Bartësi i listës së BDI-së për deputetë në zonën zgjedhore 2, Arbër Ademi, duke folur në emisionin Debat Zgjedhor në TV21 tha se ka ardhur koha që bashkë me qytetarët të ndryshohet fotografia bardh e zi që është parë deri më tani, ku për pozitën e kryeministrit në Maqedoninë e Veriut garojnë vetëm dy kandidatë të dy partive të kampit maqedonas. Ai idenë e partisë së tij për Kryeministër shqiptar, Ademi e quan hap të guximshëm për shqiptarët, si komuniteti i dytë më i madh në Maqedoni.
Author: IM
Me të gjitha vendimet demonstruam guxim dhe vendosmëri, nuk kalkuluam me rejtingje, për këtë arsye jemi të ndryshëm. Nëse ishte luftë për pushtet, do të kalkulonim. Sollëm vendime të drejta, i realizuam qëllimet strategjike, e bashkuam popullin tonë multietnik. Treguam vepra dhe ky është argumenti ynë të kërkojmë mbështetje nga ju. Kërkojmë mandat që të mundemi edhe mëtej ta ngritim cilësinë e jetesës së përgjithshme në vend, theksoi mes tjerash lideri i LSDM-së Zoran Zaev në takimin e sontëm në tribunën e Koalicionit “Mundemi” nga Struga. Zaev i falënderoi të gjitha bashkësitë etnike në vend për solidaritetin e tyre me…
Qeveria e ardhshme do të ketë dy parti, të cilët do të shkojnë të bëhen pjesë e qeveris pa dosje të korrupsionit, tha në emisionin “ENTER”, anëtari i kryesisë së Alternativës, Zeqrija Ibrahimi. “Dhe nuk do ta kenë lehtë cilido prej partive maqedonase i cili i fiton zgjedhjet që të mund ta shes korrupsionin në saj të kapjes të politikanëve shqiptar. E dinë gjithë opinioni që kryeministri vet i akuzonte ministrat të BDI-së se janë të akuzuar për çështje të korrupsionit. Kjo sikur kaloheshe lehtë. Në standardin në të cilin do të futemi ne, nuk do të jetë kështu. Ose…
Rritja e numrit të rasteve të reja në Kosovë dhe Serbi, për momentin, nuk rrezikon mbylljen e sërishme të kufijëve me këto vende fqinje. Kosova tashmë numëron 2.878 të infektuar ndërsa 51 të vdekur. Në Serbi, deri më tani, 14.564 njerëz kanë rezultuar pozitiv dhe 277 pacientë kanë humbur jetën. Autoritetet serbe kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme në Novi Pazar, Tutin, Vranjë dhe Kragujevac ndërsa Uzice dhe Beogradi kanë miratuar masa të posaçme. Pavarësisht numrave të lartë të të infektuarve, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se deri në këto momente nuk është biseduar për mbylljen e sërishme të kufijve.…
Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hirstian Mickoski nga Komuna e Pllasnicës porositi se këto janë zgjedhje në të cilat shumë me kujdes duhet të rrethohet ai koalicion i cili do të garantojë dhe do ta na bindë çfarë të ardhme duam të kemi, në çfarë shteti dëshirojmë të jetojmë. Ai është i bindur në 360 faqet e quajtura projekt Rindërtimi që, siç tha, janë bërë në mënyrë të kujdesshme, ndërsa prioritet kryesor është ekonomia. “Jam i bindur se pas 15 korrikut edhe ata që nuk besojnë në këtë do të binden se ka mundur më ndryshe, se ka politikanë të cilët e…
Merr hov edhe më të madh bashkëpunimi mes koalicionit Aleanca-Alternativa me Vetëvendosjen e Albin Kurtit. Burime partiake thonë se në kuadër të këtij “bashkëpunimi vëllazëror”, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela dhe kryetari i Alternativës, Afrim Gashi nesër në Prishtinë do të takohen me kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti. “Sela dhe Gashi do të takohen me Kurtin në selinë e Vetëvendosjes, kurse temë bisedimi do të jetë forcimi i bashkëpunimit të metutjeshëm mes këtyre subjekteve, bashkëpunimi mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, si dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, kanë deklaruar për Lajm këto burime. Vetëvendosja e…
Në kuadër të programit të 15 vjetorit të OEMVP-së sot kryetari z.Nebi Hoxha vizitoi kompanitë: ARB Komerc, Tet NET, Balkan Tritikum, EkoSharr, Vezë Sharri, Uka Komerc, Dauti, Dauti Transport Shped, Jus-MB, MAKALJB, për t’iu dhënë mirënjohje si kompani më besnike gjatë rrugëtimit 15 vjeçar dhe njëkohësisht shpreh falënderim të veçantë për punën dhe bashkëpunimin pa rezervë. Duke qenë vigjilent mbi rrethanat e krijuara, OEMVP vazhdon të kryejë veprimtarinë e saj në përputhje me masat preventive të vendosura nga institucionet përkatëse. OEMVP-ja paraqet sinonim të qëndrueshmërisë dhe përkrahjes dhe gjithmonë do të qëndrojë pranë kompanive anëtare të saja.
Naser Selmani Veç para zgjedhjeve BDI-së i kujtohet se ekzistojnë shqiptarët! Si t’i mbledhin votat, hyxhym te pobratimat në VMRO e SDSM! Nëse shqiptarët qenkan ende të diskriminuar, atëherë çfarë paska bërë BDI 18 vjet në qeveri?! Perendia u foli kësaj radhe shqiptarëve! Pesë gishta një shpullë për BDI. Cila është trashigimia politike e kandidatit të BDI-së për kryeministër, Naser Zyberi? Vrasja dhe dhunimi i shqiptarëve në Bit Pazar të Shkupit në vitin 1992 për motive banale! Burgosja e dhjetra shqiptarëve për afera imagjinare të armëve të vitit 1993! Vrasja, rrahja dhe arrestimi i shqiptarëve për arsimim e lartë në…
Shqiptarët që jetojnë në disa qytete të Maqedonisë qëndrore herë pas here kanë përjetuar tmerr nga kërcënimet e huliganëve maqedonas. Ish reservist të ushtrisë maqedonase që në vitin 2001 kanë luftuar kundër UCK-së, kanë tentuar të maltretojnë familjet shqiptare që jetojnë në Veles duke iu kërkuar atyre që t’i braktisin shtëpitë e tyre sepse nuk ka vend për shqiptarë në këtë qytet. “Nuk do guxojë më që kushdoqoftë të tmerrojë shqiptarët e t’i kërcënojë ata se duhet ta lëshojnë Velesin ose qoftë edhe një pëllëmbë të tokës së tyre. Shqiptarët edhe në Veles por edhe në çdo vend tjetër janë…
Forumi Rinor së bashku me Forumin e Gruas të AlternAtivA – Çair, sot kanë realizuar aktivitetin e shpërndarjes së fletushkave në Çarshinë e Vjetër të Shkupit. Gjatë këtij aktiviteti, u bë shpërndarja e fletushkave me programën zgjedhore “Shtet për të gjithë”, me ç’rast qytetarët u njoftuan për së afërmi me 6 shtyllat kryesore të programës zgjedhore. Pjesë e aktivitetit ishte edhe kandidatja për deputet në zonën 1 zgjedhore të koalicionit “Tash është koha”, Visara Riza.
Mali i Zi hapi të martën Kapitullin 8 – të fundit në negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Qeveria malazeze konfirmoi se Kapitulli 8, i cili përfshin mbrojtjen e konkurrencës dhe ndihmën shtetërore, u hap në një konferencë ndërqeveritare që u mbajt në Bruksel, në nivel ambasadorësh. Komisionari për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, tha në një postim në Twitter se hapja e këtij kapitulli është “sinjal i qartë i angazhimit tonë ndaj Ballkanit Perëndimor dhe politikës së zgjerimit”. Kryeministri malazez, Dushko Markoviq e quajti një ditë të rëndësishme dhe moment historik në procesin e integrimit të vendit në BE.…
Gjatë takimit me qytetarët e Tetovës kryetari i Aleancës për Shqiptarët tha: Tek po dëgjoja parafolësit e mi, po mendjen dhe veshin e kisha tek zhurma e ujit, zhurmë me të cilën unë kam kaluar disa ditë këtu në Tetovë. Në periudhën më të vështirë timen personalisht . Në kohën kur erdha dhe Tetova më ofroj mbrojtje nga ata të cilët donin ta eliminonin Ziadin Selën. Të gjithë ato që ju thonë ndonjë gjë për Ziadin Selën thonu se Ziadin Sela është më tetovar se gjithsecili, sepse nuk e harroj mbrojtjen që ma dha Tetova , bukën që më ushqej…

