Ministri i Kulturës nga radhët e Alternativës, Hysni Ismaili, sot ka realizuar takim me Zëdhënësin e Presidencës Turke, prof. dr. Ibrahim Kallën. Takimi mes Ismailit dhe Kallënit është realizuar sot në margjinat e Panairit të 38-të Ndërkombëtar të Librit, që këto ditë është duke u mbajtur në Stamboll të Turqisë. Në takim u bisedua mbi librin e fundit të Kallënit “Barbar, Modern dhe Medeni”, që së shpejti pritet të botohet edhe në gjuhën shqipe. Siç dihet, Ibrahim Kallëni është njëri ndër bashkëpunëtorët më të afërt të Presidentit Turk, Recep Tayyip Erdogan dhe mik i afërt i shqiptarëve.
Author: Emad
Florin Besimi është zgjedhur kryetar i degës së Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Tetovë. Kjo ka ngjarë pas mbajtjes së Kuvendit të sotëm në kuadër të zgjedhjeve brendapartiake në këtë parti. Kuvendarët e deleguar gjithashtu njëzëri zgjodhën edhe kryesinë e degës si dhe këshillin mbikëqyrës të degës së Tetovës.
Kryeministri Zoran Zaev në mbledhjen e rinisë së partisë së drejton ai, Lidhjen Social Demokrate, u ka bërë thirrje të rinjve që të kujdesen për vendin dhe të luftojnë. “Pranojeni sfidën e gjeneratës suaj dhe luftoni! Shteti juaj u ka mundësuar gjithçka që të luftoni, behni korrigjues, luftoni për ju dhe për të rinjtë dhe për perspektivat tuaja. Mos humbni kohë as mundësi për shkak se kjo nuk do të përsëritet në 10 apo 15 vite. Tani është koha kur të rinjtë tregojnë se cila është perspektiva e tyre. Ju sfidoj në emër të ardhmërisë tuaj: luftoni!”, ka thënë kryeministri…
Alternativa – Dega Tetovë konstaton se banorët e Qytetit të Tetovës, në mënyrë permanente, kanë probleme me trotuaret e shkatërruara, nëpër të cilat këmbësorët kanë problem të madh të lëvizin, ndërsa këtë e vuajnë aq më shumë personat me nevoja të veçanta, që për këto arsye detyrohen të dalin në rrugë me karrocat e tyre, duke e rrezikuar kështu edhe jetën. Kjo gjendje ka tashmë disa vite që është e këtillë në Tetovën tonë dhe kryetarët e Komunës vetëm premtojnë, vijnë e shkojnë, ndërsa realiteti mbetet i njëjtë. Duke ia kujtuar kryetares së Tetovës së detyra e saj është të…
“Kthehu është amaneti i cdo prindi kur ka përcjellë fëmijët. Ne sot përcjellim këtë amanet dhe porosi ndaj rinsië sonë ndaj gjithë atyre rinistëve jo vetëm të zhgënjyer nga kapja e shtetit, nga krimi dhe korrupsioni, kushtet jonormale në arsim, shëndetësi dhe duke mos pasur siguri minimale kanë ikur. Kthehu është zëri i rinisë sot, forumit rinor të ASH. ASH merrë përsipër që të kthejë dinjitetin dhe të ardhmen tuaj. Kthehuni është mesazhi i rinisë është sot ndaj të gjithë atyre”, theksoi kreu i ASH-së, Ziadin Sela në kuvendin e forumit rinor të mbajtur në Tetovë , përcjellë INA. Ai…
“Do të realizohet endrra ime e shtrenjtê së shpejti për ta takuar liderin e liderëve, reisin tonë të dashur RECEP TAYIP ERDOGAN .Takimi do të zhvillohet in sha All-llah në rezidencën e presidentit tonë në Ankara. Dhashtë Zoti që këtë takim ta realizojmë sa më shpejtë që është e mundur!“ shkruan Ertan Shakiri.
Nesër në emisionin “Target” nga Emad Mehmeti, i cili transmetohet çdo të hënë nga ora 19:00 në Almakos, i ftuar është Arben Taravari. Me Sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës Për Shqiptarët, Arben Taravari, do të flasim për punët dhe problematikat në Komunën e Gostivarit, akuzat e ndërsjellta me qeveritarët e BDI-së, si dhe për koalicionimet e mundshme mes partive shqiptare. Për këto dhe shumë të tjera flet nesër për emisionin “Target” në Almakos prej orës 19:00, Arben Taravari.
Prej të hënës Almakos starton sezonin e dytë të emisionit “Target” nga Emad Mehmeti. Interesimi i juaj i jashtëzakonshëm për këtë emision, na bënë të jemi edhe më sfidues dhe kërkues për këtë produkt tonin medial. Ndiqeni emisionin “Target” nga kjo e hënë në Almakos.com prej orës 19:00. Debati jonë – targeti juaj! #Almakos ???
“ BDI vazhdon te punoje kunder interesave te shqiptareve. Deshmi per kete ishte sot veprimi i deputetit te tyre Ejup Halimi ne komsionin per emrimi i cili nuk votoj dhe braktisi mbledhjen duke pamundesuar qe nje shqiptar profesioniste si Adem Curri te zgjidhet per drejtor i Entit Shteteror per Revizion. Ne kete rast falemderoj publikisht per veprimin dhe perkrahjen qe i dha ketij propozimi te LSDM-se, deputetin e partise opozitare shqiptarr BESE-se Fadil Zendeli. Pajtohem plotesishte me ate qe e kishte postuar si qendrim edhe vete deputeti Fadil Zendeli!!! Andaj ne vazhdim po e ndaj me ju statusin e tij…
Lideri i ASH Ziadin Sela ishte i ftuar në intervistë në Tv në gjuhën maqedone Kanal 5. Sela duke folur për momentumin politik ka folur edhe për ngajrjet e 27 prillit. Ziadin Sela ka deklaruae se kam informatë se deputeti i BDI Artan Grubi ju ka treguar huliganëve se ku ndodhem unë.
“Ne po punojmë me platformë dhe program politik, duam që të japim një ofertë socio-ekonomike për shqiptarët, jemi gjithkund në terren me shqiptarët, ku po ngremë zërin për shpërnguljen e shqiptarëve – nëse nuk do të ndodh ndryshimi më 12 prill – shqiptarët edhe më shumë do të largohen”, ka thënë sonte në emisionin “Rruga Drejt” në Alsat-M, kryetari i Alternativës, Afrim Gashi. Afrim Gashi: Nëse nuk do të ndodhë ndryshimi më 12 prill, shqiptarët edhe më shumë do të largohen nga vendi “Ne po punojmë me platformë dhe program politik, duam që të japim një ofertë socio-ekonomike për shqiptarët,…
Më datë 30.10.2019 në ora 19 e 20 minuta 19.20 në stacionin policor Gazi Babë, F.S. (29), А.А.(25) dhe А.S.(35), të gjithë nga Hasanbegu i Shkupit, kanë njoftuar policinë se rreth orës 18 e 45 minuta në një magacin në rrugën Bllagoja Stefkovski janë sulmuar fizikisht me mjet të fortë nga personat V.P., I.Xh. dhe dy persona tjerë të gjithë nga Haraçina. Sulmi ka ndodhur pas zënkës verbale. Po merren masa për ndriçimin e rastit.