BDI-ja do të jetë në opozitë nga përçarja që do ndodhë do të lindin pesë parti të reja. Taravari: Unë nuk dua ju të përçaheni, unë mendoj se për gjashtë muaj ju do të bëheni pesë… Mexhiti: Kemi…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti duke folur për përbërjen e ardhshme qeveritare ka thënë se edhe këtë cikël zgjedhorë Bashkimi Demokratik për Integrim do të del fitues dhe si i tillë do të hyjë në Qeveri. Ai ka folur edhe për koalicionet LSDM-BESA apo ASH-AAA. “Me vet faktin që jemi përcaktuar të dalim vet me programin tonë në zgjedhje, para elektoratit, me raportin për rezultatet tona. Pra ne pretendojmë që edhe njëherë të marrim legjitimitetin e shqiptarëve dhe t’i përfaqësojmë shqiptarët. Historiku i BDI-së njihet se asnjëherë nuk ka hi si humbës në Qeveri. ka qenë në çdo përbërje sepse…

Lexo më Shumë

Konferencë për shtyp Nefrus Çelikut: Të nderuar qytetarë të nderuar përfaqësues të mediave, llogaridhënia mbetet detyra më e rëndësishme e Bashkimit Demokratik për Integrim. Përveç komunikimit të përditshëm që kemi me fermerët, bujqit dhe blegtorët, ndjejmë për obligim që sot përpara jush të paraqesim një pasqyrë të shkurtër nga ajo se çfarë kemi realizuar vetëm në dy vitet e fundit: Bujqësia në këtë periudhë ka tërhequr vëmendjen e Qeverisë dhe rezultat i kësaj është rritja e buxhetit, implementimi i masave dhe investimeve kapitale në zonat rurale, grandet e pakthyeshme për bujqit blegtorët dhe fermerët , ndarjen e subvencioneve në kohë.…

Lexo më Shumë

Ditëve të fundit me të madhe kemi parë “reklama” nga partitë në pushtet, BDI dhe LSDM për të bërat e tyre gjatë këtij mandati. Por për çudi, edhe pse në këtë përbërje ka qenë edhe një parti e cila, edhe pse e vogël, por punë ka bërë të mëdha, dhe që një fjalë goje nuk nxjerr për atë që ka bërë. Fjala është për Alternativën, e cila, edhe pse me vetëm një ministri, atë të kulturës, arriti të bëj një sërë punësimesh, solli në jetë një projekt madhor që deri para një viti për shqiptarët ishte vetëm ëndërr, Teatrin e…

Lexo më Shumë

Për herë të parë në Gostivar ka filluar me punë ordinanca nutricioniste Diet and Smile. Një vend ku personat e interesuar për të jetuar një jetë të shëndetshme do të mund të marin planprograme ushqimore për produktet që duhet të konsumojnë ndërsa personat me mbipeshë të humbasin kilogramet e tepërta përmes dietave ciësore dhe efektive në mbykqyrje të nutricionistëve. Enesa Nesimi nutricioniste në ordinancën Diet and Smile shpreh se në këtë klinik ofrohen programe ushqimore që ndikojn në eliminimin e problemeve shëndetësore tek njerzit duke filluar nga sëmundja e sheqerit-si paradiabeti dhe diabeti,hipertensioni,kanceri,sëmundjet e zemrës,holesteroli, anoreksija dhe obeziteti,alergjitë e ndryshme,programe…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Izet Mexhiti në debatin televiziv Click Plus të TV 21 Maqedoni, disa herë kërkoi nga z.Taravari që për hirë të opinionit dhe dilemave rreth koalicionit në mes Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, të sqarojë opinionin mbi atë se çka në fakt i bashkon këto dy parti. Kur vet kryetari i Aleancës kishte deklaruar kohë më parë se Lëvizja Besa, sot fraksioni i quajtur si Alternativa, janë parti me ideologji , financim dhe orientim të dyshimt. Ajo që u nënkuptua , është fakti se qëllimi i tyre i përbashkët është rrëzimi i BDI-së dhe jo…

Lexo më Shumë

Anëtari i kryesisë i Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, Enis Sulstarova u ka bërë thirrje Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës që t’i japin fund poshtërimit të shqiptarëve nga Zaevi dhe Ahmeti duke i konsideruar si popull 20%, e jo si komb shtetformues në Maqedoninë e Veriut. Sulstarova ka marrë si shkas deklaratën e Zaevit për heqjen e tabelave dygjuhësore në komunat ku shqiptarët janë nën 20%, duke e konsideruar këtë si një tjetër akt mashtrimi nga Zoran Zaevi. “Zaevi i heq tabelat rrugore ne gjuhen shqipe qe t’i vendose perseri pas zgjedhjeve e t’u thote shqiptareve se po ua ploteson kerkesat.…

Lexo më Shumë

“Tani më kur është kthjelluar situata në kampin politikë shqiptarë, Ali Ahmeti më nuk ka asnjë alibi, asnjë arsyetim dhe asnjë argument që ti ikë përballjes televizive me Ziadin Selën. Është demokratike që në pragë të fushatës, qytetarët të shohin një ballafaqim televiziv mes udhëqësve të pozitës dhe opozitës, këtë ua keni borxh qytetarëve.“ shkruan Arben Taravari i ASH.

Lexo më Shumë

Ditën e premte Klubi i Intelektualëve të Dervenit organizoi debatin e radhës rreth veprës “Ballkani Imagjinar” të studiueses së njohur bullgaro-amerikane Maria Todorova, ku morën pjesë profesorët S. Tahiri (ITSH), A. Pajaziti (UEJL), L. Veliu studente e doktoratës në Dublin City University, R. Sulejmani (UNT), I. Murtezani (Instituti për folklor “M. Cepenkov”), I. Bakiu (ITSH) dhe A. Jakupi (historian). Pas përkufizimit të ballkanizmit si përfytyrim ontologjik dhe epistemologjik lidhur me Orientin (Lindjen) dhe Oksidentin (Perëndimin), si studim – ideologjik – i Lindjes si objekt, pasiv, i ngurtë, ekzotik, misterioz, mistik dhe Perëndimin aktiv, të qytetëruar, modern dhe dominant, u trajtua…

Lexo më Shumë

Arbër Çeliku 1 E vërteta vonon, por nuk harron Pas protestave studentore vitin e kaluar, isha nën shënjestër të vazhdueshme të UDBËS. Me gjasë, ua prisha planet makabre, për ta filluar betejën e tyre antishqiptare nga Universiteti i Tetovës, simboli emblemë i çështjes tonë kombëtare. Gjithë ato sharje, shpifje dhe fabrikime në adresën time, i durova me dinjitet dhe krenari, sepse nuk kisha bërë asgjë të keqe dhe i falënderohem Zotit, i cili më mbrojti nga e keqja. Kur argatët e UDBËS e vërejtën se isha kockë e fortë, kaluan në planin B, atë të përvetësimit tim, duke u treguar…

Lexo më Shumë

Shoferi i furgoni që ka transportuar gruan 50-vjeçare, e vetmja në vendin tonë për momenti e konfirmuar me kornoavirus, ka simptomat e virusit korona. Shoferi është shtruar në spitalin e Strumicës dhe mjekët po bëjnë testimet për të parë nëse edhe ai është i infektuar me virusin Korona, gjatë ditës priten të dalin edhe rezultatet. Shoferi i furgonit u tha epidemiologëve se këtë mëngjes për herë të parë ka pasur kollë dhe dhimbje gjoksi. Ai nuk ka pasur asnjë kontakt me persona të tjerë, biles as me familjarët sepse ishte vetizoluar. “Shoferi nuk ka pasur kontakte, madje as me familjarët.…

Lexo më Shumë