Ish-kryeministri në arrati ,Nikolla Gruevski dhe ish ministri për Transport dhe Lidhje, Mile Janakieski shpallen fajtorë për rastin “Shuplakat”. Gruevski dënohet me një vjet e gjysmë burg, derisa ish ministri Mile Janakieski dënohet më një vjet burg me kusht, në rast se në katër vitet e ardhshme nuk e përsërit veprën. Për veprën e njëjtë dënohen me kusht edhe Aleksandar Trajkovski, Darko Stojqevski, Daniell Trifunovski, Trajçe Petkovski, Igor Boshkovski. Të lartpërmendurit dënohen më 9 muaj me kusht në rast se në tre vitet e ardhshme nuk do ta përsërisin veprën e njëjtë. Në lidhje me këtë aktgjykim, prokuroria dhe të…
Author: IM
Anisa Bahiti Ditën e djeshme të gjitha agjencitë e lajmeve botërore njoftuan se në Nagorni Karabakh, në kufirin mes Armenisë dhe Azerbajxhanit kishin rifilluar incidentet ushtarake.Gjatë ditës ato u intensifikuan. U shkatërruan mjaft mjete ushtarake dhe u regjistruan mbi 25 viktima.Në mbrëmje të dy vendet kishin shpallur gjendjen e luftës dhe zyrtarisht gjendeshin në luftë. Shumë e thjeshtë për të besuar që ishin vetëm disa incidente. Të fundit të tilla ishin ato të 12 korrikut të cilat përfunduan edhe një herë me armë-pushim. Të dyja vendet së bashku me Gjeorgjinë 150 vjet më parë ishin pjesë e Federatës Transkaukaziane. Pas…
48 raste të reja, 61 të shëruar dhe 4 viktimë është bilanci i Covid-19 për 24 orët e fundit në vendin tonë. Më shumë të infektuar janë regjistruar në Shkup-20, Kumanovë-3, Dibër-1, Prilep-3, Tetovë-1, Strumicë-4, Koçani-9, Probishtip-1, Pehçevë-1, Vinicë-2, Dellçevë-1, Shën Nikollë-2. Gjatë 24 orëve janë testuar 387 pacientë. Në kushte spitalore si pasojë e komplikimeve të shkaktuara nga Covid-19, jetë kanë ndërruar 4 pacientë. Dy pacientë nga Shkupi (73 dhe 62 vjeç), një 69 vjeçar nga Kumanova dhe një 72 vjeçar nga Tetova. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë me Covid-19 gjithsej janë diagnostikuar 17.674 persona, prej…
Po bisedojmë me të gjithë vendet e rajonit që për një moment t’i hapim kufijtë me politik të përbashkët në lidhje me PCR testet. Kështu ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Venko FIlipçe, duke shtuar se është e vërtet se disa herë është paralajmëruar hapja e kufijve. “Vendet fqinje u përgjigjën javën e kaluar, ka funksionuar sistemi i koordinimit, i cili është përkrahur tani nga ambasada e SHBA-së në Shkup. Shpresoj se do të shkëmbehen të gjitha informacionet dhe në bazë të asaj që donë të thotë situatë e saktë epidemiologjike në çdo vend të Ballkanit Perëndimor, plus Bullgarin…
Dita e djeshme ishte ditë zie për banorët e Krushopekut. Në mesditë ndodhi një tragjedi në fshat, ku humbi jetën një fëmijë 7 vjeçar. Në orët e mesditës, duke luajtur si fëmijë në shtëpinë e tij, kontakti me korentin elektrik ia mori jetën djaloshit 7 vjeçar. Lutemi për Metinin dhe familjen e tij, të cilës në këto ditë të vështira i duhet durim.
Fundjava e zgjatur, 10, 11 dhe 12 tetor do të jetë fundjava pa TVSH për të gjithë qytetarët, njoftoi kryeministri Zoran Zaev. “Përfundimisht, fundjava e zgjatur e datave 10, 11 dhe 12 tetor do të jetë fundjavë pa TVSH për të gjithë qytetarët, masë që e kemi paralajmëruar kohë më parë, dhe me këtë paketë do të realizohet, kështu që qytetarët do të mund të realizojnë konsumin e tyre përmes tre ditëve jo pune, me çmime më të ulëta”, tha Kryeministri Zaev në një intervistë për Lokalno.
Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sot mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm. Kreu i këtij subjekti politik, Albin Kurti, ka përmendur “rrezikun e trefishtë” se sipas tij ka mbërthyer situatën e brendshme politike në Kosovë. Ai po ashtu si rrezik e ka përmendur procesin e marrëveshjeve dhe të diskutimeve me Serbinë, ku Kosova po “nënshkruan gjithçka, e po e hap çdo temë”. “Është hera e parë që një qeveri e Kosovës merr anë në zgjedhjet amerikane dhe rreshtohet qind për qind pas njërit kandidat e kundër tjetrit, a thua se e dinë paraprakisht se kush do të fitojë. Jo vetëm që rreshtohen…
Për momentin nuk ka nevojë për masa restriktive shtesë, sepse pas rritjes iniciale të numrit të të infektuarve nga Kovid-19 gjendja është stabilizuar. Këtë sot e theksoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili tha se numri i të diagnostifikuarve të rinj pas rritjes iniciale veçanërisht gjatë javës së kaluar, u stabilizua në afër dhjetë për qind nga numri i përgjithshëm i testeve të bëra. “Ato kontrolle të rasteve dhe kontrolle të anketave epidemiologjike të cilat i bëjnë epidemiologët tani për tani nuk lënë hapësirë për panik, gjegjësisht se ka paralajmërim se ka përhapje të pakontrolluar të virusit, diçka që…
Gjatë 24 orëve të kaluara për mosmbajtjen e maskës në fytyrë, janë regjistruar 630 shkelje, kumtoi MPB. Ministria e Punëve të Brendshme u bën apel qytetarëve t’i respektojnë masat dhe protokollet e sjellja nga Qeveria me qëllim të përballjes me Kovid-19.
Qytetarët e Manastirit në këto momente janë duke protestar kundër dhunës nga ana e zyrtarëve policor. Kjo protestë vjen, pasi disa ditë më parë një qytetar i Manastirit u rrah në mënyrë brutale nga disa zyrtarë policorë. Ndryshe në preskonferencën e djeshmë Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski tha se është ngritur padi penale ndaj njëri prej zyrtarëve policorë, ndërsa një zyrtarë tjetër policor është suspenduar.
Edhe më të shtrenjta, edhe dygjuhëshe. Nga dhjetori, cigaret do të kenë çmim të ri dhe një pamje të re. Për herë të dytë këtë vit, ato do të rriten në çmim për 5 denarë, gjë që është bërë një praktikë e rregullt në vitet e fundit, por paketimi i ndryshuar, i cili do të dalë në shitje deri në fund të vitit, është gjithashtu një risi.. Gjegjësisht, sipas ndryshimeve në ligjin për duhanin që hyri në fuqi majin e kaluar, prodhuesit kishin 18 muaj për të rregulluar produktet në kërkesat e reja. Afati përfundon në fund të nëntorit dhe…
Nga Anisa Bahiti Në një film artistik në kohën e komunizmit ku kujtohej vepra e Çerciz Topullit, këshilltari klerik Abaz, i thotë Jurusunit të Cukuroves(Bimbashi i Gjirokastrës), Zot mbaj dorën se “xhindit” i mbushet mendja dhe e bën. Kjo frazë vjen ndërmend teksa dëgjon ministren bukuroshe edhe kjo e ardhur nga prapa listës së rilindjes, Elva Margariti, se Teatri i Operës dhe i Baletit “ndoshta” duhet privatizuar në të ardhmen. Në pamje të parë kjo duket si një deklaratë e pafajshme dhe naive e një ministreje dëshirëmirë. Ndërkohë po të kthehesh disa vite mbrapa në kujtesë, ishte paraardhësja e kësaj…

