Author: IM

Llogaritja verore e orës në vitin 2020 mbaron më 25 tetor në ora 03:00, dhe me këtë shënohet dhe fillimi i llogaritjes dimërore të orës. Akrepat do të kthehen mbrapa për një orë, gjegjësisht prej orës 03:00 do të zhvendosen në ora 02:00, njofton Portal. “Vendimi për ditën dhe momentin e mbarimit të llogaritjes verore të kohës në vitin 2020 do të publikohet në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut ” numër 79 ” nga data 26 mars 2020”, informojnë nga Byroja për Meteorologji.

Lexo më Shumë

Gjatë dy ditëve në vijim, ministrat e Mbrojtjes së shteteve anëtare të NATO-s do të takohen për të adresuar çështje kyçe për Aleancën. Në një konferencë për shtyp para nisjes së takimit, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg theksoi se gjatë takimit do të shqyrtohet edhe situata me Covid-19 në vendet anëtare. Si rrjedhojë Stoltenberg theksoi se Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Mali i Zi tashmë kanë nisur të marrin ndihma nga rezervat e reja të NATO-s për mbështetje për ballafaqim me pandeminë. “Pastaj, kur bëhet fjalë për valën e dytë të COVID-19, forcat tona ushtarake tashmë po bëjnë…

Lexo më Shumë

Thellohet hendeku në BDI, shkruan e përditshmja “Sloboden Peçat”. Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti për herë të parë nuk mori pjesë në akademinë përkujtimore me rastin e rënies së Isa Likës, Komandant Ilirit. Gazeta “Sloboden Peçat” duke u thirrur në burime partiake , shkruan se, pjesëmarrjen dhe fjalimin tradicional të Ahmetit në memorialin e UÇK-së, në Tetovë e ka penguar Hazbi Lika. Sipas burimeve të gazetës në gjuhën maqedonase, krahu ushtarak i partisë që drejtohet nga Hazbi Lika, për herë të parë pas 13 vitesh nuk e lejuan Ahmetin që të merr pjesë në akademinë përkujtimore. Nga kjo parti thonë…

Lexo më Shumë

Nga Xhevdet Pozhari Nuk është turp t’i tregosh një të huaji se origjinën e ke nga një vend ku 5 herë në ditë thirrë ezani. Nga një vend ku urimet e para në festa fetare i marrim nga vëllezërit e besimit tjetër. Nuk është turp të rrëfesh se historia ishte e padrejtë me ne ngaqë ishim komb i vogël përballë apetiteve të superfuqive. Turp është t’ju tregosh se tani e 20 vite udhëhiqemi nga të njëjtit pushtetarë të cilët natë e ditë e rrjepin këtë shtet. Turp është të tregosh se këtu zhvatja e hajnia u shndërruan në normalitet dhe se…

Lexo më Shumë

Nga burime qeveritare mediat maqedonase shkruajnë se këshilltari i ri i politikës së jashtme në kabinetin e Kryeministrit Zoran Zaev do të jetë Edmond Ademi, i cili do të marrë këtë pozicion pas disa javësh, pasi këshilltari aktual Dane Taleski do të shkojë në Bruksel për postin e tij të ri të Ambasadorit të Maqedonisë Veriore në NATO, transmeton Almakos. Ademi ishte ish-Ministër i Diasporës, si dhe anëtar i vjetër i LSDM-së dhe kryetar i komisionit për punë të jashtme.

Lexo më Shumë

Sot, në Prishtinë, kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, i shoqëruar nga deputetja Safije Sadiki – Shaini, realizoi takim me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli. Disa media shkruajnë sipas burimeve të tyre se kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi, në këtë takim ka vlerësuar lartë meritat e Kadri Veselit në UÇK me çka edhe i ka dhënë përkrahjen e pakontestuar për bisedimet Kosovë-Serbi. Gashi ka përmendur rëndësinë që ka për Kosovën historia e lavdishme e UÇK-së. Njëherit ka falënderuar për rolin e madh të Kadri Veselit në të si dhe për tentimet e tij për ta ruajtur sovranitetin…

Lexo më Shumë

Nga gjithsej 81 komuna në vend, Komuna e Gostivarit është më transparenta në vendin tonë. Kështu tha kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari sonte në emisionin “ClicPlus” në TV 21. “Nga të gjitha institucionet në nivel të shtetit: drejtori, komuna, ministri, ne jemi institucioni më tarnsparentë që udhëhiqet nga një shqiptar. Kur erdhëm në komunë, Gostivari për transparencë ishte në vendin 81, ndërsa sot jemi të ranguar në vendin e 40. Ky rangim duhet të përmirësohet akoma”, tha Taravari. I pyetur se çfarë nënkupton transparenca, Taravari tha se në çdo tre mujorë publikohen harxhimet e tij, nuk ka më…

Lexo më Shumë

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, i shoqëruar nga nënkryetari Lulzim Aliu, sot ishte në vizitë zyrtare në Presidencën e Republikës së Shqipërisë, ku u prit nga Presidenti Shqiptar, Ilir Meta. Në këtë takim vëllazëror u diskutua për gjendjen e shqiptarëve në rajon, si dhe për thellimin e bashkëpunimit ndërshqiptar si detyrë kombëtare. Kryetari Gashi e falënderoi Presidentin Meta për bashkëpunimin e deritanishëm dhe shfaqi gatishmërinë që të ndihmojë në fuqizimin e kësaj fryme. Edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, e falënderoi Gashin për vizitën dhe u shpreh se komunikimi i këtillë ndërshqiptar dhe ndërshtetëror nuk duhet të mungojë…

Lexo më Shumë

Nga gjithsej 5550 raste aktive të Kovid-19 në vend, pothuajse gjysma ose 2674 janë në Shkup. Numri më i madh – 534 janë në Komunën e Aerodromit, pasuar nga Karposhi – 446, Qenda- 445, Kisella Vodë – 320, Gazi Babë – 280, Gjorçe Petrov – 216, Çair – 115 dhe Butel – 111. Raste aktive ka edhe në Ilinden – 36, Sopishtë – 21, Petrovec – 17, Shuto Orizarë – 16, Saraj – 16, Çuçer Sandevë – 9, Haraçinë – 8, Zelenikovë- 8, Studeniçan – 5, 12 janë të huaj, ndërsa 59 të pashpërndarë. Numri i përgjithshëm i rasteve aktive…

Lexo më Shumë

Qytetarët nuk informohen se si shpenzohen paratë e komunës ku jetojnë. Vetëm 38% e komunave këtë vit i raportuan shpenzimet e parave publike. Sipas hulumtimit të Qendrës për Analizë Ekonomike, qytetarët e Prilepit dhe Qytetit të Shkupit janë më të informuarit për aktivitetet e ndërmarra nga komuna, ndërsa më pak të informuar janë qytetarët nga komuna e Sarajit, Konçes dhe Rosomanit. Nga Qendra në fjalë thonë se ndryshe nga vitet e mëparshme, situata po përmirësohet, por është e nevojshme që qytetarët të përfshihen në vendimmarrje. “Megjithëse vetë qytetarët konsiderohen persona përgjegjës tatimor që rregullisht i përmbushin detyrimet e tyre tatimore…

Lexo më Shumë

Drejtoria për të Ardhura Publike (DAP) në Maqedoninë e Veriut ka raportuar në lidhje me rritjen e blerjes së produkteve vendore dhe shërbime tjera gjatë javës së kaluar përmes “Fundjavës pa TVSH”, në të cilën kontribuuan 204,088 qytetarë të vendit. Në krahasim me një javë më parë, vlerësohet se për 2.2 herë më shumë ka pasur rritje të qarkullimit. “Më 10, 11 dhe 12 tetor të vitit 2020, gjithsej 204,088 qytetarë kanë blerë produkte e shërbime vendore, si dhe pajisje kompjuteri dhe llogaritë fiskale i kanë skanuar përmes aplikacionit TVSH-ja Ime”, raportojnë nga DAP.

Lexo më Shumë

Në paralelen e gjuhës shqipe në shkollën e mesme të muzikës “Ilija Nikolovski Luj” – Shkup, këtë vit interesimi i nxënëseve shqiptarë për t’u regjistruar është shumë i vogël. Një ndër pengesat më të mëdha për tu regjistruar në këtë shkollë duket se janë paragjykimet që muzika është e ndaluar në aspektin fetar (haram). Mustafa Imeri, shef i katedrës së paraleles shqipe në shkollën “Ilija Nikolovski – Luj”, është shprehur se ekzistojnë arsyeje të ndryshme se pse nuk ka numër të madh të nxënësve këtë vit. “Njëra ndër arsyet që na ka penguar ta promovojmë paralelen e gjuhës shqipe në…

Lexo më Shumë