Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe, ka demantuar informacionet që u plasuan në disa media se në spitalin e Dibrës nuk ka epidemiolog. Sipas tij, krahas epdemilogut, në këtë spital ka edhe dy infektolog nga Shkupi, të cilët kanë shkuar në mbështjetje të autoriteteve lokal dhe punonjësve shëndetësor. Sipas Filipçes, momentalisht nuk ka deficit të personelit në këtë spital, ndërs apelon që mos të përhapen dezinformata në opinion dhe të infromohen nga institucionet relevante në shtet.
Author: IM
Myftiu Naim Tërnava ka dalë me një sërë vendimesh për besimtarët islamë në mënyrë të që të mbrohen nga përhapja e koronavirusit. https://www.facebook.com/315207821853410/posts/3828364963870994/?vh=e&d=n Ai ka pezulluar përkohësisht xhumanë dhe faljen e namazeve në xhami me xhemat, njofton Klan Kosova. Disa nga vendimet e marra sot janë këto: – Është obligim fetar që t’iu përmbahemi vendimeve dhe masave të rekomanduara për parandalimin e përhapjes së virusit nga organet kompetente – Ndalohet mësimi në të gjitha institucionet arsimore fetare në të gjitha xhamitë dhe puna në konviktet islame të Kosovës. – Anulohet përkohësisht mbajtja e ligjëratave, seminareve dhe takimeve të ndryshme të…
Gjatë mbrëmjes së djeshme Bashkimi Demokratik për Integrim kishte hapur shtabin zgjedhor në Tearcë, ku prezent ka qënë edhe Zëvendësministri i Puneve të Brendshme, Agim Nuhiu. Sipas Civil-it, Nuhiu u ka dhënë instruksione aktivistëve në lidhje me aksionin skandaloz të kesaj partie, të titulluar “Kujdesemi”. Derisa Qeveria ka ndërmarrë masa rigoroze për të ndërprerë çdolloj aktiviteti grupor, që rrezikon shëndetin e qytetarëve, është pikërsisht një anëtar i kësaj qeverie që e thyen këtë rregull, përcjell in7. Këto veprime të funksionerëve të BDl-së sipas CIVIL-it, i vënë në rrezik qytetarët dhe aktivistët e partisë së tyre, duke i ekspozuar para një…
Shkencëtarët australianë pretendojnë se kanë krijuar tashmë vaksinën kundër koroanvirusit vrasës por duhen ende disa muaj para se ta adminsitrojnë te njerëzit. Tre shkencëtarë të Universitetit të Queensland, në Brisbane, besojnë se vaksina mund të imunizojë trupin kundër COVID-19. Dr Keith Chappell, i cii ka studiuar stabilizimin e proteinave virale, tha për mediat vendase: “Në lidhej me arritjen e një vaksine që të funksionojë besojmë se jemi aty”. Grupii tij ka punuar me rreth 250 formulime të ndryshme derisa vendosën të zgjidhnin një kandidat të qujtur S-Spike e cila po testohet aktualisht te kavjet dhe do të nisë testimet njerëzore…
Shkruan: Emad MEHMETI Një gjë që më pengon shumë në raportimin e mediave botërore dhe vendase kohëve të fundit është përmendja me miljarda e miljarda herë: virusi vdekjeprurës korona, virusi vdekjeprurës korona… ku është qëllimi këtu?! Kujt i shërben ky panik dhe kob i zi?! Pasi nuk dua të lëshohem në teori konspirative, po them vetëm atë që pohojnë shumica e mjekëve: ky është një virus i panjohur më parë, por nuk është vdekjeprurës në formën si na e servirin mediat! Prandaj, t’i dëgjojmë sa më shumë mjekët, e sa më pak injorantët. Ndaj, raportimet e këtilla kanë qëllimin e…
Pasagjeri që mbërriti sot me aeroplan nga Gjermania në Aeroportin e Shkupit ku dhe më pas është testuar për dyshime me koronavirus, ka rezultuar negativ. Pasagjerët e tjerë që ishin me të njëjtin fluturim të ndaluar në izolim në aeroportin e Shkupit u lanë të lirë në shtëpi me rekomandime për respektimin e detyrueshëm të masave dhe rekomandimeve që vlejnë për të gjithë pasagjerët që vijnë nga vende me rrezik të lartë për Koronavirus.
Më poshtë e gjeni reagimin e plotë të BDI-së: Sa e ulët dhe johumane është qasja opozitare e aleancës së Gashit dhe Selës të shprehur nga Taravari, lidhur me vendimin e BDI-së për t’u vënë tërësisht në funksion të luftës kundër pandemisë së Covid-19! Ende pa u zbehë mllefi ndaj mallkimit që u bëri shqiptarëve kryetari i rinisë së ASh-së, dhe pa kërkuar asnjë përgjegjësi dhe pa u distancuar nga ky kob ndaj qytetarëve, tani edhe më dëshpërues është fakti kur një reagim i tillë vjen nga një funksionar i lartë i tyre me petkun e mjekut. BDI vlerëson se…
“E kuptoj dëshirën e shumë portaleve-megafonë të partive të caktuara humbëse më 12 prill, që duan të shkaktojnë përçarje, por e vërteta është se nëse ka një parti shqiptare që me aklamacion e ka pranuar propozimin e kryetarit për listën zgjedhore, ka qenë pikërisht AlternAtivA. Kryetari Afrim Gashi, Sekretari i Përgjithshëm, Skënder Rexhepi – Zejdi, ministri i Kulturës, Dr. Hysni Ismaili dhe të gjithë kandidatët e tjerë të Alternativës në këto zgjedhje, janë përfaqësuesit më meritorë dhe më dinjitozë jo vetëm të partisë sonë, por edhe të gjithë shqiptarëve në vendin tonë. Ata janë metafora e aktivistëve dhe votuesve tanë,…
Aleanca për Shqiptarët ka reaguar sot ndaj Bashkimit Demokratik për Integrim dhe aktiviteteve të fundit të saj, lidhur me koronavirusin Covid-19. Sipas Bekim Tateshit nga Departamenti i Shëndetësisë së Aleancës, BDl-ja po rrezikon aktivistët e saj duke i lëshuar në terren gjoja për të ndihmuar, duke shkelur kështu sipas tij, edhe rekomandimet e qeverise dhe Organizates Botërore të Shëndetësisë, përcjell in7. Ja deklarata e plotë: Shfrytëzimi i aktivistëve partiak në terren në një situatë si kjo në të cilën gjendemi, kur bëhet apel që sa më shumë të qëndrohet në shtëpi dhe të izolohemi është në kundërshtim me vetë rekomandimet…
Koalicioni Aleanca për Shqiptarët (ASH) dhe Alternativa ka caktuar emrat e kandidatëve bartës të listave për deputetë për zgjedhjet e 12 prillit, shkruan ina. Koalicioni mes këtyre dy partive do të konkurrojë me kandidatë në të gjitha gjashtë njësitë zgjedhore dhe se tashmë janë caktuar të gjithë emrat. Në njësinë e parë zgjedhore: 1. Skender Rexhepi – Zejdi nga Alternativa 2. Abdulla Salihu nga ASH 3.Visara Riza nga ALTERNATIVA, etj Në njësinë e dytë zgjedhore: 1. Afrim Gashi nga Alternativa 2.Elmi Aziri nga ASH 3. Safije Sadiku – AAA 4.Bujare Abazi – ASH 5.Xhezmi Nuhiu, etj. Në njësinë e tretë…
Konferencë për shtyp e BDI-së: Të nderuar qytetarë, të nderuara media, të nderuar anëtarë të familjesë së madhe të BDI-së, Unë quhem Fisnike Bekteshi. Jam Profesoreshë universitarse tashmë për 10 vite, jam e martuar dhe nënë e një fëmije. Jam krenare që jam një nga 58 gratë nga gjithsej 120 kandidatët për deputet të Bashkimit Demokratik për Integrim në këto zgjedhje parlamentare. Të gjithë këta kandidat garojnë për herë të parë. Unë jam pjesë e 118 kandidatëve të rinj të BDI në këto zgjedhje të cilët asnjëherë nuk kanë garuar më herët. Kjo do të thotë që 98 për qind…
Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, pas takimit me kryeministrin Oliver Spasovski, deklaroi se takimi ishte i karakterit informativ, me çrrastë liderët e partive politike janë njoftuar rreth gjendjes me virusin korona. Ndërsa sa u përket zgjedhjeve të 12 prillit u shpreh se do të respektohen të gjitha rekomandimet e organeve kompetente, sepse sipas tij shëndeti i qytetarëve është shumë i rëndësishëm. “Takim i rëndësishëm, me qëllim që të njoftohen subjektet politike mbi masat që janë ndërmarrë në drejtim të mbrojtjes së qytetarëve. Të gjithë u dakorduam që këto masa duhet të përforcohen, pavarësisht se vendi jonë nuk është i rrezikuar…

