Author: Emad

“ Duke ndjekur me vëmendje krizën që po mbretëron në vendin tonë, kjo si pasojë e pandemisë së virusit Covid-19 dhe gjendjes së jashtëzakonshme që është shpallur, AlternAtivA konstaton se Ministria e Ekonomisë nuk është duke e menaxhuar si duhet çështjen e çmimeve të produkteve ushqimore bazë. Kështu, ajo ka bërë ngrirjen e çmimeve të 11 marsit, kur ato ishin ngritur dhe ishin bërë tashmë të padurueshme për qytetarët tanë. Nisur nga kjo, duke i ndjekur edhe praktikat e vendeve që po përballen me rrezikun e virusit Corona, Alternativa kërkon nga Ministria e Ekonomisë që t’i kthejë çmimet e produkteve…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka deklaruar se vetëm gjatë mbrëmjes së djeshme janë testuar 71 pacientë prej të cilëve dy kanë rezultuar pozitiv. Një person është nga Shkupi i cili ka qenë në kontakt me pacient të infektuar në vendin tonë, kurse personi i dytë është nga Ohri i cili ka ardhur në vendin tonë nga Bresha e Italisë. Ministri Filipçe gjithashtu njoftoi se edhe 17 pacientë që janë testuar në një klinikë private kanë rezultuar pozitiv, por që të njëjtit do të testohen sërish nga ISHP. Me rastet e fundit numri i përgjithshëm i personave të infektuarve në…

Lexo më Shumë

Ish kryetari i Parlamentit dhe bartësi për deputetë i BDI-së në zonën e 5 zgjedhore, Talat Xhaferi, në një intervistë për emisionin e TV24 mes tjerash ka deklaruar se edhe përkundër situatës me koronavirusin, duhet të mendohemi për organizimin e zgjedhjeve më 12 Prill, raporton Almakos. https://www.facebook.com/315207821853410/posts/3846959698678187/?vh=e&d=n Almakos.com

Lexo më Shumë

I riu nga Kumanova, Berat Imeri, ka treguar zemërgjerësi në këto momente të vështira. “Kush ka nevoj per miell, le t mshkruaj. Falë e ka prej meje”, ka shkruar Imeri në Facebook. Apeli i tij ka ngjallur jehonë te shumë qytetarë, në mesin e të cilëve edhe të atyre nga Kosova, shkruan Gazeta Lajm. “Postimi vlen më shumë për shqiptarët e Maqedonisë, për shkak se kufijt jan mshel e smujm per Kosov me pru”, ka sqaruar Imeri.

Lexo më Shumë

“Keni qenë dhe do mbeteni heronj për ne dhe qytetin tonë. Do ia dalim të gjithë së bashku…Ju uroj shërim sa më të shpejt të gjithëve”. Kjo është urata më e shpeshte që i adresohet ekipit të mjekëve dhe motrave medicinale në Dibër, të cilët janë izoluar, pasi janë infektuar me virusin COVID-19. ata po përjetohen sii heronj jo vetëm në qytetin e tyre, por edhe më gjerë. Edhe pse Dibra dhe Qendra Zhupë janë në situatë krize, ata nuk po harrojnë heronjtë e tyre.

Lexo më Shumë

Kryeministri i Republikës, Albin Kurti është duke zhvilluar një takim me kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani. Media mëson se takimi është duke ndodhur në Zyrën e kryeparlamentares. Ndryshe, Arben Gashi nga LDK është deklaruar pas mbledhjes së grupit parlamentar të LDK-së, duke thënë se Vjosa Osmani është shprehur kundër mocionit të votëbesimit të Qeverisë së Albin Kurtit, dhe ka shtuar se janë edhe dy deputetë të tjerë të cilët kanë rezerva sa i përket kësaj cështje. “Nuk është votuar, për këtë cështje, ajo ka pas mendim të ndryshëm nga grupi parlamentar së bashku me dy deputet të tjerë që kanë…

Lexo më Shumë

Ministri i shëndetësisë Venko FIlipçe ka njoftuar se gjashtë persona të tjerë kanë rezultuar pozitiv në testimet për koronavirus, raporton SHENJA. Ai tha se bëhet fjalë për një vajzë katër vjeçare nga Shtipi e cila është infektuar në një çerdhe në Angli. Familja është kthyer më 14 mars dhe ka qenë në izolim shtëpiak. Në testim janë paraqitur mbrëmë, dy ditë pasi vajza ka ndjerë simptomat e para. Në Dibër janë regjistruar tre raste të reja të koronavirusit, testet janë bërë në kuadër të skriningut. Edhe në Gostivar është konfirmuar rasti i parë i koronavirusit. Bëhet fjalë për një grua…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, bashkë me ministrin e Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, kanë njoftuar opinionin në lidhje me masat e fundit të ndërmarra për menaxhimin e situatës me koronavirus. “Deri më tani, në IKSHPK, janë testuar mbi 320 mostra të dyshuara me COVID-19, dhe 20 prej tyre janë konfirmuar. Në stokun e mikrobiologjisë molekulare janë edhe rreth 1,000 teste dhe pardje janë porositur edhe 7,000 tjera që vijnë në fillim të javës që vjen. Por ndërkohë është përgatitur kërkesa për porositjen edhe të testeve shtesë. Kemi siguruar edhe një aparat tjetër për realizimin e testeve në kohë reale, që vjen…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Dibrës, Hekuran Duka, i cili është duke e drejtuar Shtabin operativ zgjedhor, në takimin e sotëm të rregullt me gazetarët, i bëri apel pushtetit qendror të sigurojë mjete mbrojtëse për personelin shëndetësor në qytet. “Dje janë testuar 19 persona prej të cilëve tre janë pozitiv ndaj koronavirusit. Kam informacione se të tre janë punonjës shëndetësorë. Prandaj vlerësojmë se punonjësit shëndetësorë nuk janë të mbrojtur siç duhet. Kërkojmë që pushteti qendror të jetë më ekspeditiv për kërkesat tona, pasi mjetet aktuale janë të improvizuara dhe jo mjete adekuate”, tha Duka. Paraprakisht koronavirusi u konfirmua tek dy mjekë…

Lexo më Shumë

Mersel Bilalli S’ka ditë që nuk më bie të lexoj lloj-lloj teori të konspiracionit lidhur me pandeminë aktuale, e që më së shumti kanë të bëjnë me “komplotin botëror” financiar. Pa dashtë që t’i komentoj këto teori, pasi janë larg domenit tim, është fakt se ndër shekuj kur objektivisht as që kanë ekzistuar financat rajonale e globale, pandemitë kanë kositur popullata të tëra. Familjet e sotme magnate finaciare botërore as që kanë ekzistuar atëherë. Si pandemi më e vjetër njihet ajo e Peloponezit e shekullit 5- p.e.r, e cila pat zhdukur afro 70 për qind të popullatave, madje edhe mbretin…

Lexo më Shumë

Kryesia e LDK-së ka marrë vendimin për të dalë nga qeveria pasi që kryeministri Kurti shkarkoi sot ministrin e Punëve të Brendshme, nënkryetarin e LDK-së, Agim Veliu. Ata kanë inicuar mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Kurti. Lajmin e bëri të ditur Isa Mustafa, pas këtij takimi, shkruan Insajderi. “Nuk shohin arsye, as mundësi të jemi pjesë e kësaj qeverie”, tha Mustafa. Me këtë veprim të LDK-së, Qeveria Kurti pati pushtet vetëm 47 ditë, duke u bërë qeveria më jetë shkurtër në Kosovë. Kurti tha se e shkarkoi Agim Veliun për shkak të një deklarate të dhënë dje lidhur me shpalljen…

Lexo më Shumë

Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski ka vendosur që të shpall gjendje të jashtëzakonshme, shkruan A1on. Sipas informacioneve sot në orën dy pasdite, Pendarovski do t’i drejtohet qytetarëve për situatën në Maqedoninë e Veriut dhe vendimin që do të merr. Gjendja e jashtëzakonshme është pasojë e koronavirusit dhe rritjes së numrit të personave të sëmurë, Sipas Kushtetutës, kjo gjendje mund të zgjat 30 ditë. Neni 125 i Kushtetutës gjendje e jashtëzakonshme mund të shpallet në rast të epidemive dhe fatkeqësive natyrore.

Lexo më Shumë