“E drejta për protestë, përveçse mekanizëm për të shprehur qëndrimin publik, është edhe mjet përmes të cilit shprehet revoltë, pakënaqësi dhe reagim ndaj një padrejtësie. E tillë është edhe protesta e nesërme kundër akuzës së përsëritur ndaj të akuzuarve në rastin “Monstra”.
Në këtë drejtim, konsideroj se protesta që organizohet nesër nga familjarët e të akuzuarve është një e drejtë legjitime për të shprehur pakënaqësinë jo vetëm të kësaj familjeje, por edhe të gjithë neve që kemi kaq shumë dyshim në sistemin e drejtësisë.
Me këtë rast, u bëj thirrje të gjithë pjesëmarrësve në këtë protestë për ta ruajtur gjakftohtësinë ndaj çfarëdo provokimi, ndërsa – duke qenë në kushte pandemie – po aq i rëndësishëm është edhe kujdesi për shëndetin” shkruan ktyetari i Alternativa, Afrim Gashi.
Data 11.07.2026
Aktuale
- Erdogan: Turqia po përparon drejt shndërrimit në një nga polet e sistemit të ri ndërkombëtar
- Logos-A pjesë e edicionit të dytë të Panairit të Librit në Preshevë
- Ambasadori Denion Meidani: Fatmir Limani është gjithmonë i mirëseardhur në Shqipëri, urat ndërtohen nga njerëzit, jo nga retorika
- Rriten çmimet e banesave në tremujorin e dytë në Maqedoni
- (VIDEO) Ndalesa në kufi, aktivisti i VLEN-it shkaktar i “incidentit” në Qafë Thanë
- (VIDEO) Shtatë vjet nga Marrëveshja e Prespës, polemikat vazhdojnë
- Momente tmerri mbi qiellin e Maqedonisë: Defekti i avionit theu xhamin dhe një person u tërhoq nga rrjedha e ajrit, por u shpëtua nga pasagjerët tjerë
- VLEN: Mbi 300 projekte, autostrada Shkup–Bllacë dhe më pak pritje në kufi


