Konferencë për shtyp e Forumit të Gruas të BDI: Arta Bilalli Mukadez Hajdari Amella Cana Rina Hajdari Shermin Mamut Të nderuara media, të nderuar qytetarë Në emër të të gjithë neve, ju falënderoj shumë për kujdesin dhe vëmendjen. Bashkimi Demokratik për Integrim është mbështetës dhe promotor kryesor shqiptar i rolit të femrës në politikë. Zgjedhja e kryetares së parë shqiptare në një komune rurale në vendin tonë, zonjës Sanie Sadiku, e mban vulën e Bashkimit Demokratik për Integrim Po ashtu, zgjedhja e nënkryetares së parë grua në Qeverinë e Maqedonisë së veriut, zonjës Teuta Arifi, mban autorësinë e Bashkimit Demokratik…
Author: Emad
Shkon në pesë numri i viktimave nga tragjedia në Rramanli të Kumanovës. Lajmin për TV SHENJA, e ka konfirmuar drejtori i Qendrës emergjente, Ilir Hasani. Sipas informacioneve pacientja nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marr nga shpërthimi i bombolës së gazit. Deri tani tre fëmijë në vendngjarje humbën jetën tre fëmijë, ndërsa një 58 vjeçar në spital. Detaje për rastin do të jepen më vonë.
Funksionari i BDI-së, njëherit ish pjestarë i UÇK-së Fatmir Limani, ka reaguar në facebook në profilin e tij zyrtarë pas publikimit të motos së BDI-së, #HajdeKnej. Ai ka shkruajtur se s’pari t’i respektojmë ata që janë këndej sipas meritës, e të mos mbetemi pa asnjë.
Bashkimi Demokratik për Integrim ka konstatuar situatën alarmante me aplikimin e drejtësisë selektive në vend, gjë që, me manifestimet e tyre, po e konfirmojnë së fundi edhe dy partitë më të mëdha maqedonase në vend. Praktika e drejtësisë selektive dhe politike e instaluar ndër vite ç’rrënjosët me veting. Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson që situata brengosëse në gjyqësor duhet të adresohet me veting të menjëhershëm, por jo vetëm tek gjykatësit dhe prokurorët por para se gjithash edhe tek politikanët. Konsiderojmë që vetëm me Veting, gjyqësori do të kthehet në binarët e drejtësisë joselektive, kërkesë kjo e vazhdueshme e qytetarëve tanë.…
Kalkulimet e fundit politike po bëhen lidhur me deputetët që do të kandidojnë nëpër partite politike në zgjedhjet e 12 Prillit. Nga partia e Ali Ahmetit e cila trumbetoi për reforma dhe ndryshime si duket këto do mbesin vetëm deklarata të rrejshme për media, shkruajnë mediat vendase. Pas publikimit të lajmit për Faton Ahmetin si kandidat i mundshëm për deputet nga BDI në zonën e 6, i cili vjen nga dega e Tetovës si dhe mbështetet fuqishëm nga Hazbi Lika dhe ish ushtarët e UÇK-së. Si duket kjo kandidatur i ka hapur derë që edhe njëher të mundohet ti “kënaq…
Sot në emisionin “Target” nga Emad Mehmeti në #Almakos, i ftuar është kryetari i Forumit Rinor të AlternAtivA, Afan Elezi. Në këtë emisionin Elezi mes tjerash ka thënë se me Ministrinë e Kulturës dëshmuan si Alternativë se dinë ta marrin hisen tonë, dhe se shumë shpesh BDI lëvdërohet me projektet e tyre.
Sot në emisionin “Target” nga Emad Mehmeti në #Almakos, i ftuar është kryetari i Forumit Rinor të AlternAtivA, Afan Elezi. ◾ Si organizohet FR i Alternativa dhe deri ku shtrihet? ◾ A janë të rinjt aktivë sa duhet? ◾ Takoheni shpesh me FRASH, a kanë koordinim për fushatën zgjedhore? ◾ Cila do të jetë platforma e juaj si AAA? Për këto dhe shumë të tjera flet për emisionin “Target”, Afan Elezi. Ndiqeni intervistën e plotë më poshtë:
Më poshtë e gjeni reagimin e plotë të BDI: Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh keqardhje për mosfunksionimin dhe moskoordinimin e koalicionit Sela Gashi në paraqitjet publike dhe në qëndrimet politike. Tendenca për dominim mbi partnerët e koalicionit dhe shfrytëzimin e tyre për vota, njejtë si në zgjedhhet e vitit 2016 dhe 2017, vijon. Që të dyja këto parti ishin partnerë të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe përkrahnin programin tonë qeverisës të dakorduar midis BDI dhe LSDM, por kontributi i tyre ishte i papërfillshëm. Në vend se të punojnë për qytetarët, këto parti punojnë kundër BDI. BDI ju garanton administratorëve shqiptarë…
Emrush Suma i njohur si Komandant Hoxha nga Hani i Elezit ka postuar një foto në llogarinë e tijë në FB me tekst ,,Zdravo për gjithë shokt e mi nga BDI që po ma reklamojnë dygjuhsinë në Maqedoninë e veriut” duke postuar disa tabela të rrugëve vetëm në gjuhën maqedonase. Ndryshe, Komandant Hoxha një kohë të gjatë ka qenë Shef i sigurimit personal të Ali Ahmetit nga viti 2002 deri në vitin 2008.
Një bombël gazi ka shpërthyer këtë mëngjes në një shtëpi në fshatin Rramanli të Kumanovës duke shkatuar më pas një zjarr të madh dhe si pasojë ka lënë 3 të vdekur dhe 6 të plagosur. Sipas informacioneve fillestare nga MPB, tre persona vdiqën në vend dhe gjashtë përfunduan me lëndime të rënda. Ata janë transferuar në spitalin e Kumanovës, por për shkak të seriozitetit të plagëve do të dërgohen në Qendrën e Urgjencës në Shkup. Aktualisht një prokuror publik dhe një ekip nga SPB Kumanovo po kryejnë inspektime në terren. Më shumë informacion mbi vendin e ngjarjes dhe shëndetin e…
BDI Dega Çair unanimisht propozon Izet Mexhitin për bartës liste në zonën 1. Ndërsa kandidat për deputet u propozuan edhe Artan Grubi, Bujar Osmani, Nazif Bushi, Naser Ademi, Abduselam Selami, Mukadese Hajdari, Ardijan Muca, Besim Koka, Merita Koxhaxhiku, Amella Cana dhe Ejup Alimi.
Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim në Kumanovë sapo ka mbaruar mbledhjen në të cilën janë propozuar kandidatët e kësaj dege për listat zgjedhore të deputetëve në njësinë numër 2. Siç mer vesh Gazeta Lajm, dega e Kumanovës ka propozuar kandidatë Ilir Hasanin dhe Arbër Ademin. Me numer më të vogël të votave është propozuar Mentor Jakupi si kandidat i tretë. Kumanova është në njësinë e dytë zgjedhore dhr zakonisht jep bartësin e listës në këtë njësi.