Pas “Don’tYou20%me”, edhe apel për tu regjistruar shqiptarëve të Austrisë u ka bërë edhe mërgimtari Florim Abazi. Nëpërmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, Florimi ka spjeguar procedurat e regjistrimit, pë rata mërgimtarë që nuk I dijnë këta procedura. Statusi i plotë: “Ju lutem gjithe diaspores,gjithë ata qe kane hamendje,ata qe kane vetem nje pasaport te huaj por kane cartifikate te Maq.kanë te drejten e botës te regjistrohen”, ka shkruar Abazi
Author: IM
Kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari nëpërmjet një statusi në Facebook ka reaguar me ironi ndaj Edi Ramës. “Më në fund, ai që na ka lakuar ne shqiptarëve në Maqedoni, është as më shumë e as më pak por vet kryeministri i Shqipërisë z.Edi Rama. Si fillim e falemnderojmë z.Ramën që u kujtua se në Maqedoni ka shqiptarë. Më mirë vonë se kurrë! Por na vjen shumë keq kur dëgjojmë se si ngatërrohet keq me fakte e emra, sepse bashkëautor me azilantin e Hungarisë, që siç the ti nuk la dy gurë bashkë për ta huq regjistrimin paraprak është…
Ejup Berisha Z.President duke u bazuar në realitetin aktual politik ku pozita me opozitën janë zënë keq dhe po bëjnë luftë të ashpër për pushtet në ambientin politik të vendit tone, luftë politike kjo e karakterizuar me antagonizma konflikte her pas here edhe me përleshje fatmirsisht tani për tani vetëm verbale e jo frontale . Apo duke e analizuar situatën ku opozita po e bën betejën e saj që tia merr pushtetin pozitës dhe pastaj vet të bëhet pushtet dhe duke i parë e duke i ndjekur sjelljet e të gjithë faktorëve politik në skenën politike vendore mund lirisht të…
Në ambientet e Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik (IBU) në Shkup, sonte u hap projekti tradicional “Shkolla Rinore Köprü 2021” në organizim të Shoqatës ”Köprü” në bashkëpunim me Kryesinë e Turqve Jashtë Vendit dhe Komuniteteve Mike (YTB), raporton Anadolu Agency (AA). Kryetari i Shoqatës për Kulturë, Art dhe Edukim “Köprü”, Husrev Emin, duke falënderuar YTB-në, tha që projekti është tradicional që mbahet nga viti 2016. “Si shoqatë ‘Kopru’, me projektin e shkollës rinore organizojmë seminare, aktivitete kulturore, udhëtime, lexim të librave, shikimin e filmave tematikë, në mënyrë që të përmirësojmë aftësitë personale të të rinjve që jetojnë veçanërisht në Shkup, për të…
Aktori i shumë filmave të huaj po edhe vendor po edhe aktor në shumë veprave në teatro Luran Ahmeti është ndarë nga jeta mbrëmjen e sontme. Siç marrim vesh Ahmeti jetën e ka humbur nga virusi Covid-19. Ndryshe, një nga rolet më të rëndësishme gjatë karierës së tij Ahmeti e ka luajtur në filmin “Sulejmani madhërishëm” kurse në serialet vendore Ahmeti ka lujtur në serialin “O sa mirë”, në rolin e profesorit të Historisë. News33 po edhe Almakos ju shpreh ngushllime familjes Ahmeti për humbjen e vëllaut, djalit dhe babait. Njëashtu u shprehim ngushllime edhe komunitetit të artistëve për humbjen…
Nga ora 22:00 e datës (24.03.2021) deri në ora 05:00 të ditë së sotme janë konstatuar 22 shkelje të orës policore. Ndërkohë në 24 orët e fundit Ministria për Punë të Brendshme ka regjistruar edhe 531 shkelje të masës për mbajtjen e maskës mbrojtëse si preventivë për pengimin e përhapjes së koronavirusit. Nga MPB-ja në vazhdimësi bëjnë thirrje që të respektohen masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria e që kanë për qëllim ballafaqimin me Kovid-19.
Në klinikën Torakale dhe Vaskulare pranë Kampusit Universitar Nënë Tereza në Shkup kanë filluar për herë të parë operacione jo-invazive për largimin e formacioneve apo tumoreve nga parenhimi i mushkërive apo mbështjellësit te tyre. Teknikë e re, e cila e minimalizon rizikun e komplikacioneve intraoperative dhe zvogëlon kohëzgjatjen dhe komplikimet e mjekimit post-operativ. Kjo u mundësua pas trajnimeve të suksesshme disa mujore nga ekspertë europian dhe botërorë. Me këtë arritje hapen dyer të reja për ardhmërinë e mjekimit të pacientëve pranë Klinikës Torakale dhe Vaskulare.
THIRRJE PËR NDIHMË: Te dielën (21.03.2021) në ora 10 është parë për herë të fundit shoku jonë Islam Lumani, ai kishte veshur pantallona blu, xhaketë dhe këpucë të zeza. Dihet se ai është nisur drejt plazhit në Kranjë, por mund të ketë ecur në drejtim ende të panjohur. Sot është dita e katërt pa të. Vëllezër dhe motra, na ndihmoni të gjejmë vëllaun tonë shëndoshë dhe mirë. Ç’do informacion nga ana juaj mund të qetësojë zemrat tona. Numra per kontakt: +389 70743937 +389 71841758 +389 75848084
Amir Bilalli Pas fitores se Kurtit në Kosovë, teoritë konspirative për ndryshim të kufijve në Ballkan sikur morrën hov. Sipas tyre, viktimë e parë do të jetë Maqedonia e Veriut, kurse e dyta si “domino-efekt” – BeH. Ata nisen nga realiteti se pas rënies së komunizmit, pothuajse të gjitha vendet e Evropës Lindore iu bashkuan UE-së, kurse Ballkani Perëndimor mbeti në ” listën e pritjes së gjatë”, me pa ide se si mëtej, që mund të shkaktojë paraqitjen e opcioneve të reja me kufij të ri. Madje mendohet se zhagitja bëheka qëllimisht që të krijohet një hartë e re ballkanike!…
Komunistët jugosllavë nga nëntori i vitit 1944 deri në maj të vitit 1945 në territoret shqiptare të atëhershme të Maqedonisë, Kosovës dhe Malit të Zi, pa gjyq, kanë vrarë rreth 50 mijë shqiptarë, zbulon në një intervistë për emisionin “Target” në Almakos, historiani nga Shkupi, Qerim Lita. Pas ASNOM deri në përfundimin e Luftës së Dytë Botërore, Lita thekson se komunistët maqedonas kanë kryer disa masakra ndaj popullatës civile shqiptare, siç janë masakrat në fshatrat Runica, Bllacë, Sopot dhe Zajas, dhe një masakër e ngjashme u krye në qytetet e Gostivarit dhe Tetovës. Për më tepër ndiqeni intervistën e plotë…
Të nderuar pjesëtarë të diasporës sonë nga Maqedonia e Veriut, ne si Këshill Koordinues i Diasporës (KKD), Ju bëjmë thirrje të gjithë Juve në çdo vend të botës, kudo që ndodheni, – Bëhuni pjesë e regjistrimit të popullatës në Maqedoninë e Veriut. Regjistrimi i popullatës në këtë vend tashmë ka hyrë në fazën thelbësore kur pa përjashtim të gjithë Ju duhet të bëheni pjesë e këtij procesi që përfundon më 21 prill. Me aktin tuaj të regjistrimit, përmes një angazhimi fare të vogël, Ju ia bëni shërbimin më të madh vendit tuaj. Rezultatet e regjistrimit, pra dalja në shesh e…
Të revoltuar nga shpallja e rezultateve të Ministrisë së Kulturës për përzgjedhjen e projekteve shqiptare, 17 shoqata për kulturë, art dhe letërsi të Tetovës, kanë akuzuar ministren e kulturës Irena Stefoska se po kthen agjendën anti-shqiptare të viteve të 80-90-ta në kulturë. Përfaqësuesja e këtyre shoqatave Zinepe Rexhepi, tha se projektet shqiptare nuk janë marrë aspak në shqyrtim, ndërsa i quajti trillime arsyetimet e Ministrisë së Kulturës se këto projekte nuk kanë plotësuar dokumentacionin. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut urgjentisht ta ftojë në përgjegjësi Ministren aktuale të Kulturës, Irena Stefoska, dhe ta shkarkojë nga kjo detyrë! Urgjentisht të…

