Author: IM

Një 61-vjeçar është gjetur i vdekur pasditen e së mërkurës në një motel në afërsi të Gjakovës. Viktima ka vdekur si pasojë e arrestit kardiak, që po dyshohet të jetë shkaktuar nga përdorimi i një lloj substance e cila është gjetur në vendngjarje, raporton Express Pasditen e së mërkurës, një 21-vjeçare ka lajmëruar Policinë se një person gjendet pa ndjenja në një motel në afërsi të Gjakovës. 21-vjeçarja që ishte në motel me 61-vjeçarin kishte tentuar t’i jepte ndihmë, por pasi nuk kishte pasur sukses e kishte lajmëruar Policinë. Policia bashkë me emergjencën kanë shkuar në vendngjarje, ku mjeku kujdestar…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së djeshme (02.12.2020) në Reçicë të Vogël të Tetovës, policia ka arrestuar 39 vjeçarin Z.A. nga po i njëjti fshat, pronar i një lokali. Gjatë kontrollit nga ana e zyrtarëve policorë dhe Inspektoratit shtetëror të tregut është konstatuar se lokali punon jashtë orarit të përcaktuar me masat anti Kovid dhe në të prezent kanë qenë 6 mysafirë. “Z.A. është ndaluar në stacionin e policisë në Tetovë dhe kundër tij do të pasoj padi në bazë të nenit 206 nga Kodi Penal, për veprën penale “mosrespektim në bazë të rregullave shëndetësore gjatë kohës së pandemisë”, thuhet në njoftimin e…

Lexo më Shumë

Apasiev: një shqiptar nuk guxon të negociojë me Bullgarinë në emër të shtetit. Zaev: mirë e ke ti, qe Buçkovskin përfaqësues special të qeverisë për Bullgarinë. Koment: për çka shërben ambasada në Sofje? Po ministri i jashtëm i DUI-t? Vazhdon tradita e Gruevskit e mundësuar nga DUI e instalimit të një padroni maqedon mbi krytë e shqiptarit sa herë që ky i fundit bart një pozitë të rëndësishme. (Arben Fetai, Bruksel)

Lexo më Shumë

Drejtori i ri i shtëpisë së Alfabetit, Zait Aliu, i emëruar në atë pozitë nga zv.kryeministri Grubi dhe sekretari shtetërorë për kulturë, pavarësisht pozitës që mbanë, nuk e ka problem të dalë e të këndoj në gjuhën maqedonase, raporton News33.tv Për emrimin e Aliut në atë pozitë kanë reaguar disa njerëz, njëri ndër ta është edhe Evdal Roci i cili në “Facebook”, ka thënë se nuk mund të mos reagoj kur bëhet fjal për emrimet të cilat si gjithnjë sipas tij paraqiten si “SATALITA” nëper kafeteritë dhe restoranet. Roci ka shkuar edhe më tutje duke thënë se Grubi personin që…

Lexo më Shumë

Disa orë pasi të premten zëvendës sekretari shtetëror i SHBA-ve, Philip Reeker i dërgoi letër qeverisë maqedonase e cila është dorëzuar edhe në Ministrinë e Jashtme, ministri Bujar Osmani shkoi kundër rekomandimeve të Uashingtonit, shkruan portali Infomagazine.net Përderisa Reeker-i në letrën drejtuar atij dhe Qeverisë, porositi që procesi i negociatave me Bullgarinë të lihej jashtë procesit të integrimit evropian, Osmani në një intervistë për “360 Gradë” foli për një udhërrëfyes ose “kartë udhëtimi” për zbatimin e Marrëveshjes së Fqinjësisë së Mirë e cila do të ishte formalisht jashtë procesit të BE-së, por realisht do të ishte pjesë e procesit të…

Lexo më Shumë

Bujar Gashi 1. E lexova raportin e dhënies së titullit “Doctor Honoris Causa” për Ali Ahmetin dhe habitem që aty e kanë shkruar se ai ka fakultet në Prishtinë,kurse prindi im,po ato vite, ka diplomu në po të njëjtin fakultet(dhe kurrë se ka pa këtë person apo n’degju per ta).Qè do tè thotè,qè kjo eshte nje genjeshter e pèrmasave te paturpsisè. 2.Si eshte e mundun qè A.AHMETI ti udheheqè demostrat e minatorève(1989)ku dihet botèrisht qè Alia ne atè kohè ka qenè azilant nè zvicèrr.Kurse sa pèr informim,ne vitin 1989 demostratat e minatorève ne atè kohè i ka udhèheq AZEM VLLASI.…

Lexo më Shumë

Sot ka ndodhur një skandal i policisë në fshatin Gullmovë të Komunës së Sarajit, me këtë rast derisa personi me iniciale B.S po vuan dënimin në burg, policia ka bastisur shtëpinë e tij për ta kërkuar atë! “Sot polciia e ka terrorizuar familjen time me pretekstin se kam ikur nga burgu, kurse unë ndodhem në burg e ata kanë shkuar aty për të më kërkuar mua, dikush duhet tē mbaj llogari për këtë papërgjegjshmëri të skajshme të policisë” deklaron B.S për Almakos.

Lexo më Shumë

Sipas një tradite, sot Forumi Rinor i partisë së Afrim Gashit “AlternAtivA”, në shenjë të Ditës së Flamurit – 28 Nëntor, ka realizuar aksionin e shpërndarjes së flamujve kombëtar në fshatrat shqiptare të Krushevës, ku u vizituan edhe banorët e fshatit Presil. Me këtë aksion, rinistët e Alternativës vizituan fshatrat shqiptare të Krushevës, ku në bashkëbisedim me banorët e kësaj ane u fol edhe mbi rëndësinë e Flamurit dhe  28 Nëntorin si datë sensibilizuese mbarëshqiptare në të gjitha trojet shqiptare. Vlen të theksohet se kjo traditë e vizitës së fshatrave në periferitë shqiptare, realizohet tash e 6 vite (që nga…

Lexo më Shumë

Publikohen fotografitë e para nga filmi artistik i metrazhit të gjatë “I treturi” i regjisorit Arben Thaçi. Skenari i filmit që është shkruar nga vet regjisori ka marrë motiv nga romani i Abdylazis Islamit “Të Treturit e Projanës”. Filmi është një dramë psikologjike me elemente të luftës që përfshin periudhën e fundit të luftës së dytë botërore. Protagonisti i filmit i luajtur nga aktori Sotiraq Bratko, duke shkruar kujtimet e tij, përpiqet të na zbulojë diçka nga e kaluara e tij e mjegullt, diçka që e fsheh nga njerëzit, gruaja e tij (Eva Alikaj) madje edhe nga vetvetja. Ajo që…

Lexo më Shumë

Shkup, 26.11.2020 – Muhamed Haxhipazi, anëtar i deritanishëm i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP) është emëruar kryetar i ri i KM të Odës. z. Haxhipazi vjen nga Halkbank AD Skopje, ku është drejtor i sektorit për resurse njerëzore dhe punë të përgjithshme. Halkbank AD Skopje është anëtare e OEMVP-së. Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore në vendin tonë vepron tashmë 15 vjet dhe i përfaqëson interesat e subjekteve afariste në mënyrë që të krijojë një mjedis të favorshëm për zhvillim, duke qëndruar në krah të sektorit të biznesit dhe duke punuar për të mbështetur kërkesat dhe nevojat e tyre.

Lexo më Shumë