Bashkimi Evropian ende nuk komenton zhvillimet e fundit në Kosovë lidhur me njoftimet për konfirmimin e aktakuzave ndaj disa liderëve të Kosovës dhe efektin që këto zhvillime mund të kenë në dialogun i cili me lehtësimin e BE-së po zhvillohet në Bruksel. “E gjithë kjo është bërë e ditur vëtëm para pak çastesh. Sa i përket rasteve individuale siç e dini ne gjithmonë jemi përmbajtur nga komentimi i tyre si dhe nga komentimi i veprimeve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar”, ka thënë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi më 5 nëntor njoftoi se Dhomat e…
Author: IM
Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, do të ushtrojë postin e presidentes. Kjo parashihet me Kushtetutën e Kosovës, në rastet kur nga posti largohet presidenti. Këtë e parasheh neni 90 i Kushtetutës në dy pikat e para. Ndërkohë pika e tretë e këtij neni precizon se posti i presidentit nuk mund të ushtrohet më gjatë se gjashtë muaj. Sot, Hashim Thaçi dha dorëheqjen pasi i është konfirmuar aktakuza nga Specialja. Kjo kishte ndodhur edhe më 2011. Jakup Krasniqi ishte bërë ushtrues i detyrës së presidentit pas dorëheqjes së Behgjet Pacollit.
Thaçi jep dorëheqjen nga posti i presidentit pasi i konfirmohet aktakuza nga Specialja Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqjen nga posti i presidentit, pasi edhe ndaj tij është konfirmuar aktakuza nga Gjykata Speciale. Këtë e ka bërë të ditur para pak çastesh përmes një konference për media. Ai ka thënë se nuk do të lejojë që para Gjykatës të shkoj si president. “Nuk do të lejojë që para gjyqit të dal si president prandaj për të mbrojtur integritetin e shtetit unë sot jap dorëheqje”, ka thënë ai. “Për të mbrojtur integritetin e Kosovës, duke respektuar partneritetin me bashkësinë ndërkombëtare unë sot…
20 vjeçari nga Veleshta e Strugës Nexhip Vrenezi është viktima e tretë nga Maqeqonia e Veriut që ka ndrruar jetë në luftimet e mbrëmshme Vjenë të Austrisë, raporton ekskluzivisht, News33.tv Sipas informacioneve që ka arritur të siguroj redaksia jonë bëhet fjalë për 20 vjeçarin e familjes Vranezi. Dyshohet se 20 vjeçari ka ndëruar jetë pasi është qëlluar nga ana e terroristëve në momentin kur ka dal për të pirë një cigare. Kujtojmë mediat në Austri kanë raportuar edhe për dy shqiptarë të tjerë të vdekur.
MPB njofton se pas mesnate, respektivisht rreth orës 00:15 personi A.K. ka ka raportuar se në rrugën “Cvetan Dimov” personat M.R., E.F., E.F., dhe E.Z., të gjithë nga Shkupi kanë gjuajtur me armë zjarri drejt shtëpisë së tij. Sipas raportimit, nga të shtënat nuk ka të lënduar, ndërsa është dëmtuar makina e tipit “Reno”, nën pronësi të A.K. Policia nga vendi i ngjarjes ka gjetur pesë gëzhoja të plumbave. MPB njofton se janë marrë të gjitha masat për zbardhjen e plotë të rastit.
Pak para mesnatës në lagjen Çair të Shkupi ka pasur të shtëna me armë zjarri. Për momentin policia ka bllokuar qarkullimin rrugor. Incidenti ka ndodhur në pjesën e quajtur “Çairçanja”, respektivisht pranë marketit “Auto Lider”.
Nxënëset e shkollës së mesme “Pançe Karagjozov”, Besa Sejdiu dhe Merdihana Iseni, me vetëinciativë kryen aktivitetin dy ditor ‘Duaje veten dhe lufto për të’. Aktiviteti dhe fletushkat e shpërndara ngërthej në vete në radhë të parë ngritjen e vetëdijes për përkujdesjen ndaj shëndetit në veçanti në këtë periudhë të pandemisë dhe ‘Covid-19’. Vlersojnë se periudha e kaluar dhe periudha që na pret sipas vlersimeve të institucioneve, ndikon drejtëpërdrejt në psikologjinë e njerëzve andaj edhe u dhanë sygjerime se si qytetarët në mënyrë më të lehtë ta tejkalojnë Postimi i plotë në rrjetet sociale: “Sot u përfundua projekti ynë dyditor “Duaje…
Një vajzë shembull për të tjerët, ajo është një arkitekte e suksesshme e cila vjen nga qyteti i Tetovës. Për Fitoren rrugëtimi i saj në këtë sferë ka filluar menjëherë pas mbarimit të studimeve në Shkup e më pas në Zvicër. Tani ajo ka dhe studion e saj personale në Tetovë, ku dhe nxjerr projekte nga më të ndryshmet. Mesazhi i saj për të rinjtë në këtë intervistë ishte të punojnë, studiojnë dhe mos e ndalojnë ëndrrën e tyre për çfarëdo profesioni. Fitore Iljazi ju fton të ndiqni intervistën e saj në Portalb. Na shpjego në pika të shkurtra karrierën…
Në mbledhjen e jashtëzakonshme të anëtarëve të Rijasetit të BFI-së, të mbajtur më 27.05.2020 shumica e anëtarëve të rijasetit duke u bazuar në nenin 36 dhe 58 të Kushtetutës së BFI-së, vendosën njëzërit shkarkimin e Sulejman Rexhepit nga posti i Reis Ulemasë – Kryetar i BFI-së. Me ç’rast ushtrues detyre të këtij posti u zgjodh Myftiu i Gostivarit Shaqir Fetahu. Ushtruesi i detyrës gjatë kësaj periudhe duhej që të mbaj mbledhje me anëtarët e Rijasetit, dhe më pas të shpall zgjedhje për zgjedhjen e Kryetarit të BFI-së. Kaluan përafërsisht 5 muaj, ud. Reisi nuk ka marrë asnjë hap në këtë…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela i shoqëruar nga Sekretari Gjeneral Arben Taravari dhe Nënkryetari Vullnet Ferati ka qëndruar në Tiranë ku është pritur nga Kryetari i PD-së Lulzim Basha. Takimi Sela-Basha është realizuar në një atmosferë vëllazërore,kurse temë diskutimi kanë qenë tema të shumta, siç është kriza me pandeminë,situata politiko-ekonomike,proçesi i intergrimit në BE etj. Kryetari Sela fillimisht e ka njoftuar nikoqirin Basha për ecurinë e zgjedhjeve të fundit në Maqedoninë e Veriut me çrast Basha ka uruar Selën për rezultatin e shkëlqyer të koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa. Sela dhe Basha u pajtuan se e vetmja…
Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe, deklaroi se kufiri me Kosovën por dhe vendet tjera nuk do të mbyllen, sepse sipas tij analizat flasin se infektimet janë lokale dhe nuk vijnë nga jashtë vendit. “Mbyllja e kufijve, tani për tani nuk planifikohet sepse nuk kemi raste të reja që vijnë nga jashtë vendi. Problemi tek të gjitha vendet në rajon, Evropë dhe tek ne është nga transmisioni lokal”, deklaroi Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë. Ndërkohë sa i përket shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve, presidenti i shtetit u shpreh se për një gjë…
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski nga mbrëmja e djeshme është shtrirë në Klinikën Infektive në Shkup pas komplikimeve nga Covid-19. “Ministri Spasovski nga mbrëmja e djeshme është në Klinikën Infektive për shkak të temperaturës së lartë. Gjendja e tij shëndetësore është stabile”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

