Author: IM

Për 99,1% ka rënë numri i rasteve të prekura nga gripi sezonal. Të dhënat javore të Institutit të Shëndetit Publik flasin për rënie drastike, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ku gjendja me gripin ishte alarmante. Javën e fundit të muajit shkurt janë regjistruar 50 raste me grip, ndërsa periudhën e njëjtë të vitit të shkuar numri i të prekurve nga gripi ka qenë 5,654. Mjekët epidemiolog thonë se kjo rënie është si pasojë e mbajtjes së maskave. “ Maskat dhe masat e tjera preventive e kanë bërë të veten për shkak se njerëzit nuk grumbullohen në…

Lexo më Shumë

Valon Salihu Ndërtojmë Shkupin si qytet të të gjithë shkupjanëve Shpesh kur lëviz nëpër mëhallën time të vjetër në Çair, më kthehen kujtimet e fëmijërisë. Kujtimet kur në parkun e Çairit, në vend të ndërtesës së tanishme te markata „Vero“, luanim tërë ditën futboll me porta të improvizuara me gurë. Kujtimet kur në oborrin e kishës pas shtëpisë sime luanim bashkë shqiptarë, boshnjakë, turq, maqedonas etj. Më kujtohet edhe kur në rrugicën në të cilën u rrita („Cvetan Dimov“) kishte vetëm një furrë të vjetër (te gjyshja). Atëherë “solenkat” të cilat i hanim nuk mbanin erën e benzinës së automobilit…

Lexo më Shumë

Me rastin e 40 vjetorit të formimit të njësisë speciale “Tigrat”, zevendes kryeministri Artan Grubi ka bë homazhe te përmendorja e “branitellave” maqedonas që kanë rene edhe në luftën e vitit 2001 kundër UÇK-së. Grubi ka qenë pjesë e delegacionit qeveritar të udhehequr nga kryeministri Zaev, ministrja e mbrojtjes, Shekerinska dhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Lexo më Shumë

Shkruan: Agim Baçi Do të jetojmë si fëmija e përrallës së Andersenit “Rrobat e mbretit”, që i thotë mbretit se është lakuriq, apo do të duartrokasim si shumica pa guxuar të themi se çfarë shohim realisht? Kjo dilemë nuk ka të bëjë thjesht me një guxim për të pohuar vetëm realitetin, por ka të bëjë me kurajën për të patur disa përgjigje të rëndësishme në jetë, që i japin kuptim asaj që duam apo asaj që i ikim. Por, a komunikojmë ne sot si shoqëri me të vërtetat? A po rritet një brez me të cilin mund të bashkëndajmë kurajën…

Lexo më Shumë

“BDI më shumë është në Serbin – ndaj dhe hapin konsullata nëpër fshatrat e Serbisë. Ata janë më afër dhe miq me shokët e vjetër të Millosheviqit”, ka thënë kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi për Alfa TV. Sipas Gashit, në politikë duhet të jesh për kauzë dhe qëllim, ndërsa nëse je në rrugë të gabuar, çdo hap që bën është dëm dhe gabim në politikë.

Lexo më Shumë

Të ardhurat buxhetore nga komuna për shkollën “Ibe Palikuqa” në fshatin Bojanë të komunës së Sariajit janë 28.564.883 denarë, njofton portali pa cenzurë. Por jo gjithmonë i gjithë buxheti shfrytëzohet për nevojat e shkollës. Nga një dokument që është firmosur edhe nga drejtori i shkollës, Bari Mamuti vetëm për mbeturinat shpenzohen rreth 236,184 denarë, ku sipas banorëve aty asnjëherë nuk kanë shkuar për t’i larguar mbeturinat. Gjithashtu, shërbimet për kompjim kanë kushtuar 73, 807 denarë. Por në raportin që janë shënuar të gjitha shpenzimet, kjo shifër është shënuar dy herë. Nga kjo, le të kuptohet se shifra është shënuar vetëm…

Lexo më Shumë

Lekë Dalipi është përkthyes me profesion e në ndërkohë merret me çiklizëm, ngjitje dhe shumë sporte tjera, për të cilat kemi folur me të për të ndarë përvojat e tij, njofton Telegrafi Maqedoni. Përkthimin ai thotë se e ka nisur që në shkollën e mesme, punë të cilën ai e bën edhe tani. “Përkthimi ka qenë shoqërues i jetës time, duke filluar nga gjimnazi e deri më sot” ka thënë Dalipi. Ai thotë se e ka përmbushur nevojën që në shkolla të kenë libra, duke kontribuar në përkthimin e librave shkollorë, me makinën e tij elektrike për shkrim. Ai ka…

Lexo më Shumë

Marrë nga Sigmak Sot shënohen 40 vjet nga ngritja studentore në Prishtinë në formë proteste stoike kundër regjimit komunist jugosllav i cili më pas rezultoi në organizim pan-shqiptar për të thyer terrorin ndaj shqiptarëve i cili kulmoi edhe me gjenocid dhe luftë që përfundoi me triumf të shqiptarëve dhe Kosova sot gëzon pavarësinë e saj dhe performancen e një Republike demoktratike evropiane. Ishte Rezistenca dhe idealet që u shndërruan në vepër për të qenë edhe sot udhërrëfyes për ekzistencën kombëtare si dhe betejën që sot e kësaj dite është aktuale për pastrimin final të infiltrimit deri në përmasa të kontrollit…

Lexo më Shumë

Anëtari i Kryesisë Qendrore të Alternativës, Zeqirija Ibrahimi përmes rrjetit social facebook ka pyetur Zaevin: Ku e ke shumicën? E pat kjo punë. Gati është! (Gotov je) Duke njoftuar se Kuvendi tashmë është bllokuar nga opozita shqiptare për shkak të Ligjit për shtetësi, e ka pyetur kryeministrin Zoran Zaev, se “ku e ke shumicën?”, duke e përmendur faktin se Izet Mexhiti tanimë nuk është koordinator i grupit parlamentar të BDI-së. Shkrimi i plotë i Zeqirija Ibrahimit: Opozita shqiptare e ka bllokuar Kuvendin e Maqedonisë së Veriut Reciprocitet: ose SHTETësi edhe për shqiptarët ose s’ka Kuvend fare. Ky është dallimi mes…

Lexo më Shumë

Për opinionin e brendshëm të Maqedonisë PARAQITJE PUBLIKE E KËRKESËS drejtuar ministres Irena Stefoska, kryeministrit Zoran Zaev dhe zv.kryeministrit të parë Artan Grubi Të nderuar media! Nëpërmjet angazhimit Tuaj, që keni përcjellur aktivitetet tona, njoftojmë opinionin e gjerë, që pas Kërkesës publike drejtuar krerëve institucional (ministres Stefoska, kryeministrit Zaev dhe zv.kryeministrit të parëGrubi) më 25 shkurt, meqë asnjëri nuk u përgjigjë, më 3 mars të njejtëve u dërguam edhe këtë Kërkesë publike me shkrim, qëtashmë të tre institucionet e kanë obligim ligjor, Kërkesës sonë publike t’i përgjigjen me shkrim ndërsa presim që përgjigja e Ministrisësë kulturës, nën ndikimin institucional të…

Lexo më Shumë

Kryetari i Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme, Blendi Hodai ka reaguar ashpër kundër drejtorit të një shkolle fillore i cili publikoi fotografi me një nxënës të cilit shkolla i kishte dhuruar laptop. Hodai thotë se drejtori partiak i shkollës nuk guxon të keqpërdorë nxënësit për interesa personale, njofton News33. “Drejtori partiak i një shkolle fillore të Kumanovës që reagova ndaj tij në publikimin paraprak, e fshiu postimin! Po e ritheksoj edhe një herë: askush nuk guxon të (keq)përdorë nxënësit për interesa personale të dikujt. Ka kalu ajo kohë, ska më AUTORITET mbi NXËNËSIT! Nëse dëshiron të bësh mirë,…

Lexo më Shumë