Kryetari i Departamentit të shëndetësisë pranë ASH, Bekim Tateshi, mbrëmë në Clik Plus paraqiti shqetsimet lidhur me shpërndarjen dhe shitjen e pakontrolluar të medikamenteve për trajtim me Kovid 19, në Kosovë, edhe atë me banderola të Maqedonisë së Veriut. “Sipas informatave të Fondit Shëndetsorë thuhet që shumë ampula Kleksan, që përdoret kundër mpikjes së gjakut, i gjen në Kosovë, biles me banderola të Maqedonisë, dhe flitet që shumë ilaçe me banderola të Maqedonisë ndodhen në Kosovë. Krejt këto, ne si opozitë na japin të drejtë të kërkojmë Dorëheqje.”
Author: IM
Kryeministri Zoran Zaev tha se të hënën mund të arrihet marrëveshje lidhur me çështjen e shtetësisë në takimin që do të ketë me opozitën shqiptare Aleanca dhe Alternativa. Ai tha se ata si qeveri janë përgatitur që tu dalin në pah kërkesave të koalicionit shqiptar. “Ti japim mundësi takimit të hënën të gjejmë zgjidhje dhe është radha që kërkuesi i këtij takimi, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa ti kumtojnë në fund edhe zgjidhjet dhe ne të dalim me ata dhe të themi se çfarë është ajo për çka është arritur marrëveshje. Pra pres që të gjindet zgjidhje duke i ditur…
Drejtori i Entit shtetëror për Statistikë, Apostoll Simoski ishte i prerë në qëndrimet e tij sa i përket çështjes nëse diaspora po regjistrohet apo evidentohet. Ai theksoi se diapsora siç e parasheh ligji po regjistrohet. Por si duket e vërteta po qëndron pak më ndryshe, shkruan Zyrtare.net Gjatë një verifikim që ka arritur të bëj portali Zyrtare.net ka arritur të has se në ueb faqen e Entit shtetëror për Statistika, gjegjësisht në faqen e krijuar për procesin e regjistrimit https://popis2021.stat.gov.mk/ në ballinën ku tregohen informacione për rrjedhën e procesit në diasporë shihet se në verzionin e faqes në gjuhën maqedonase qëndron se…
Alternativa Shqiptare në Mal të Zi, e udhëhequr nga Kryetari i Tuzit, Nik Gjeloshaj, përmes një kumtese ka njoftuar se janë duke menduar seriozisht për të kërkuar që Tuzi të jetë pjesë e buxheteve të Shqipërisë ose Kosovës. “Qeveria e Dritan Abazoviq [Abazoviqi është zëvendëskryeministër në mal të Zi] në projekt-buxhetin për vitin 2021, nuk planifikoi asnjë cent investimesh në komunën e Tuzit, megjithëse na takon me ligj. Pasi ishte mysafir në komunën e Tuzit dhe premtimeve të bëra, Abazoviq duhet të turpërohet nga [mos)veprimet e tuaja. Ju vazhduat pothuajse të njëjtën praktikë në Ulqin, si dhe në komunat e…
Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski në një dalje për media dha detaje në lidhje me aksionin. Ai tha se janë lëshuar 215 pasaporta me identitet të huaj. Spasovski tha se nëpunësit policor e kanë keqpërdorur detyrën zyrtare dhe kanë dhënë pasaporta të Maqedonisë duke përdorur identitetin e dikujt tjetër. Mes tjerash, ai shtoi se ky aksion ka filluar që nga viti 2019. “Ato kanë keqpërdorur detyrën zyrtare dhe kanë dhënë pasaporta të Maqedonisë duke keqpërdorur identitetin e dikujt. Pas informacioneve dhe planeve të ndryshme operative që kemi ndërmarrë në fillim të vitit 2019”, tha Spasovski.
Kryeministri Zoran Zaev disa ditë më parë paralajmëroi se Qeveria do të propozojë heqjen e taksës rrugore për turistët serb, ndërsa si duket kjo do të zgjerohet edhe me propozime tjera. Drejtori i Agjencisë për Promovim dhe Përkrahje të Turizmit, Lupço Jovanovski ka propozuar që turistët serb në vendin tonë të kenë parking pa pagesë, bileta për muze, si dhe lirime në kafene dhe hotele. “Dora e zgjatur asnjëherë nuk duhet harruar! Propozoj: bileta pa pagesë në të gjitha muzetë, parking pa pagesë në të gjitha qytetet, lirime në objektet hotelerike, lirime në kapacitetet strehuese, transfero e shpejtë në pikat…
Ejup Berisha Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut Z. Stevo Pendarovski në një sondazh të fundit të hulumtimit mendimit të opinionit publik ka dalur me besueshmëri më të madhe në raport me faktorët e tjerë politik të angazhuar në ambientin politik të RMV-së. Kështuqë unë si qytetarë i këtij shteti mendoj se ky fakt dhe rezultatet e dala nga ky sondazh duhet të përshëndeten dhe të thuhet se Presidenti Stevo Pendarovski e meriton besueshërinë që ka dale nga sondazhi në fjalë. Pra rezultatet e tij i përshëndes dhe mendoj se të dhënat që kanë dalë nga sondazhi në fjalë…
Sonte, pas përmbylljes së reformave të brendshme partiake, Kryesia Qendrore e partisë, në mënyrë unanime, zgjodhi dhe rikonfirmoi kryesinë e re të partisë, ku me këtë rast Sekretar i Përgjidhshëm i AlternAtivA-s u zgjodh kryetari i degës së Çairit, Bekim Sali – stomatolog. Ndërkohë në FB është vërejtur një mobilizim i madh i aktivistëve të Alternativës, pas përzgjedhjes së Bekim Saliut si Sekretar i Përgjithshëm, duke shpërndarë fotografinë e tij me mbishkrimin: ana jonë dihet – Autentik, Autonom, Autokton! Në këtë mbledhje u zgjodhën edhe nënkryetarët e partisë: deputetja Safije Sadiki – Shaini, deputeti Hysni Ismaili dhe profesori universitar Lulzim…
Sonte, në një mbledhje konstruktive – në përfundim të procesit të reformave në parti – u zgjodhën edhe nënkryetarët, Sekretari i Përgjithshëm dhe sekretarët e sekretariateve të partisë. Kështu, me vota unanime, Sekretar i Përgjithshëm i Alternativës u zgjodh kryetari i deritanishëm i degës së Çairit, Bekim Sali – stomatolog. Nënkryetarë të partisë, po ashtu me vota unanime, u zgjodhën: Dr. Lulzim Aliu – profesor universitar, Dr. Hysni Ismaili – profesor universitar dhe deputet Safije Sadiki – Shaini – profesore universitare dhe deputete. Në kuadër të reformave u zgjodhën edhe sekretarët e sekretariateve. Kështu Sekretar i Sekretariatit të Politikave Strategjike…
Ndonëse një kohë më të gjatë, brenda kampit politik të BDI-së jemi dëshmitar të pakënaqësive të shumta, të cilat individ dhe grupe kohë pas kohe i shprehin në forma të ndryshme, së fundi gjithnjë e më të shprehura janë lëvizjet dhe mesazhet që transmetohen nga Kuvendi republikan. Siç ka paralajmëruar edhe më herët, nënkryetari i partisë së Ahmetit, Izet Mexhiti, nuk mbështeti shtyerjen e regjistrimit, duke votuar kundër në seancën e të premtes. Ky votim ndryshe nga partia rallë ka ndodhur në historinë 30 vjeçare të pavarësisë së Maqedonisë së Veriut. Andaj, kjo lëvizje hap shumë dilema në mesin e…
Pritet që Qeveria e Maqedonisë së Veriut të sjell masa të reja për të përballur me përhapjen e koronavirusit. Kjo ka dalë pas takimit të Shtabit Kryesor Kordinativ, shkruan “360 shkallë”. Sipas tyre, prej nesër në 14 ditët e ardhshme do të mbyllen objektet hotilerike. Po ashtu edhe ora policore do të fillojë dy orë më herët, kështu që në vend prej orës 22:00 ajo do të fillojë në orën 20:00 dhe do të zgjas deri në orën 05:00 të mëngjesit. Gjatë ditës pritet që Qeveria të mbajt seancë për t’i formalizuar vendimet.
Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka uruar Vjosa Osmanin për zgjedhjen e saj si presidente e Kosovës. Urimi i plotë i Ahmetit: Gëzohem që sot deputetët e Kosovës arritën të rrumbullakësojnë konsolidimin e institucioneve të vendit si rezultat i vullnetit të qytetarëve të shprehur në zgjedhjet e 14 shkurtit. Zgjedhja e Presidentes së Republikës së Kosovës është një lajm i mirë për të gjithë dhe unë i uroj zonjës Osmani shumë shëndet, durim e guxim në punën e saj të cilën shpresoj që do ta realizon vetëm me suksese. Tek ne do të gjeni dorë të shtruar vëllazërore për bashkëpunim…

