Subjekti politik AlternAtivA po i përcjell me kujdes zhvillimet politike dhe masat që ndërmerren për tejkalimin e krizës që është shkaktuar nga virusi COVID 19. Në këtë drejtim jemi të vetëdijshëm edhe për problemet dhe krizën që e shkakton kjo pandemi, sidomos në funksionimin normal të ekonomisë dhe, prandaj, pajtohemi se për ta tejkaluar me sukses këtë fazë, duhet të jemi aktivë të gjithë. Duke i pasur parasysh faturat që i paguajnë qytetarët (për EVN, shërbimet e telekomunikimit, Ujësjellësi, Higjiena komunale etj.), si dhe furnizimin me ushqim dhe mjete të tjera të nevojshme (në kushte kur duhet të qëndrohet në…
Author: IM
Mjeku amë Liridon Disha nga Tetova, pas përhapjes së lajmit që disa antibiotik dhe barëra tjerë ndihmojnë në parandalimin dhe shërimin e koronavirusit, sot në profilin e tijë në Facebook shkruan: Të dashur pacientë, miq e familjarë, MOS BLENI SUMAMED (AZITHROMYCIN) DHE MOS KËRKONI PREJ MJEKËVE AMË T’U PËRSHKRUAJNË BARËRA TË ASHTUQUAJTURA KUNDËR KORONAVIRUSIT. EDHE PO TE JENI POZITIV NË KORONAVIRUS, JU PIKË SË PARI DUHET T’I PËRMBAHENI PROTOKOLIT MEDICINAL DHE ASSESI TË KONSUMONI BARËRA ME VETËINICIATIVËN TUAJ. ÇDO LOJ KONSUMIMI I BARIT (TABLETAVE) PA KONSULTIM ME MJEKUN TUAJ MUND TË JU SHKAKTOJË DËM DHE KAMUFLIM TË SËMUNDJES. JU LUTEM…
Në 24 orët e kaluara, 22 raste të reja të koronavirusit janë regjistruar në vend. Sipas qyteteve: Shkupi (15), Dibra (4), Kumanova (2) dhe Ohri (1). Kështu, numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me KOVID-19 deri në orën 12:00 sot është 136.
Nga partia Aleanca për Shqiptarët kërkojnë nga ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi që të mos bëjë fushë elektorale por të mbajë përgjegjësi për pozicionin që ka. Nga atje thonë se situatat e jashtëzakonshme kur shpallen kanë për qëllim që të kanalizohen veprimet nga një qendër vendosëse dhe që pastaj të përcillen deri te qytetari më i thjeshtë me qëllim sigurinë e tij dhe të gjithë qytetarëve të një shteti. “E kuptojmë dëshirën e çdo qytetari për të dhënë kontributin e tij në mënyrë që të tejkalohet kriza me koronavirusin por, atë që se kuptojmë është dëshira për protagonizëm të disa…
“Doemos të ndërmiren masa për përkrahje të ndërmarjeve të vogla dhe të mesme! Patjetër të gjenden mundësi të përkrahen afaristët e vendit! Qeveria duhet të bëjë maksimumin që të mos ketë largime nga puna në sektorin privat! Por, kjo asesi nuk duhet të jetë në kurriz të administratorëve! Në këtë kohë të vështirë, çdo vendim qeveritar që edhe më tepër do të dëshpëronte një numër të madh të banorëve të vendit, do të ishte tejet i gabuar!”, shkruan zyrtari i Alternativa, Asaf Ademi.
Zv/ministri i shëndetësisë Armend Arsllani i pyetur nëse në Tetovë ka persona që janë testuar tha se ato në vazhdimësi janë në komunikim me Qendrën për Shëndet Publik në Tetovë, po ashtu edhe me shërbimin epidemiologjik dhe infektologët. “Kemi informacione se në vetizolim janë 230 persona, 194 ende janë në mbikëqyrje. Në javën e fundit 36 persona janë liruar nga mbikëqyrja të njëjtit janë pa simptoma, përderisa me vendim për vetizolim janë 18 persona tek të cilët ende nuk ka përfunduar mbikëqyrja. Të shtojë se edhe tre persona janë kontrolluar dhe ato janë negativë”, ka deklaruar Armend Arsllani. Ai tha…
Zv kryeministri nga radhët e BDI Bujar Osmani ka publikuar disa pyetje të cilat i kanë parashtruar qytetarët. Osmani në Facebook ka shkruar: Pyetje që më parashtrohen nga qytetarët për orën policore: Pyetje 1. A do të munden prodhuesit e bukës dhe prodhuesit tjerë që punojnë në ndrrime nate të dalin pas orës 21:00? Përgjigje 1: PO, të gjithë prodhuesit duhet të marrin leje të posaçme nga Qeveria dhe do të munden të kryejnë detyrat e tyre edhe gjatë orës policore Pyetje 2. A do të ndalet ezani në mëngjes meqë ora policore është deri në 6? Përgjigje 2. JO,…
Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, ka paralajmëruar se do të ndërpritet financimi vjetor i partive politike. “Si ministër i drejtësisë në kompetencën e së cilës është Ligji për financimin e partive politike, do të propozoj akt normativ ligjor me të cilën do të shfuqizohet financimi vjetor i partive politike. Shpresoj se se të gjithë partitë politike do ta përkrahin aktin ligjor”, ka shkruar ministrja Deskoska, përcjell SHENJA.
AlternAtivA: Gjendja e jashtëzakonshme kërkon maturi e konsultim dhe jo bajraktarizëm Derisa po i përjetojmë ditët e vështira, të shkaktuara nga pandemia e virusit Covid 19, dhe – në anën tjetër – duke i ndjekur propozimet për masa financiare të propozuara nga disa parti, ndërsa duke e dëgjuar zërin e qytetarëve, që duhet t’i vuajnë ato masa, AlternAtivA ngre zërin e arsyes duke thënë se asnjë partie, qoftë ajo edhe protagoniste e qeverisë, nuk i lejohet të sillet me bajraktarizëm ndaj financave publike dhe të propozojë masa, që nesër do të dalin si masa qeveritare, pa dakordim me partnerët e…
Mosrespektimi i ndalesës për lëvizje nënkupton kryerje të veprës penale “mosveprim sipas rregullave shëndetësore” gjatë kohës së epidemisë në bazë të nenit 206 të Kodit penal, ka bërë të ditur Prokuroria publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut, krejt kjo lidhur me vendimin e Qeverisë në territorin e mbarë vendit që të vendoset ndalesë e lëvizjes së popullatës në periudhën prej orës 21:00 deri ora 06:00, me qëllim të parandalimit të përhapjes së sëmundjes infektuese Kovid-19 dhe mbrojtjes së popullatës. “Për këtë vepër penale përgjigjet kur në kohën e epidemisë të ndonjë sëmundje të rrezikshme ngjitëse nuk veprohet sipas rregullave…
(Alarmi botëror – 11 Shtatori i dytë) Shkruan: Muxhahid Ismaili A do të kishim besuar ndonjëherë që bota përtej-teknologjike dhe shekulli XXI do ta izolonte gjithë njerëzimin përnjëherë? Papritmas, pa ndonjë plan dhe ndonjë strategji, për një moment gjithë njerëzimi u mbyll në karantinë, duke pritur një të ardhme të paidentifikuar. Përhapja e paimagjinueshme e pandemisë Covid 19 – Coronavirus, tashmë ka marr përmasa globale dhe ajo po shihet si trajektorja e vetme e fatit të mbarë njerëzimit në shekullin e teknologjisë. Pa asnjë hamendje dhe dilemë, Covid 19 mund të cilësohet si alarmi më i rrezikshëm botëror ose si…
Këngëtari Shkelzen Jetishi është shoqëruar në stacionin e policisë në Gjakovë, pasiqë ka dalur nga shtëpia duke shkelur kështu urdhërin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Policisë së Kosovë për vetizolim. Për këtë shkelje, policia e Gjakovës ka hapur rast ndaj këngëtarit Jetishi. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj i cili tha se këngëtari është shoqëruar në polici, është intervistuar dhe pastaj është liruar me premtimin se do e respektojë masën e vetizolimit. “Dje është hapë rast për këngëtarin Shkelzen Jetishi për mosrespektim të urdhëresës. Është hap rast dhe është liru në…

