Sekretari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në emisionin “Enter” në TV SHENJA, tha se sipas të gjitha gjasave zgjedhjet do të duhen të mbahen më herët në korrik, në mes apo në fund të muajit. Ai tha se në qershor është e pamundur që të mbahen zgjedhjet. “Jo se dikush nuk dëshiron. Të gjithë dëshirojmë të shkojmë në zgjedhje. Por thjeshtë për tu shpallur se në Maqedoni është tejkaluar kriza e Kovid-19, së paku, profesionistët, epidemiologët këtë e thonë: na duhen së paku dy javë, apo 15 ditë, kur do të kemi prej atyre që janë të testuar vetëm…
Author: Emad
Duke folur për orën policore e cila është ende në fuqi, Zejd Rexhepi nga Alternativa tha se ai është që të hiqet ajo, dhe se fokusi duhet të vihet në respektimin e masave tjera. “Duhet të vazhdojmë të bëjmë fushatë që qytetarët të kenë respekt ndaj distancës njerëzore, ndaj shëndetit personal, për shëndetin e tjerëve. Nuk mjafton që të rim në shtëpi dhe në momentin kur kemi disa orë të lirë përsëri të grumbullohemi. Konsiderojë që nuk duhet të ketë orë policore, por ata qytetarë që nuk respektojnë masat duhet të disiplinohen”, tha Zejd Rexhepi në emisionin “Enter”, në TV…
Për herë të parë, në këtë dokumentar Top Story ka mundur të depërtojë në burgun e Idrizovës në Shkup duke siguruar një intervistë ekskluzive me një prej drejtuesve kryesorë të grupit që i mbijetoi betejës. Muhamet Krasniqi, i njohur si komandant Malisheva, arriti të dalë i gjallë nga luftimet, ndryshe nga dy drejtuesit kryesorë të grupit, Mirsad Ndreca dhe Beg Rizaj. Ai është dënuar me burg përjetë. Komandant Malisheva, është një veteran i luftës në Kosovës në vitin 1999 në formacionet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai njihet edhe si një prej luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në konfliktin e…
Largimi nga zona e luftimeve ishte i pamundur. Për grupin e Kumanovës zgjidhja e vetme mbetej dorëzimi, ose asgjësimi i plotë. Ata ishin në kurth dhe nuk kishin asnjë rrugëzgjidhje. Në këtë moment, paraqitet opsioni i dorëzimit. “Asnjëherë s’kërkova të dorëzohen, vet e paraqitën opsionin e dorëzimit”, ka rrëfyer në Alsat Tv Ali Ahmeti, Kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim, me 14 maj 2015 “Mirsad Ndreca ka biseduar gjithë kohës me Ali Ahmetin e ka kërkua një armë pushim me mbrojt civilët”, tregon për Top Story Muhamet Krasniqi, Pjestarë i grupit të Kumanovës. Ndërkombëtarët u vunë në lëvizje për të…
Liderët e partive politike në takimin e sotëm tek presidenti Stevo Pendarovski nuk arritën konsensus për të caktuar datë për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare. Pas përfundimit të takimit, liderët janë dakorduar që javën e ardhshme përsëri të ketë takim të tillë. Ndërkohë, i pari që ka dhënë një konferencë për shtyp ka qenë kryetari i ASH-së, Ziadin Sela. Ai tha se nuk ka rënë ende dakord për një datë definitive për zgjedhjet dhe sot janë informuar për gjendjen me koronavirusin në vend dhe hapat që do të ndërmerren në ditët në vijim, ndërsa javën tjetër do të ketë një takim…
Sot mbushen 10 vjet nga vrasja e Harun Aliut, komandant Kushtrimit dhe tre shokëve të tij, Xhafer Shala, Qemal Fejzullahu dhe Shaban Zenuni. Harun Aliu, ishte një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), i cili u vra në Radushë disa vite më parë, gjatë kohës që ishte në arrati ndërsa krkohej nga MPB, ka dhënë dy intervista me informacione të rëndësishme. Intervistat atëkohë janë publikuar në gazetën “24 orë”, raporton Almakos. Një nga pyetjet e gazetarit kishte qenë: Ju thoni se në momente vendimtare ka pasur obstruksione dhe skenare për të ju anashkaluar. Pse dhe si ndodhi kjo? Harun…
“Ky zedhenesi i rezilit Sulejman Rexhepi huxhum te hapen xhamit njeher, tash huxhum besimtaret mos te shkojne xhami… ccc Ka e ke kiblen o Bujar Osmani???” – shkruan Muhamed Zekiri nënkryetar i LSDM. Ky reagim i Zekirit vjen pasi sot, Bujar Osmani, Zëvendëskryeministër dhe koordinatori kryesor i shtabeve të krizës për parandalimin e përhapjes së virusit Kovid-19, në prag të hapjes së paralajmëruar të xhamive prej nesër, inkurajoi besimtarët që të mos shkojnë në xhami deri sa të jetë stabilizuar gjendja me virusin Kovid-19.
Zëvendëskryeministri dhe koordinatori kryesor i shtabeve të krizës për parandalimin e përhapjes së virusit Kovid-19, në prag të hapjes së paralajmëruar të xhamive prej nesër, inkurajon besimtarët që të mos shkojnë në xhami deri sa të jetë stabilizuar gjendja me virusin Kovid-19. “Ne nuk kemi asnjë mënyrë për të mbyllur xhamitë. Nuk ka mundësi kushtetuese dhe ligjore që shteti të mbyllë objektet. Kjo është çështje bashkëpunimi, marrëveshje midis institucioneve. Unë do t’i inkurajoj njerëzit të mos shkojnë, sepse derisa të jemi të sigurtë se situata është përmirësuar aq shumë sa të mund të hyjnë në atë fazë të dytë”, tha…
Nën moton “Të gjithë ne që mendojmë se kjo duhet të marë fund, të gjithë që jemi të vetëdijshëm”, të dielën më 17 maj do të mbahet protestë para qeverisë. Protesta do të zhvillohet nga ora 12 deri ora 14, thuhet në njoftimin e postuar në grupin e krijuar me këtë rast në facebook. Organizatorë të protestës janë Emilija Bogatinova dhe Marigo Iseni.
“Sot, bëhen 5 vite nga Rasti i Kumanovës kur Maqedonia ndërmori akt klasik terrorist dhe rrafshoi me tokë shtëpitë e shqiptarëve në Lagjen e Trimave! U premtuan ekspertë të huaj që do e zbardhnin Tradhtinë e Madhe në Kumanovë, e në ndërkohë gjitha u harruan dhe të dënuarit me shumë vite burg dhe me burg të përjetshëm ‘kalben’ nëpër burgjet e Maqedonisë! Rasti i Kumanovës nuk zbardhet sepse këtë nuk e duan funksionarët shqiptarë që i morrën në qafë trimat e ardhur nga Kosova!”, ka deklauar mes tjerash në “Këndi i Kimit” tek Syri TV, shkrimtari Kim Mehmeti.
“ Unë kam mirëkuptim për ata që për shkak të pikëve politike nga disa herë “e çelnin kufinin”, madje kur u kërkohej, e arsyetonin “Shkupin 2014” dhe thoshin se “luani i VMRO-së është simbol shqiptar” dhe ashtu “zbatonin” reforma për Gruevskin, ndërsa tash, duke luajtur për Zaevin “e luftojnë” korrupsionin dhe “e europianizojnë” shtetin, duke u bërë zëdhënës të kujtdo që e kanë shef, ama kjo nuk është e mjaftueshme të flasin edhe për temën e xhamisë dhe të bëjnë krahasime anakronike komuniste “pse jo shkolla, por xhamia?”. Jo se temat e tjera i dinë, ama për këtë kanë të…
Nga e hëna Sektori për Punë të Brendshme në Ohër do të nisë bisedat informative lidhur me manifestimin e Shën Gjergjit në Strugë. Qeveria në mbledhjen e mbrëmshme kërkoi nga MPB-ja që t’i gjejë organizatorët dhe të procedohen penalisht. Kryeministri teknik, Oliver Spasovski kërkoi nga Kisha Ortodokse Maqedonase të mbaj përgjegjësi për veprimet e fundit, ndërsa BFI-së i bëri thirrje të shqyrtoj vendimin për hapjen e xhamive më 12 maj. Nuk ka organizatë fetare dhe politike apo individ që mund të mos i respektojë vendimet e Qeverisë. Këto vendime janë mburojë e jetës së qytetarëve. I bëj apel ta shqyrtojnë…