Author: IM

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, priti në një takim kryetarin e Parlamentit të Turqisë Mustafa Sentop. Gjatë takimit, Basha i shprehu mirënjohjen kryeparlamentarit turk ndaj Turqisë dhe Presidentit Erdogan për ndihmën e madhe që i ka dhënë vendit tonë për rindërtimin e shtëpive të shkatërruara nga tërmeti dhe përballimin e pandemisë COVID-19. “Turqia është një mike e çmuar e Shqipërisë dhe e popullit shqiptar dhe ka qenë pranë nesh në momente të rëndësishme për vendin dhe kombin tonë, si anëtarësimi në NATO, ndërtimi i Rrugës së Kombit, pavarësia e Kosovës dhe fushata për njohjen e saj” deklaroi Basha. Krydemokrati…

Lexo më Shumë

Gazetari i johur nga Tirana, Denion Ndrenika, e ka quajtur qyqar ministrin e jashtëm maqedonas, Bujar Osmani, pas vizitës zyrtare që realizoi në Shqipëri. Në kolumnën e botuar në gazetën Lajm, Ndrenika komenton me mllef qëndrimet e Osmanit të shprehura në Tiranë, duke mos kursyer as ministren e jashtme shqiptare, Olta Xhaçka. “Vjen në Tiranë dhe flet për trojet e Shqipërisë si të jenë fqinjë!!! Ministri i Jashtëm i qeverisë së shtetit të verimaqedonasve shqiptari Bujar Osmani tha midis Tirane se “si fqinjë të afërt jemi drejtpërdrejtë të interesuar për suksesin e dialogut Prishtinë-Beograd të udhëhequr nga Bashkimi Europian dhe…

Lexo më Shumë

Anisa Bahiti Dikur, kur ne që s’kemi mbushur ende të 30-at ishim fëmijë, Fatos Nano, atëherë kryetar opozite i PS-së, i burgosur, i pati shkruar një letër partisë së tij, ku e akuzonte se ishte kthyer në një kënetë. I madhi Dritëro Agolli, i cili ishte jo vetëm mëndjehollë, por dhe patriarku i PS , i qe përgjigjur se, nëse partia jonë është kënetë, atëherë ti je “bufi i kënetës.” Për ne të rinjtë që as nuk e mbajmë mend as qeverisjen Nano, as “kryetarllëkun”e tij, se ka kaluar 16-vjet që është larguar, fjala Fatos NANO s’do të thotë asgjë,…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë në TV24 deklaroi se gjendja me coronavirusin mbetet stabile dhe se nuk është koha që të hiqen maskat. ipas Filipçes, qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm dhe se nëse ka përkeqësim të gjendjes epidemologjike, si Qeveri janë të gatshëm për masa të reja. “Tani kemi gjendje stabile, shpresoj të vazhdojë kështu. E ndjekim gjendjen dhe jemi të gatshëm të ndërmarrim edhe masa të reja epidemiologjike nëse ka përkeqësim të sërishëm”, tha Filipçe. Ai theksoi se në Maqedoni ka rreth 20 lloje të coronavirusit dhe se këto ditë priten rezultatet e hulumtimeve më të reja të ASHAA sa…

Lexo më Shumë

“ Sipas informacioneve që kemi marrë nga aktivistë tanë dhe qytetarë, kuptojmë se disa djem të rinj janë marrë nën masë arresti, kryesisht nga Shkupi dhe rrethina, kjo me arsyetimin se kanë marrë pjesë në protestën për rastin ,,Monstra”, që u mbajt javën e kaluar. Koalcioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa & Alternativa shpreh shqetësimin dhe indinjatën e thellë për faktin se në mesin e atyre që janë marrë nën arrest dhe në pyetje informative ka edhe persona të mitur. Prandaj e pyesim ministrin e Policisë, Oliver Spasosvski, se si është e mundur që fëmijë të merren në pyetje informative?…

Lexo më Shumë

Fëmiu 13 vjeçar nga Çairi i Shkupit, Adis Berisha, është në mesin e personave që policia e Shkupit ka fituar në bisedë informative lidhur me protestën shqiptare të ditës së premte që u mbajt në Shkup. Gazeta Lajm ka siguruar fotografinë e Adisit, si dhe ftesën për në polici, të cilat po i publikojmë me lejen e prindit të tij. Ai është ftuar që bashkë me prindin të paraqitet “MENJËHERË” në stacionin policor “Kisella Vodë” me prindin e tij. Siç qëndron në ftesë, Adisi akuzohet për vepër penale në bazë të nenit 279, paragrafi 2 të Kodit Penal. Zëdhënësi i…

Lexo më Shumë

Punëtorët shqiptarë, që ishin të angazhuar në Agjencinë e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore MALMED, nga 1 janari i këtij viti nuk kanë vajtur në punë, pasi atyre u ishte thënë se duhet të presin deri sa të merret leje nga Ministria e Financave. Por, përfundimisht nga fillimi i shkurtit ata janë larguar nga puna. Madje, derisa ata presin të njoftohen zyrtarisht se janë të përzënë nga puna, vendet e tyre të punës vetëm kanë filluar të zëvendësohen me aktivistë ose përkrahës të BDI-së. Vlen të theksohet se këto vende të punës janë mundësuar derisa Alternativa ishte në pushtet dhe tash…

Lexo më Shumë

Mbarë opinioni në Tetovë dhe Maqedoni ka reflektuar lidhur me çmimin e lartë të stacioneve të autobusëve të vendosur në këtë qytet. Madje ato janë bë edhe objekt për gallatë, duke u krahasuar me stacione në qytet tjera shqiptare. Aktivisti tetovar i shoqërisë civile, Ngadhnjim Mehmeti, ka bë një krahasim komik mes stacioneve të autobusëve në Tetovë dhe atyre supermoderne në Lipjan të Kosovës. “Tetova krenare nuk i ka stacionet më të bukura se Lipjani, por i ka trefish më të shtrenjta? Krenar me Komunën e Tetovës”, ka shkruar Mehmeti. Ndryshe autobusët urbanë kanë arritur në Tetovë, por ende nuk…

Lexo më Shumë

Më poshtë e gjeni të plotë reagimin e Aleancës për Shqiptarët: Lidhur me deklaratën e Kryeministrit Zaev për futjen e gjuhës serbe si lëndë zgjedhore në programet mësimore,duam të potencojmë se nuk jemi kundër asnjë gjuhe, por ne si Aleancë për Shqiptarët edhe si Koalicion, kemi folur shpesh herë për paradokset dhe apsurdin e politikbërjes në Maqedoninë e Veriut. Një paradoks të tillë po e jetojmë edhe sot. Zoran Zaev, në fushatë duke kërkuar votat e shqiptarëve, premtonte gjuhën shqipe si lëndë zgjedhore për maqedonasit anembanë shtetit, e nga ana tjetër partneri i tij Ali Ahmeti, në zgjedhjet e fundit…

Lexo më Shumë

Nderim M. Emini Jashtë grilave tuaja është një burg më i madh, më trishtues e më rrëqethës. Të burgosurit e atij burgu jemi të gjithë ne, ne që mendojmë ndryshe nga të pushtetshmit. Në sytë e atyre edhe ne jemi fajtor. Faji yni i vetëm është, se ne jemi të pafajshëm. Ne, edhe nëse nuk jemi fajtor, llogaritemi fajtor potencial. Ky pushtet dënon njerëz të pafajshëm sot, sepse shpreson se ata mund të jenë fajtor nesër. Të pushtetshmit kontrabanduan legjitimitetin për të legjitimuar dhunën. Ne frymojmë në një pjesë të botës ku gjykata nuk i dënon fajtorët, por i liron…

Lexo më Shumë

“ Të dashur vëllezër dhe motra, kur institucionet që ndajnë drejtësinë bien në shërbim të politikanëve që e shtrembërojnë atë duhet të dilet dhë të protestohet,kur liria individuale e dikujt cënohet,ju duhet të mbroni lirinë tuaj duke e mbrojtur lirinë e tjetrit,prandaj me dinjitet dhe në një protestë paqësore, dilni dhe flisni zëshëm” shkruan kreu i ASH, Ziadin Sela.

Lexo më Shumë

“E drejta për protestë, përveçse mekanizëm për të shprehur qëndrimin publik, është edhe mjet përmes të cilit shprehet revoltë, pakënaqësi dhe reagim ndaj një padrejtësie. E tillë është edhe protesta e nesërme kundër akuzës së përsëritur ndaj të akuzuarve në rastin “Monstra”. Në këtë drejtim, konsideroj se protesta që organizohet nesër nga familjarët e të akuzuarve është një e drejtë legjitime për të shprehur pakënaqësinë jo vetëm të kësaj familjeje, por edhe të gjithë neve që kemi kaq shumë dyshim në sistemin e drejtësisë. Me këtë rast, u bëj thirrje të gjithë pjesëmarrësve në këtë protestë për ta ruajtur gjakftohtësinë…

Lexo më Shumë