Kryetari i degës së ASH-së në Çair, Zudi Enuzi Koka në një shkrim në rrjetin e tij social Facebook e ka quajtur hipokrizi fushatën e nisur të BDI-së. Ai thekson se BDI është partia e cila ka shkatërruar çdo gjelbrim për këto vite që ka udhëhequr me shqiptarët. Postimi i plotë i Enuzi-Koka: “Në pragë të zgjedhjeve lokale e në mungesë një oferte konkrete për elektoratin, partia që për 20 vite po qeverisë shqiptarët po na thotë se tani e tutje si prioritet do të ketë jetën cilësore dhe ruajtjen e mjedisit jetësor. S’do mend se edhe kjo ide është…
Author: IM
Ish deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ermira Mehmeti, në një prononcim ekskluziv për News33 ka folur rreth spekulimeve të fundit që u përhapën se kjo e fundit do të ri-kthehet në politikë. Mehmeti në prononcimin e sajë ka mohuar një gjë të tillë dhe ka deklaruar se ç’do ofertë për rikthim në politikë e ka refuzuar. “Çdo lajm i publikuar lidhur me mua paraqet vetëm spekulim dhe përpjekje për senzacionalizem mediatik. Të gjitha propozimet dhe ofertat për ri-angazhim ne politike i kam refuzuar sepse siç e kam bërë të ditur disa herë deri me tani, unë jam tërhequr tërësisht…
Kim Mehmeti Mediat raportojnë se kryetari i BDI-së paska njoftuar se ardhmja e partisë së tij do ketë ‘ngjyrë të gjelbër’, pra se do merret me probleme ekologjike! Shqiptarët e Maqedonisë kanë pasur politikanë të lloj-llojshëm, por asnjëri nga ata nuk është tallur me popullin e vet sa kryetari i BDI-së, i cili ose ai vetë është i tillë, ose neve na konsideron ‘trutrashë’ e të verbër. Por, siç duket, ai beson që nuk shohim se komunat e drejtuara nga BDI-ka kanë një shenjë njohëse: kriminalizimin e plotë të tyre, degradimin e arsimimit, lumenjtë e shndërruar në deponi mbeturinash, mafian…
“Të mos ishte tragjedia, kjo do ishte komedia më e bukur 20 vjet rresht kanë qenë partia e klientelizmit. 20 vjet rresht kanë qenë shembull i komunave të ndotura, me fjalë të tjera “të plehrosura”, pa ujë, pa asfalt e pa ndriçim. 20 vjet kanë dështuar në krejt resorët që i kanë drejtuar dhe, pos aferave të korrupsionit, nuk kanë lënë gjë tjetër. 20 vjet i kani shërbyer herë Gruevskit, herë Zaevit e bile edhe Tarçullovskit. 20 vjet kanë prodhuar 300 mijë shqiptarë të shpërngulur, 500 mijë të tjerë të varfër, ndërsa vetë janë bërë milionerë. 20 vjet kanë mashtruar,…
Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, në edicionin përmbyllës për fundvit të emisionit “Enter” në TV Shenja, ka folur rreth aktualitetit politik dhe krizës euro-atlantike të vendit. “BDI është sinonim i mashtrimit tek shqiptarët, ku kjo parti ka vjedhur çdoherë vullnetin e popullit”, ka thënë Gashi. Sipas tij BDI asnjëherë nuk është vetvetja – ajo herë është LSDM dhe herë VMRO.
Përçarjet e Izet Mexhitit me kryesinë e BDI-së duket se kanë reflektuar edhe te strukturat brenda partiake në Dibër. Almakos nga burime të sigurta brenda BDI-së merr vesh se dje është bërë një sondazh nga ana e BDI për kryetar komune ne Dibër, që do mbahen në nëntor në RMV. Me këtë rast si kandidatë për kreun e Dibrës në garë janë përfshirë tre emra nga BDI-ja: Artin Spahiu kryetar i degës, deputetja Arbana Pasholli dhe kryetari i tanishëm, doktor Hekuran Duka, dhe një nga Aleanca per Shqiptaret profesor Ilirjan Fetahu. Por vihet në pah që në sondazh nuk ka…
Deri më 31 maj të vitit 2021, gjithsej 181 punëdhënës të cilët morën mbështetje financiare nga shteti për muajt shkurt dhe mars nuk u dhanë pagë punëtorëve të tyre. Prej tyre, 157 nuk ua paguanin pagën për një muaj, ndërsa 24 për të dy muajt. Siç kumtoi sot drejtoresha e Drejtorisë së të Ardhurave Publike Sanja Llukarevska, 753 paga mujore nuk janë paguar, ndërsa ndihma financiare e aprovuar por e papaguar është gjithsej 12.071.908 denarë ose 2.738.715 denarë për shkurtin dhe 9.333.193 denarë për marsin. Këta punëdhënës janë nga veprimtaritë, nga përgatitja e vakteve dhe shërbimi i ushqimit, 61, nga…
Fjalë pak e shumë punëtor. Kështu e përshkruajnë shumica e bashkëpunëtorëve, Dritan Ismailin. Një njeri i cili gjithmonë është në gjendje gatishmërie për t’i ndihmuar qytetarët në Ministrinë e Shëndetësisë, që udhëhiqet nga Venko Filipçe. Ai aktualisht ushtron postin e shefit të kabintetit në këtë dikaster. Por kush është Dritan Ismaili? Ai ka mbaruar fakultetin stomatologjik “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, ndërsa ka magjistruar në universitetin “Kristal” të Tiranës. Punët e Ismailit ndër vite: 2001-2004: Komercialist në Avio transport Maqedoni 2005-2014: Drejtor i përfaqësimit në Kosovë të Alkaloid AD Shkup 2014-2018: Këshilltar i drejtorit gjeneral të Alkaloid Ad Shkup…
Sa i përket qëndrimit të dijetarëve eminent të jurisprudencës Islame, të institucioneve relevante fetare dhe të qeverive të shteteve Islame dhe shteteve arabe, në lidhje me dispozitën Bitcoin – it dhe llojeve të tjera simotra të kësaj monedhe virtuale (kriptovalutave), numri i të cilave është i madh, por më e njohura dhe më e përhapura deri më tani është Bitcoin – i, respektivisht, lejohet (është hallall) apo ndalohet (është haram), përdorimi i tyre? Deri më tani dhe ne sa kemi njohuri në lidhje me këtë çështje, të gjithë dijetarët eminent, institucionet relevante dhe shtetet Islame dhe arabe ndalojnë përdorimin e…
Qeveria e Maqedonisë në mbledhjen e sotme qeveritare i pranoi ndryshimet dhe plotësimet e masave kufizuese sipas rekomandimeve të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, të vërtetuara si propozime në mbledhjen e 39-të shtabit të krizës. Me ndryshimet e reja, hiqet masa e mbajtjes së maskës në hapësira të hapura dhe rekomandohet kur personat të jenë në grup më të madh, mbetet në fuqi mbajtja e maskave në transport publik, taksi dhe në hapësira të mbyllura. Lejohet prania e publikut në ndeshje sportive me 30% të kapacitetit. Lejohet organizimi i dasmave në hapësira të hapura deri në 100 persona, por jo më…
Gjatë një manovre parakalimi, një motoçiklist humbi kontrollin mbi motoçikletën e tij të enjten në Rheinfelden të Zvicrës. Një helikopter shpëtimi e dërgoi menjëherë në spital me lëmdime të rrezikshme për jetën Një shtetas i Maqedonisë 38-vjeçar u lëndua me kërcënim për jetën, gjatë një përplasje të dhunshme në Rheinfelden. Ai ishte duke qarkulluar në rrugën kryesore midis Rheinfeldenit dhe Kaiseraugstit, të enjten rreth orës 13:00. Motoçklisti filloi të parakalonte disa makina, shkruan në një mesazh Policia e Kantonit Aargau, transmeton Shtegu. Për arsye ende të panjohura, atij i doli nga koka helmeta. Si rezultat i kësaj, ai humbi kontrollin…
Sot në përkujtimin e dëshmorit të kombit Imri Elezi, para të pranishmëve dhe familjes së tij fjalim rasti mbajti edhe kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti i cili vlerësoi lartë kontributin e tij duke thënë se nuk ka masë që mund të matë apo vlerësojë përkushtimin e Imriut apo familjes së tij. “Ju dhatë njerëzit më të afërt, prindërit dhanë fëmijët, ju vëllezërit, Imriu morri rrugën drejtë hakmarjes së madhe që ju bë familjes tuaj nga regjimi që i mori jetën, Imriu bëri hakmarjen e madhe dhe nuk ka masë që mund të matë apo vlerë që mund…

