Author: IM

Ministria e Sistemit Politik, një institucion që ka marrë vlerësim zero për transparencë, nuk ka faqe zyrtare një vit të tërë që prej themelimit të saj. Edhe pse është obligim ligjor i të gjithë shfrytëzuesve të parave publike të publikojnë raporte financiare, ministria e drejtuar nga Sadulla Duraku nuk ka faqe interneti për të vendosur informacione elementare për institucionin në fjalë. Qendra për Komunikime Civile, e cila po hulumton transparencën e institucioneve, thotë se u kanë dërguar shkresë me pyetje në mars të këtij viti, por nuk kanë marrë përgjigje. Nuk kemi adresë, nuk kemi person për qasje të lirë,…

Lexo më Shumë

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, në intervistën dhënë për emisionin “Klan Debat” në TV Klan – Maqedoni, ka folur në lidhje me situatën politike në Maqedoninë e Veriut, zgjedhjet parlamentare të 15 korrikut dhe ofertën zgjedhore të koalicionit Alternativa & ASH. “Beteja politike zhvillohet në baza etnike. Beteja shqiptare është mes koalicionit AAA-ASH dhe BDI-së. Të tjerët janë angazhuar në bllokun maqedonas”, ka thënë Gashi. Sipas Gashit, ndryshimi në kampin shqiptar vjen me koalicionin Alternativa & Aleanca për Shqiptarët.

Lexo më Shumë

Kryetari i Alternativa, Afrim Gashi, sonte është i ftuar në Klan Maqedonia. Gashi ka theksuar se më 15 Korrik shqiptarët duhet të përcaktohen për koalicionin AAA-ASH, sepse sipas tij tash ēshtë koha përfundimisht që të kemi një ekonomi të fuqishme për mirëqenien e qytetarëve, për drejtësi joselektive, dhe politika produktive ndaj shqiptarëve, e jo premtime boshe.

Lexo më Shumë

Partia e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq ka shënuar një fitore absolute në zgjedhjet parlamentare që u mbajtën të dielën. Siç raportuan mediat në Serbi, sipas rezultateve të para zyrtare Partia Përparimtare Serbe (SNS) e Vuçiqit ka fituar 62,5 % të votave. E dyta ka dalë Partia e Socialiste e Serbisë (SPS) e ministrit të Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq me 10,7 %. Sipas këtyre rezultateve, në Kuvendin e Serbisë SNS e Vuçiqit do të ketë 180 deputetë, ndërsa Daçiqi 30 deputetë, raporton B92. Sipas rezultateve preliminare zyrtare, koalicioni shqiptar Alternativa Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar ka marrë 7,39…

Lexo më Shumë

Më poshtë ua sjellim shkrimin e plotë të ekonomistit, Visar Ademi: Ekonomi disfunksionale: nuk prodhon, vetëm huazon. 1. Borxhi publik i Maqedonise sot është 45% e GDP ose në vlerë absolute rreth 5.7 mld. USD kemi borxh si shtet ose nga 2.900 USD cdonjëri nga ne. Një familje 4 antarëshe ka rreth 11.600 USD si rezultat i këtij borxhi shtetëror. Dmth përveç borxhit që keni si familje Ju shtoni edhe këtë borxh të jashtëm të shtetit sepse shteti do gjej mënyrë për të Ju a marrë. 2. Për dy muaj krize me COVID qeveria u huazua edhe 1mld Euro të…

Lexo më Shumë

Fondi për inovacion ka ndare grande për 53 startap kompani, por në listë janë shumë pak kompani shqiptare dhe kompani që veprojnë në qytetet shqiptare. Nga fondi thonë se përkatësia etnike nuk është kriter për aplikim, ndërsa nga Aleanca për Shqiptarët thonë se përzgjedhja është motivuar në baza etnike. Pak kompani që veprojnë në qytetet shqiptare ose me themelues shqiptar kanë fituar grande për ide innovative nga Fondi për Inovacion dhe zhvillim teknologjik , fitues gjithsej jane 53 kompani të qyteteve të vendit. Shikuar sipas gjeografisë së tyre kryeson Shkupi me afro 68 %. “Nuk kemi kriter për përkatësi etnike…

Lexo më Shumë

Doktor Idriz Orhana ka vendosur që të vazhdojë rrugëtimin e tij politik duke iu bashkangjitur koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa. Sipas burimeve të sigurta nga ASH bëjnë të ditur se Idriz Orana është reshtuar pas këtij koalicioni. Idriz Orhana më herët ka qenë pjesë e Partisë Demokratike Shqiptare. Kalimin e tij e ka bërë të ditur Arben Taravari i cili ka postuar foto së bashku me Idriz Orhanen dhe Zejdi Rexhepin në rrjetet sociale.

Lexo më Shumë

Në emisionin “Pa maskë”, Mimoza Kusari – Lila ka thënë se ideja për ndryshimin e kufijve është shumë e rrezikshme për të gjithë rajonin. Sipas saj, një ide e tillë ka ekzistuar dhe është promovuar me para të buxhetit të shtetit të Kosovës, ndërsa personifikim i kësaj ideje është presidenti Hashim Thaçi. Madje, ajo ka thënë se një gjë të tillë e kanë të konfirmuar edhe në takimet me përfaqësues të lartë ndërkombëtarë, njofton 24-ore.info “Ideja për ndryshim të kufijve ka qenë. Ne e kemi të konfirmuar edhe nga përfaqësues ndërkombëtarë që kanë ardhur në Prishtinë dhe kanë diskutuar edhe…

Lexo më Shumë

“Ne në trajtim në Komisionin Qeveritar për Privatizim, asnjëherë nuk e kemi pasur në diskutim temën e hidrocentraleve që janë pjesë e aseteve të distribucionit. Do të thotë, nuk na ka ardhur neve në pikë të rendit të ditës vendimmarrja a do të përfshihen edhe katër hidrocentralet sepse ato veç kanë qenë pjesë e KEDS-it”, ka deklaruar Kusari – Lila. Sipas saj, ky ka qenë vendim qeveritar dhe e pyetur nëse një aktakuzë do të duhej të ngritej edhe ndaj ish kryeministrit Hashim Thaçi, deputetja Mimoza Kusari – Lila ka thënë se për një gjë të tillë e ka pyetur…

Lexo më Shumë

Protestat e maturantëve dhe problemet që ka sistemi arsimor në Shqipëri ishin tema të cilën komentoi puntatën e sotme nlë “Këndi i Kimit”, në Syri TV, shkrimtari dhe publicisti i njohur nga Shkupi Kim Mehmeti. Sipas tij, nuk mund të kesh arsim të shëndoshë në një shoqëri të politizuar skajshëm. Mehmeti ripërsëriti edhe një herë apelin e tij: “Mjaft doktoruam, le të lexojmë pak”. Mehmeti po ashtu ka komentuar edhe hapjen absurde të kufijve në RMV, gjë që mund ta ndiqni në videon e mëposhtme:

Lexo më Shumë

Fejzi HAJDARI Ali Ahmeti me partinë (BDI) pothuajse tanimë 18 vite qëndron në pushtet, me pak përjashtim, periudhë kjo kur shqiptarët përjetuan SHPRESËN dhe ZHGËNJIMIN më të madh, në demokraci, që në Maqedoni u aplikua në vitin 1991. Dhe, pikërisht, në vitin 2001 kur ndodhi lufta e armatosur dhe kur në skenë u paraqitë BDI-ja, medemek si parti e luftës, filloi të manifestohet zbehja e paparë politike e shqiptarëve në vendimmarrje qeverisëse shtetërore, rrjedhimisht në proceset politike deri më sot. Qëndrimi i BDI-së gjatë kohë në pushtet na solli në pozitë sot që vendimtar për proceset e rëndësishme në Maqedoni…

Lexo më Shumë

Nga dje u hapën të gjitha vendkalimet kufitare tokësore për hyrje në Maqedoninë e Veriut, por izolimi prej 14 ditëve mbetet pengesë për ardhjen e mërgimtarëve nëpër shtëpitë e tyre. Ministri i ekonomisë Kreshinik Bekteshi thotë se Qeveria do ta rishqyrtojë mundësinë e heqjes së kësaj mase për personat që kanë teste PCR negative të Covid-19. “Ne do ta rishqyrtojmë këtë vendim të cilin e kemi miratuar me propozim të Komisionit, por është me rëndësi që të theksohet fakti që pikërisht në periudha të pandemive të tilla ne si qeveri është shumë me rëndësi që të miratojmë propozimet e komisionit,…

Lexo më Shumë