A do të mbyllen kufijtë? Ja çfarë thotë Filipçe

A do të mbyllen kufijtë? Ja çfarë thotë Filipçe

Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe, deklaroi se kufiri me Kosovën por dhe vendet tjera nuk do të mbyllen, sepse sipas tij analizat flasin se infektimet janë lokale dhe nuk vijnë nga jashtë vendit.

“Mbyllja e kufijve, tani për tani nuk planifikohet sepse nuk kemi raste të reja që vijnë nga jashtë vendi. Problemi tek të gjitha vendet në rajon, Evropë dhe tek ne është nga transmisioni lokal”, deklaroi Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë.

Ndërkohë sa i përket shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve, presidenti i shtetit u shpreh se për një gjë të tillë nuk është diskutuar fare dhe se vendi për një gjë të tillë është Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Gjendja e jashtëzakonshme nuk u diskutua në mbledhjen e sotme. Edhe përkundër që unë si presidenti mund të jap propozim për një gjë të tillë, mendoj se veni për këtë është në Kuvend”, tha Pendarovski.