Author: IM

Deputeti i AlternAtivA-s, Rexhep Memedi, sot në një prononcim dhënë për emisionin “Euronews Albania”, ka folur në lidhje me situatën aktuale në vend. “Kryetari i Kuvendit duhet t’i respektojë normat kushtetuese dhe, konform kësaj, duhet të mblidhet Kuvendi që ta verifikojë gjendjen e jashtëzakonshme në vend”, ka deklaruar deputeti i AlternAtivA-s, Rexhep Memedi. https://youtu.be/4dm370IqmUc

Lexo më Shumë

Mbrëmë pas mesnate kanë hyrë në fuqi zbutja e masave parandaluese kundër koronavirusit të ri (COVID-19) në Kroaci, miratuar nga Shtabi Kombëtar i Mbrojtjes Civile, që parashikojnë hapjen e dyqaneve dhe transportit publik, por nën masa të veçanta epidemiologjike. Selia e Mbrojtjes Civile e Republikës së Kroacisë, nga sot, me qëllim hapjes së pjesshme të ekonomisë, mundëson punën e të gjitha subjekteve afariste të angazhuara në tregti, përveç atyre që operojnë brenda qendrave tregtare, të cilat nuk u hapën më herët. Ndalimi i punës mbetet i vlefshëm të dielave, festave publike dhe ditëve jo të punës, kurse lejohet puna e…

Lexo më Shumë

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve apelon deri te qytetarët të përmbahen nga rezervimi i biletave të aeroplanit pasi që ende është në fuqi vendimi për mbylljen e dy aeroporteve ndërkombëtare në vend për shkak të pandemisë së koronavirusit. “Duam të potencojmë se në fuqi ende vlen vendimi për mbylljen e ‘Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit’ dhe aeroportit ‘Shën Apostol Pavle’ në Ohër. Kjo do të thotë që derisa të merret një vendim tjetër, aeroportet do të jenë të mbyllura për transport të pasagjerëve, ndërsa trafiku ajror do të pezullohet. Vendimi nuk vlen për fluturimet shtetërore, ushtarake, spitalore, humanitare dhe ngarkesave pa…

Lexo më Shumë

Me qëllim zbutjen e gjendjes së rënduar sociale të familjeve që kanë nevojë për ushqime dhe gjëra elementare për jetesë, një grup qytetarësh nga Komuna e Çairit kanë filluar aksionin humanitar me moton “Dora e Artë”. Njëri prej organizatorëve Mensur Krasniqi, sqaroi se kjo iniciativë vjen pas situatës me pandeminë Covid 19 dhe në kohën e muajit të Ramazanit, duke nënvizuar se tashmë janë ngritur shtabet e bamirësisë dhe janë caktuar disa pika për tubimin e ushqimeve dhe pajisjeve të tjera. Krasniqi sqaroi se ky është një aksion vetëm për Ramazan dhe vetëm për shkak të pandemisë dhe, si i…

Lexo më Shumë

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, me 21 prill, zhvilloi një bisedë telefonike me Kryetarin e Komitetit për Politikë të Jashtme, Kongresistin Eliot Engel. Në këtë bisedë shumë miqësore, fillimisht diskutuan rreth sfidave të ballafaqimit me pandeminë COVID-19. Kryetari Engel informoi z. Kurti për gjendjen që po zotëron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe brengosjen e qytetarëve amerikan lidhur me virusin e ri Corona. Kryeministri Kurti gjithashtu njoftoi Kongresistin Engel për angazhimin e qeverisë për të parandaluar dhe luftuar këtë pandemi dhe masat e marra deri tani. Në vazhdim të bisedës, Kongresisti Engel paraqiti në…

Lexo më Shumë

Maqedonia nga muaji maj fillon hapjen e bizneseve të mbyllyra si pasojë e koronavirusit dhe me këtë dalngadalë të tërhiqen masat restriktive, përcjell Zyrtare.net. Edhe portale të tjera maqedonase shkruajnë për mundësinë e hapjes së lokaleve, dhe se duke u thirrur në burime të shtabit të krizës, pas 15 majit do të mund të ketë hapje graduale të lokaleve, por me rregulla strikte. Autoritetet planifikojnë që hapja e lokaleve dhe restoranteve të jetë me kushte që shëbrimin ta kryejnë vetëm në ambient të hapur, duke pasur parasysh se temperaturat që shkojmë drejtë verës tani fillojnë të rriten dhe qëndrimi në…

Lexo më Shumë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se ka liruar nga detyra këshilltarin e tij Shkëlzen Gashi, pas një deklarate që ky i fundit e kishte bërë në një televizion në Kosovë. “Disa deklarata të djeshme të tij patën pasoja shpërqendruese nga puna e mirë e qeverisë në detyrë. Konsideroj që është më mirë që debatin në të cilin është përfshirë ai të mos e bëjë nga pozita e këshilltarit tim”, ka shkruar Kurti në rrejtin social Facebook. Deklarata e Gashi se pjesëtarë të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë kryer krime…

Lexo më Shumë

Partia e Afrim Gashit, AlternAtivA, fundjavën që shkoi ka vazhduar me aktivitetet e saj në kuadër të Akademisë Politike. Kështu të shtunën ishte ligjërata e tretë me temë “Rëndësia dhe efektet e fjalës publike” nga anëtari i KQ të AlternAtivA-s, Asaf Ademi, dhe ligjërata e katërt me temë “Origjina dhe transformimet e identitetit kulturor e politik te shqiptarët” nga Sekretari për Marrëdhënie me Publikun, Zeqirija Ibrahimi. Akademia Politike vazhdon edhe në fundjavën e ardhshme.

Lexo më Shumë

Nga Kim Mehmeti Edhe sikur e tëra të ishte siç thotë ‘kryeplaku’ me bastun i LDK-së, përndryshe i ardhur nga e djeshmja jugosllave. megjithatë do duhet të jesh monstër politike që të luftosh për pushet, e ta lësh vendin e popullin tënd pa qeveri, në kohë pandemie! Edhe sikur të ishte mbret të cilit me kushtetutë i lejohet ta caktojë pasardhësin e vet, Presidenti i sotëm i Kosovës nuk do sillej ndaj popullit e vendit të vet si gjarpër helmues të cilit dikush ia ka shkelë bishtin! Dhe nëse ‘kryeplaku’ i LDK-së dhe Presidenti i Kosovës do kishin qenë proamerikanë…

Lexo më Shumë

1 ton e 240 kilogram (1240 kg) marihuanë u kap mbrëmë në lagjen Butel të Shkupit. TV21 sjell video të momentit kur policia po sekuestronte lëndën narkotike që e gjeti në magazinë, të paketuar, vakumuar dhe të futur në thasë të zinj. Drejtori i Drejtorisë për Siguri Publike Sashe Tasevski informoi se një person është arrestuar ndërsa hetimi vazhdon me qëllim vëretimin dhe zbulimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rast. https://www.youtube.com/watch?v=B1PnNw7IVVE&feature=emb_title

Lexo më Shumë