Author: IM

Në rrugën kryesore në Xhon Kenedi, afër poshtës Cair, restoranti Bi’döner me specijalitete turke ofron shije të veqanta. Iskender, doner, lahmaxhun, pide dhe durum janë produktet me shije të pa par me të cilët Bi’döner mundëson që ushqimi juaj të ju jep kënaqësi. Gjithashtu me çorbën merxhimek, lavash tost dhe pjatën e mëngjesit mundeni të filloni ditën me energji. Ndërsa bakllava dhe sytlashi janë këtu për të ëmbëlsuar ushqimin juaj. Parimet kryesore të restoranit Bi’döner janë pastërtija, freskia dhe cilësia.

Lexo më Shumë

Një nga zërat më të fuqishme të grave në BDI, Elita Masha, është shprehur e indinjuar me partine e saj shkaku i mos përfaqësimit të grave në ekzekutiv, njofton Almakos. “Sa me fat është partia ime BDI që s’jam unë në krye të forumit të gruas. Tani ose do kishim gra në ekzekutiv  në të gjitha nivelet ose do kishim protesta të mirë organizuara para selisë. E dini pse ? Sepse si unë ka plot që mbijetojnë edhe pa partinë dhe kauzen gjinore e kanë mbi gjithcka. #Gratë jo vetëm dekor dhe abuzim për fushatë. #STOP STIGMATIZIMIT GJINOR” shkruan Elita Masha. Fjalia…

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës njoftoi sot se ka arrestuar një shtetas të Maqedonisë së Veriut, sepse ai gjatë hyrjes në vend në pikën kufitare në Han të Elezit ka dorëzuar test të rremë për Kovid-19. Pasi u arrestua, i dyshuari deklaroi se ai e kishte blerë dokumentin nga një person i panjohur në rrugë në një nga lagjet e Shkupit. Ngjarja ka ndodhur pardje, 14 shtator, në orën 14:50. “Është arrestuar një person i dyshuar, burrë, shqiptar i Maqedonisë së Veriut, sepse gjatë kontrollit të dokumentit i njëjti ka dorëzuar test për Kovid-19, për të cilin ekziston dyshimi se është i…

Lexo më Shumë

Shaban Murati Marrëdhënie të shkëlqyera Shqipëria ka patur me Jugosllavinë, kur ishte satelite e saj. Marrëdhënie të shkëlqyera Shqipëria ka patur me Bashkimin Sovjetik, kur ishte satelit i tij. Marrëdhënie të shkëlqyera Shqipëria ka patur me Kinën, kur ishte satelite e saj.Në mbrëmjevonën e 15 shtatorit kryeministri shqiptar, pas një darke intime në Athinë me kryeministrin grek, nuk dihet pse shpërtheu në një patetizëm enokulturor dhe deklaroi në emfazë se marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Greqisë janë të shkëlqyera. Se si mund të shkëlqejnë marrëdhëniet me shtetin, që rivendikon detin tënd dhe territorin tënd, që mban në fuqi ligjin e luftës…

Lexo më Shumë

Sot, më 15.09.2020 ( e martë), kryetari i OKH “Merhamet”, Ridvan Xhaferi, i shoqëruar nga anëtarët Eljesa Ismaili, Taxhudin Shabani dhe Xhihad Husejini, e vizituan koordinatorin e sapoemëruar të TIKA- s në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z. Halim Ömer Söğüt.Me këtë rast kryetari i Merhametit, Ridvan Xhaferi, i dëshiroi mirëseardhje z. Ömer Söğüt, duke i dëshiruar punë të suksesshme dhe duke i ofruar bashkëpunim siç ka qenë edhe me koordinatorët e tjerë të TIKA-s në Shkup.Po ashtu mysafirët e njoftuan z. Ömer Söğüt për bashkëpunimin e frytshëm që deri tani ka qenë mes Merhametit dhe TIKA-s, duke realizuar shumë…

Lexo më Shumë

Nëntë viktima, 98 raste të reja dhe 104 pacientë të shëruar është bilanci i Kovid-19 për 24 orët e fundit. Nda dy viktima janë regjistruar në Shkup, Gostivar dhe Strumicë. Në mesin e viktimave janë dy nën moshën 30 vjeçare, respektivisht një 23 vjeçar nga Shkupi dhe një 29 vjeçar nga Strumica. Viktima nga Shkupi evidentohet si viktima më e re si pasojë e Kovid-19 në vendin tonë. Më shumë raste të reja janë regjistruar në Shkup, ndërsa qytetet e tjera kanë nën 10 të infektuar. Edhe numri i të shëruarve më i lartë është në Shkup. Indeksi i infeksionit…

Lexo më Shumë

Për vdekjen e aktorin të mirënjohur, Adem Mikullovci, ka reaguar edhe kryetari i Alternativës, Afrim Gashi. “Kalimi në amshim i legjendës së aktrimit, Adem Mikullovci, është një lajm i hidhur që na ka pikëlluar të gjithëve.Do ta kujtojmë gjithmonë si një njeri që u kujdes me aq delikatesë për artin dramatik, duke na e mbajtur gjallë shpresën, duke na falë buzëqeshjen dhe duke na ndërgjegjësuar për të vërtetat sublime artistike, për vlerën e vërtetë të artit dramatik, por edhe për vlerën e njëmendtë të lirisë së njeriut shqiptar.Pas Adem Jasharit të pushkës dhe Adem Demaçit të mendjes, sot po ndahemi…

Lexo më Shumë

Deputeti i ASH-së, Halil Snopçe ka theksuar edhe një herë se pozita e deputetin në vendin tonë është e degraduar. Ai këto komente i bëri sonte në emisionin “Top Tema” në Tv Telma. “E ka thënë edhe në një seancë të Kuvendin se pozita e deputetit është e degraduar. E them kështu, pasi ne zgjidhme nga populli, e pastaj çohet dikush jep dorëheqje për të shkuar ministër. Ndërkohë, si zhvillohen debatet aty, është për të ardhur keq”, tha Snopçe. Duke u përgjigjur rreth harxhimeve rrugore të deputetëve, Snopçe tha se në një seancë kuvendore i ka bërë gati 100 euro…

Lexo më Shumë

Nëpërmjet një njoftimi Aleanca për Shqiptarët ka reaguar në lidhje konferencën për shtyp të zëvendëskryeministrit të parë të Qeverisë, Artan Grubi. “Sot e dëgjuam pres konferencën e Zv.Kryeministrit Artan Grubi, ku ai shpalos disa pika që do të angazhohet qeveria në mandatin e ardhshëm. Është interesant që kur i krahason këto deklarata të tij me ekspozenë e kryeministrit në parlament, vështirë se do të gjesh pika të përbashkëta. Përveç gjuhës më të njohur triviale, për partneritetin ndërkombëtar, këto dy figura kyçe të partnerëve në qeverinë e re, në fjalorin e tyre nuk kanë asgjë të përbashkët. Vazhdojnë të hedhin hi…

Lexo më Shumë

Profesor Sadri Ramabaja ka dhënë një intervistë për Almakos ku është shprehur për jetën e tij, situatën aktuale politike në Kosovë dhe për çështje të tjera mjaft sensitive në këtë vend. Profesor Ramabaja pas 3 vjetesh burgim me akuza te renda si grupim terrorist, plan per te vrare kreret me te larte te politikes se Kosoves dhe si mendja e organizatëst Syri i Popullit, ju jeni liruar nderkohe qe gjykimi ndaj jush vazhdon, a mund te na thoni pas 3 vjetesh cili eshte mendimi Juaj per te gjithe kete megahistori ? E para, Republikës sonë të re nuk i duhej…

Lexo më Shumë

Analisti Kim Mehmeti u ndal në programin e tij në SYRI TV edhe te situata në Maqedoninë e Veriut. “Maqedonia është vend i qetë. Të jep përshtypjen se në këtë shtet nuk ka asnjë problem. Por Maqedonia së bashku me Shqipërinë është gjithmonë në listën e shteteve më të korruptuara,” tha ai. Mehmeti komentoi edhe faktin që Maqedonia do ketë një kryeministër shqiptar në 100 ditët e fundit të mandatit. “Maqedonia ka qeverinë e re, por pa kryeministrin shqiptar që pati premtuar gënjeshtari i BDI. Çfarë është ai 100-ditëshi në fund të mandatit? Është fjala për qeverinë teknike që bëhet përpara zgjedhjeve.…

Lexo më Shumë