Author: IM

Sonte në emisionin “Target” nga Emad Mehmeti në Almakos, i ftuar është Liridon Useini, kryetar i F. R. i Lëvizjes BESA. – Sa kanë hapësirë vendimmarrëse të rinjtë në partitë politike? – Pse ikin të rinjtë në vendet e huaja? – Çka po ndodh me F. R. të BESËS? – Si e sheh të ardhmen e Forumit brenda Lëvizjes? Për këto dhe shumë të tjera flet Useini. Ndiqni intervistën e plotë më poshtë:

Lexo më Shumë

Ministrja bullgare e punëve të jashtme, Ekaterina Zaharieva, marrëdhnëniet shqiptaro-bulgare i ka cilësuar si të shkëlqyeshme dhe miqësore. Në një intervistë për portalin zoom.mk prej Shkupt, Zaharieva thotë se nuk është rastësi që ajo çdoherë përmend Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë njëkohësisht sepse është shumë e rëndësishme që të dy vendet të ecin bashkë në një drejtim. “Ne nuk kemi çështje të hapura. Çdoherë e kemi mbështetur edhe Shqipërinë në perspektivën e saj europiane. Ne jemi ndër vendet e para që çdoherë kemi ndihmuar, kur kishte shumë fatëkeqësi natyrore jo vetëm me para, por dërguam edhe specialist… Ashtu siç duhet…

Lexo më Shumë

Në sezonin 2020/2021 numri i tërësishëm i të sëmurëve nga gripi sezonal arrin 539, që është për 92,5 për qind më pak krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar dhe 94,5 për qind më pak në krahasim me krizën tipike sezonale, kumtoi Ministria e Shëndetësisë. Numri më i madh i të sëmurëve janë paraqitur në grupmoshën e cila përfshin pjesën më të madhe të popullatës prej 15 deri në 64 vjet (228 raste), ndërsa incidencë më e lartë regjistrohet te fëmijët e moshës deri në katër vjet. Në javën e pestë të vitit 2021, janë regjistruar 45 raste…

Lexo më Shumë

Sonte në një intervistë ekskluzive në emisionin “Target” nga Emad Mehmeti në Almakos, i ftuar është Fatmir Bytyqi – Zëvendëskryetar i Qeverisë, përgjegjës për Çështje Ekonomike, koordinim të resoreve ekonomike dhe investime. – Çka e shtyu të kyçet në politikë? – Çka do të përmbaj pakoja e pestë ekonomike? – A është shpallur përfundimisht e diela ditë jo punë? – Si e vlerëson regjistrimin e popullsisë? – Çfarë përmban platforma “për vendlindjen me dashuri”? – Ku e sheh RMV pas 15 vitesh? Për këto dhe shumë tjera flet ekskluzivisht për Target në #Almakos, Fatmir Bytyqi. Ndiqeni intervistën e plotë më…

Lexo më Shumë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela pas përfundimit procedit zgjedhor ka deklaruar se me fitoren e Vetëvendosjes kthehet shpresa për ndryshim tek shqiptarët kudoqofshin ata. “Fitorja e thellë e Vetëvendosjes dëshmoi forcën e sovranit për ta bërë ndryshimin, drejt mirëqenies së qytetarëve, zhvillimit ekonomik dhe funksionimit të shtetit ligjor. Me fitoren e Vetëvendosjes kthehet shpresa për ndryshim tek shqiptarët kudoqofshin ata! Kjo fuqi politike padyshim që bart mbi vete edhe peshën e përgjegjësisë për të ardhmen e Kosovës. Urime Albin Kurti, urime Vjosa R. Osmani! Gëzuar Shqiptar të Kosovës për përcaktimin dhe zgjedhjen e Juaj!”, ka shkruar Sela.

Lexo më Shumë

Kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi, pas përfundimit të procesit zgjedhor në Kosovë, ka deklaruar se referendumi me të vërtetë ka ndodhur sonte në Kosovë. Ai ka uruar për fitoren kreun e VV-së, Albin Kurti, duke thënë se radha për fitore tani është për shqiptarët e Maqedonisë. “Ashtu siç edhe pritej, sonte për të satën herë Kosova dëshmoi vetëdijen e lartë politike dhe pjekurinë kombëtare për ta bërë ndryshimin. Siç ishte paralajmëruar, referendumi vërtet ndodhi. Shqiptarët e Kosovës edhe një herë na bindën se janë të gatshëm për kapitull të ri. Duke i përgëzuar për këtë maturi politike dhe këtë…

Lexo më Shumë

Dalngadalë po nxehet debati për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen këtë vit. Sidomos në komunat ku po udhëheq opozita shqiptare. Mnistri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në një intervistë për MIA, deklaroi se BDI-ja do të ketë kandidatë në të gjitha komunat shqiptare dhe beson se 95% prej tyre do t’i fitojnë. Varësisht nga reagimet (përgjigjet) e tyre i krijojmë politikat. Do të kemi kryetarë në pothuajse të gjitha komunat me shumicë shqiptare në rajonin e Shkupit, por jam i bindur se edhe në Rajonin e Pollogut”, theksoi Kreshnik Bekteshi – Ministër i Ekonomisë.

Lexo më Shumë

Pjesa e basteve sportive në vend në totalin e mbledhur të tatimit mbi të ardhurat personale në shtet duhet të jetë 10%. Ky 10% i lartë është për shkak të faktit se taksa në bastet sportive tarifohet nga secili fitim i realizuar i lojtarëve. Ndërkaq lojrat e tjera të fatit paguajnë këtë taksë vetëm për disa kategori fitimesh, të tilla si çmim i parë. Organizatorët e lojërave të fatit janë të vetmit që nuk u përfshinë nga ndryshimet në Ligjin për Tatimin mbi të Ardhurat Personale kur u bë dhe korigjimi në shumën e të ardhurave. Për të gjitha aktivitetet…

Lexo më Shumë

Feta Alimi sot duhej të ishtë i lirë dhe afër familjes së tij, dhe jo ti ulej dënimi nga 7 vite në 6 vite nga Gjykata e politizuar dhe e partizuar e Apelit. Fetau nuk mund as të krahasohet me organizatorët e as më dhunuesit dhe as te relativizohet me te burgosur tjerë fajtor kryesor të ngjarjes se 27 Prillit. Gjykatat tona janë larg ndarjes së drejtësisë përderisa në një proces gjyqësor i trajtonë të barabartë agresorin dhe viktimën. Drejtësia do të vijë bashkë me ndryshimin! (Ziadin Sela)

Lexo më Shumë