Author: IM

Rami Mislimi Dje u shënua 24-vjetori i Marrëveshjes së Ohrit dhe, ndryshe nga vitet e kaluara, këtë vit atmosfera ishte ndjeshëm më e zbehur. Që në hyrje tek salla, dallohej mungesa e dorës organizative të Artan Grubit. Çdo ngjarje, qoftë e organizuar nga BDI-ja apo edhe nga partitë e tjera, në kohën kur Grubi ishte përgjegjës, shndërrohej në spektakël. Çdo lëvizje, çdo fjalë, çdo detaj ishte lajm më vete. Dje, mungoi gjithçka. Çfarë pashë në realitet? Në fillim, vura re funksionarë të Aleancës për Shqiptarët të dy krahëve, të Selës dhe të Taravarit. Dukeshin si të turpëruar nga vetja. Ata…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët krahu i Arben Taravarit, sot përmes kumtesës kanë prezantuar pikën e gjashtë të Platformës Kombëtare, që në fokus ka për synim diasporën shqiptare. Sipas tyre, diaspora shqiptare është një pasuri kombëtare për zhvillimin e shqiptarëve. Kumtesa e plotë e Aleancës për Shqiptarët krahu i Taravarit: Të nderuar qytetarë, përfaqësues të mediave dhe bashkëkombës shqiptarë, Shpalosja e Pikës 6 të Platformës Kombëtare:
Diaspora dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare Të nderuar qytetarë, të dashur bashkatdhetarë,
Në prezantimin e Platformës Kombëtare, sot ndalem te një shtyllë thelbësore për forcimin dhe zhvillimin e kombit tonë, diaspora shqiptare dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.
Diaspora shqiptare është pasuri kombëtare. Ajo…

Lexo më Shumë

Dikur një gërvishtje në gju mjaftonte për të shqetësuar një prind, sot mjafton nje copë kikirik për ta rrezikuar jetën e një femijë. Alergjitë që dikur ishin të rralla, sot janë pjesë e përditshmërisë gati se për shumicën e fëmijëve. Skuqjet në lëkur, lotim prej syve, një teshtim, ose në raste më të rënda vështirësi në frymëmarrje të gjitha këto janë simptoma të alergjisë, që një prind duhet të marrë masa dhe të vizitohet fëmija me shpejtësi tek mjeku amë apo ambulanta më e afërt theksoi Pediatri Harkan Memedi. HARKAN MEMEDI, PEDIATËR ‘’Alergjitë paraqesin reagim të organizmit ndaj një…

Lexo më Shumë

Sot shënojmë 24-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, një nga momentet më të rëndësishme në historinë politike të Maqedonisë së Veriut dhe gur themeli i shtetit modern. Ambasadori shqiptar në Shkup, Denion Meidani, e cilëson këtë marrëveshje shumë më tepër sesa një dokument të së shkuarës; ajo është një angazhim i përditshëm për një të ardhme europiane, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme. Në fjalën e tij, ambasadori thekson se Marrëveshja e Ohrit duhet të respektohet, të zbatohet dhe të mbrohet si një vlerë e përbashkët që garanton paqen dhe bashkëjetesën në rajonin e Ballkanit. “24 vite paqe, bashkëjetesë dhe ndërtim i një…

Lexo më Shumë

Në një konferencë për media, Genc Selmani, nga Departamenti i Shëndetësisë në Aleancën për Shqiptarët, akuzoi ministrin e Shëndetësisë, Azir Aliu, për mashtrim publik dhe përdorim politik të stafit shëndetësor. Selmani tha se edhe pse Fondi i Sigurimit Shëndetësor kishte refuzuar kërkesën për punësime, Aliu vazhdoi të deklaronte se punonjësit do të merrnin vendet e punës, duke përfshirë edhe militantë të VLEN-it. “Ministrit të Shëndetësisë i kanë mbaruar gënjeshtrat. Kjo është një nga manipulimet më të mëdha të bëra ndonjëherë me personelin shëndetësor,” tha ai. Ai theksoi se procesi i punësimeve është në kundërshtim me Ligjin për Zgjedhje, neni 8A,…

Lexo më Shumë

Nafie Selmani Katërmbëdhjetë muaj pas ardhjes në pushtet, publiku bombardohet me lajme për “arritjet” e VLEN-it, kryesisht përmes mediave që i kontrollojnë dhe në rrjetet e tyre sociale me tituj si: “Tre punësime dhe pesë avancime në filan institucion”. Kryetarë partish që pretendojnë të jenë liderë dhe bartës të proceseve të mëdha politike, ekonomike e kulturore, janë shndërruar në militantë partiakë dhe mburren publikisht e pa u turpëruar me punësimin e ndonjë mësueseje, mjekeje apo referenti. Jo vetëm kaq, por i detyrojnë punësuarit të pozojnë para kamerave, vetëm që vetë të kenë me çfarë të lavdërohen, pa pasur as minimumin…

Lexo më Shumë

Abil Baush Tendencat ekonomike janë si rrymat detare vështirë të shihen në sipërfaqe, por ndikimi i tyre është i madh dhe afatgjatë. Në ekonominë globale, shtetet e suksesshme janë ato që jo vetëm i njohin tendencat, por edhe i parashikojnë, duke i përshtatur politikat e tyre me atë që do të vijë, e jo me atë që tashmë ka kaluar. Për fat të keq, në Maqedoni duket se shpesh reagojmë me vonesë dhe atë mbi bazën e simptomave që në kontekst global tashmë nuk janë në fokusin e politikave ekonomike. Analiza më e re e “Finance Think” është një shembull…

Lexo më Shumë

Shkruan: Xhevdet Pozhari Dikur, quhej “villa e Radoiçiqit” – vend ku hartoheshin planet famëkeqe kundër shtetit të Kosovës. Aty ku mbaheshin mbledhjet e atyre që kishin për mision minimin e pavarësisë sonë. Sot, ky objekt është bazë e Policisë së Kosovës, një nyje e rëndësishme për sigurinë e vendit. Po ashtu, objekti i Kryqit të Kuq, që Radoiçiqi e përdorte për stërvitje të trupave paramilitare, është tashmë nën kontrollin e policisë. Në këtë zonë funksionojnë shumë stacione e nënstacione policore – dhe të tjera janë në ndërtim e sipër. Kanali i Ibër Lepencit është sanuar plotësisht pas sulmit te*orist. Autorët…

Lexo më Shumë

Agron Ajdini Premtime në letër, realitet në hije. Në prag të zgjedhjeve, pyetjet që shtron janë thelbësore — sepse në thelb, aty përcaktohet se a po shkojmë drejt përmirësimit apo thjesht po ndjekim një skenar të njohur. Çfarë presim ne nga kandidatët? • Transparencë: të tregojnë hapur planin e tyre, buxhetin dhe mënyrën e realizimit. • Zgjidhje konkrete: jo vetëm fjalë të bukura, por masa që adresojnë problemet reale (punësimi, infrastruktura, arsimi, shëndetësia, etj.). • Integritet: njerëz që mbajnë fjalën, jo që zhduken pas fitores. Çfarë ofrojnë ata realisht? Këtu shpesh bëhet ndarja: • Disa ofrojnë platforma reale, me hapa…

Lexo më Shumë

Katër muaj me radhë ashensorët në Klinikat Interne nuk funksionojnë, duke e bërë të pamundur transportin e pacientëve në gjendje të rëndë dhe dorëzimin e analizave laboratorike, informon PressOnline.al. Punonjësit shëndetësorë shprehin indinjatën e tyre, duke theksuar se kjo gjendje rrezikon jetën e pacientëve dhe rëndon punën e stafit mjekësor. Sipas gazetares me përvojë shumëvjeçare në përcjelljen e rrethanave në sektorin e shëndetësisë, Mençe Toçi, një situatë e këtillë nuk duhej lejuaj nga personat kompetentë. Buxheti për riparimin e ashensorëve ka qenë i siguruar, por ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, nuk e ka shpallur tenderin për shkak të kalkulimeve financiare.…

Lexo më Shumë

Ministria e Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut ka shpallur listën e oficerëve të caktuar për pozita në strukturat e NATO-s dhe OSBE-së, por asnjë shqiptar nuk është përfshirë në këtë konkurs. Pavarësisht faktit se shqiptarët përbëjnë një përqindje të rëndësishme të popullsisë, e aq më pak janë edhe të përfaqësuar në Forcat e Armatosura të RMV-së, çuditërisht në listën zyrtare të të emëruarve nuk ka asnjë shqiptarë. Vendimet e publikuara më 28 korrik dhe 1 gusht 2025 përcaktojnë emërime në poste të larta në Napoli, Bruksel, Vjenë dhe Selanik, siç mund të ceken: Shtabi i Forcave Aleate të NATO-s në…

Lexo më Shumë

Naser Pajaziti Në korrikun e vitit 2023 mora një telefonatë nga një mik i largët nga Amerika: “Mos ngacmo shumë ti në stilin tënd, se ka një nismë përtej politikës, një nismë e madhe nga Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Diasporë, me në krye presparin Nazar Mehmeti”. Të nesërmen, në një nga hotelet e Shkupit, u takova me grupin e biznesmenëve të fuqishëm të prirë nga Nazari, që kishin ardhur nga Amerika e largët, Suedia, Austria, Franca, etj. Idetë e tyre ishin të pastra: hyrja e kapitalit të diasporës sonë në vendlindje, me synim zhvillim dhe lulëzim të ekonomisë, jo…

Lexo më Shumë