Author: IM

Sipas Enti Shtetërorë për Statistika numri i qytetarëve të regjistruar që jetojnë jashtë vendit ka shkuar në 77 122, transmeton Alsat. Regjistrim i diasporës përmes aplikacionit online mund të bëhet deri me 21 prill. Regjistrimi i popullsisë brenda vendit pritet të nis me 1 prill dhe do të zgjasë deri me 21 prill. Ndryshe, qytetarët që jetojnë jashtë vendit, e që nuk kanë mundësi të regjistrohen përmes aplikacionit online, nga 1 prilli do të mund të regjistrohen nga familjarët ose të afërmit e tyre në Maqedoninë e Veriut, që i dinë të dhënat për personin në fjalë. Kurse nga 1…

Lexo më Shumë

Ushtruesi i detyrës i PDK-së, Enver Hoxhaj, pas takimit me zëvendëskryeministrin e parë, Artan Grubi në një pres-konferencë të përbashkët i bëri thirrje diasporës shqiptare të Maqedonisë së Veriut që të regjistrohen në këtë proces pasi që është shumë i rëndësishëm. Hoxhaj mes tjerash në apelin e tij theksoi se me këtë regjistrim shqiptarët do të dëshmojnë se në Ballkan janë si gjermanët në Evropë.

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së sotme pritet dorëheqja e Fatmir Limanit, zyrtar i BDI-së nga Kërçova. Limani është ish pjesëtar i UÇK-së dhe ish i burgosur në rastin “bombashët e Kërçovës”. Deri para ca kohe ishte zëvendës drejtor në kompaninë shtetërore ELEM. Burime të gazetës Lajm, thonë se Limani tani e tutje do të veprojë si i pavarur. Si i tillë ai pritet të garojë edhe në zgjedhjet lokale si kandidat për kryetar të komunës së Kërçovës, ku BDI sërish do kandidojë me kryetarin aktual, Fatmir Dehari. Fatmir Limani është i biri i atdhetarit Beqir Limani, e njëkohësisht edhe familjar i kryetarit…

Lexo më Shumë

Erold Musliu, drejtor i Agjencisë për Zbulim ka deklaruar që shumë shtete aktualisht e përdorin kovid-diplomacinë për strategjitë e tyre hibride, si element për presion, duket shtuar se edhe ne si vend jemi të ekspozuar ndaj këtij presioni mediatik. ”Një nga përparësitë kryesore në punën e Agjencisë, e cila përcaktohet në nenin 4, është rivaliteti gjeopolitik që zhvillon strategji dhe kërcënime hibride. Sigurisht, ne si aleatë të NATO-s kemi përparësi. Si Agjenci kemi përparësi kombëtare dhe të sigurisë dhe si aleatë të NATO-s, me çka ne ndajmë përparësitë e sigurisë me Aleancën. Strategjitë hibride janë sigurisht ndër ato përparësi. Jo…

Lexo më Shumë

Përvojat në spitalin e Tetovës ishin përvoja që nuk do t’i harroj kurrë në jetën time, shkruan Rufije Azi në një status të gjatë në Facebook, në të cilin ajo pohon se kovid protokollet në spitalin e Tetovës shkelen, si dhe se për shkak të kujdesit joadekuat në objektit, babai e pastaj edhe nëna e saj 70-vjeçare janë infektuar me kovid, raporton SlobodenPeçat. Lexoni fjalën e saj për publikun: “Kisha dëgjuar nga shumë njerëz, të cilët thoshin: Zoti mos e bëftë të përfundosh në spitalin e Tetovës, ku ryshfeti dhe korrupsioni të mbajnë gjallë, ku as pastruesi pa futur diçka…

Lexo më Shumë

Fejzi Hajdari botues i Gazetës Lajm,  ka folur në një Intervistë ekskluzive për Agjencinë më të madhe bullgare të lajmeve BGnes. Më poshtë ua sjellim intervistën e shqipëruar: Ndiqeni videon në Youtube: https://www.youtube.com/watch?v=CirK_mHVGHA -Cfare po ndodh ne BDI dhe cilat jane gabimet me te medha te Ali Ahmetit? Fejzi HAJDARI: Gabimi më i madh i Ali Ahmetit, sipas mendimit tim, është se tani një kohë të gjatë gjendet i rrethuar nga bashkëpunëtorë që e kanë shkëputur nga realiteti politik, ekonomik dhe gjeostrategjik. Rreth tij është një ekip njerëzish të cilët ia pamundësojnë ta vërejë interesin real jo vetëm të qytetarëve…

Lexo më Shumë

Për nesër, në ora 11:00 është njoftuar se ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe do t’i drejtohet publikut, Kjo paraqitje e tij vjen një ditë pasi opozita në Kuvend paralajmëroi interpelancë ndaj tij. Gjatë ditë, Filipçe njoftoi se nesër Komisioni për sëmundje ngjitëse do të vendos se a do të kërkojë orë policore gjatë tërë fundjavës.

Lexo më Shumë

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, e ka parë vendosjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem të Izraelit si marrëveshje verbale ndërmjet kryeministrit në detyrë, Avdullah Hoti dhe kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu. Konjufca, i ftuar në ‘Rubikon’, ka thënë se meqë nuk është pjesë e dokumentit zyrtar të marrëveshjes së arritur në Uashington më 4 shtator të vitit të kaluar, Qeveria Kurti do ta ri-shqyrtojë atë. “E para, duhet të mendoj që të shikohen të gjitha dokumnentet origjinale, se si ka ardhë deri tek ky premtim. Unë e di që Jerusalemi si koncept edhe si lokacion nuk…

Lexo më Shumë

Përplasje si në skena filmi kanë ndodhur dje mes policisë dhe dy vjedhësve të makinave në Shkup. Sipas policisë, fillimisht një 51 vjecar, me adresë banimi në rrugën “Sreqko Puzhallka” ka njoftuar në MPB se është vjedhur makina e tij “Ford Fiesta. Më vonë, patrulla policore e ka vërjtur makinën në lagjen “Maxhari” dhe ka filluar ta ndjekë. Kur e kanë vërejtur policinë, dy vjedhësit kanë zbritur nga makina dhe kanë filluar të ikin, transmeton gazeta Lajm. Njëri prej tyre ka gjuajtur me armë drejt policisë, por nuk e ka qëlluar. Edhe njëri prej policëve ia ka kthyer, duke gjuajtur…

Lexo më Shumë

Ish-gjenerali policor, Stojançe Angellov ka komentuar veprimin e djeshëm të zëvendëskryeministrit, Artanb Grubi i cili mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 40-vjetorit të formimit të njësitit “Tigrat”. Angellov në një deklaratë për Kanal5 e ka quajtur këtë veprim të Grubit si një “akt i bukur”. “Dje zv/kryeministri Artan Grubi ka bërë një akt të bukur- qëndroi para monumentit të ‘Tigrëve’ të ndjerë, mes të cilëve ka edhe pjesëtarë të vrarë në luftën e 2001-it. Por sot, disa pjesëtar të UÇK-së dolën me komunikatë me të cilën e dënuan këtë, gjest të tij human, duke i kujtuar atij se ‘Tigrat’…

Lexo më Shumë

“Artan Grubi është një fanatik, fashist, dogmatik, servil tipik nga dukja e natyra, i cili erdhi nga rruga dhe na e solli lirinë. E sot përfundimisht e mbylli kapitullin e tij me një dekoratë nga njësitet famëkeqe Tigrat. Këtë dekoratë a thua si e ka përjetu Ali Ahmeti pasi në 1981 ky formacion ka qenë aktiv në demostratat e pranverës studentore të Kosovës. Të gjitha dyshimet se pse u dekorua na çojnë kah Lagja e trimave dhe beteja e Kumanovës, ku Grubi ishte mjaft aktiv me shokun e tij Mijallkovin. Maskat rranë tash e dijmë kush na përfaqëson dhe me…

Lexo më Shumë