Zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve Bekim Rexhepi sot vizitoi komunën e Bogovinës ku së bashku me Ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Nuredini dhe kryetarin e Bogovinjes Xhemaili, inspektuan rindërtimin e rrjetit të ujësjellësit në Kamenjane. Ky projekt parashikon rindërtimin dhe rehabilitimin e rrjetit të vjetër të furnizimit me ujë në vendbanimin Kamjanë. Qëllimi kryesor është projektimi i një sistemi modern funksional të furnizimit me ujë për furnizimin me ujë të pijshëm dhe nevojat sanitare. “Ministria e Transportit dhe Lidhjeve është e përkushtuar fuqimisht në mbështetjen e vazhdueshme të komunave përmes programeve të ndryshme me të cilat ne implementojmë projekte…
Author: IM
Shpëtim Idrizi: Nëse dikush pret që shqiptarët e Çamërisë të lodhen në betejën e tyre, unë po ju them që ne do të lodhemi të fundit. Kim Mehmeti: Kur shqiptaria të harrojë Çamërinë, ajo ka harruar vetveten. “Java Çame”, me rastin e 77-vjetorit të gjenocidit grek mbi shqiptarët e Çamërisë, është kujtuar edhe në Shkup në një sërë aktivitetesh. Qindra shqiptarë nga të gjitha qytetet e Maqedonisë së Veriut u mblodhën në Shkup në marshimin për Çamërinë, i cili filloi nga Kalaja e Shkupit e vazhdoi deri tek ambasada greke. Të rinjtë shqiptarë ju drejtuan ambasadës greke me një letër…
Ministria e shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 3239 testime të COVID-19 dhe prej tyre 9 raste të reja kanë rezultuar pozitiv, prej tyre nga 3 raste janë regjistruar në Shkup dhe Kërçove, ndërsa Manastir, Shtip dhe Dibër nga 1 rast pozitiv. “Janë regjistruar 13 pacientë të shëruar, prej tyre 4 nga Kumanova, 3 nga Shkupi, 2 nga Vinica dhe nga 1 pacient në Prilep, Tetovë, Shtip dhe Kërçovë. Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit 3 persona kanë humbur jetën si rezultat I COVID-19, 2 nga Shkupi 86 dhe 70 vjeçarë dhe 1 nga Tetova 56…
Sot një delegacion i partisë AlternAtivA, i prirë nga kryetari Afrim Gashi, ndërsa pjesë e të cilit ishin edhe nënkryetarja Safije Sadiki Shaini, Sekretari i Përgjithshëm, Bekim Sali, dhe Sekretari për Marrëdhënie me Publikun, Zeqirija Ibrahimi, ishin në vizitë zyrtare në Kuvendin e Republikës së Kosovës në Prishtinë. Aty u pritën nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca. Pasi e uroi kryetarin Konjufca për zgjedhjen në detyrën e Kryetarit të Kuvendit, kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, e njoftoi nikoqirin me zhvillimet e fundit politike në Maqedoninë e Veriut, me problemet që shfaqen në rrugën euro-integruese të këtij shteti, si…
Protestuesit u mblodhën në Shkup nga më shumë qytete të Maqedonisë së Veriut, ndërsa gjatë marshimit ata brohorisnin parulla si “Çamëria në zemrat tona”, “Çamëria është Shqipëri”, e të tjera Abdula Berisha | AA Foto: Abdula Berisha / AA Në kuadër të Javës Çame, në Shkup sot u organizua marshi për Çamërinë, i cili filloi nga Kalaja e Shkupit deri te Ambasada e Greqisë, raporton Anadolu Agency (AA). Protestuesit u mblodhën në Shkup nga më shumë qytete të Maqedonisë së Veriut, ndërsa gjatë marshimit ata brohorisnin parulla si “Çamëria në zemrat tona”, “Çamëria është Shqipëri”, e të tjera. I pranishëm…
Forcat e treta dhe palët e treta edhe atë sa kanë ndikim në vendin tonë ashtu edhe në të gjithë rajonin, pyetja është se sa e lejojmë ne apo jo, tha kryeministri, Zoran Zaev, për “Telma”, në lidhje me çështjen e nëse vetoja e fundit për vendin tonë dhe bllokada e integrimit evropian mund të hapë derën për hyrjen e vlerave të tjera. “Ajo që më frikëson është rritja e euroskepticizmit, për shkak të Bashkimit Evropian dhe arsyeve që BE u jep euroskeptikëve këtu në vend. Ajo mbart vlera të deformuara, vlera të anarkizmit, të autokracisë, të kaosit. Mbi 85…
Kryetari i komunës së Shkupit Petre Shilegov në forumin ekonomik në Shkup në sesionin ” Qytete të mençura, mobiliteti urban dhe zgjidhje digjitale në Maqedoninë e Veriut” e tregoi vizionin e tij për të ardhmen. Në forumin Shilegov u përgjigj edhe në pyetjen rreth vetos bullgare dhe si ajo në Maqedoni dhe Shqipëri, përkatësisht në zhvillimin e mëtutjeshëm të qyteteve në këto shtete. „Për fat të keq ne si kryetar të komunave jemi peng të politikave të cilat janë krijuar në shekullin 19-të, pasoja të cilat i ndjejmë tani në shekullin 21. Mendoj që i gjithë rajoni i Ballkanit perëndimor,…
Në kuadër të përcaktimit të kandidatëve për kryetar të komunave, Bashkimi Demokratik për Integrim, ka marrë vendim për emërimin e katër kandidaturave për katër komuna. Sipas informatave jozyrtare BDI ka marrë vendim që për komunën Zhelinë, kandidat do të jetë Fatmir Izairi, kandidat i BDI-së për komunën Tearcë do të jetë Nuhi Neziri, kandidat në Bogovinë, kandidat i BDI-së do të jetë Besnik Emshiu, ndërsa në komunën Bërvenicë, kandidat i BDI-së është Arkin Jahiji. Prej katër komunave që janë pjesë e rajonit të Tetovës, BDI udhëheq me Komunën e Tearcës. Me komunën e Bogovinës udhëheq kuadri i ASH-së Albon Xhemaili,…
Dështimi i tryezës ndërqeveritare për negociatat, pas Shqipërisë Maqedoninë e Veriut e djeg Bullgaria. Flet për Syri Tv Emad Mehmeti, gazetar:
Kim Mehmeti Policia maqedonase, pa asnjë sqarim, sot i paska hequr mbishkrimet ‘E duam Çamërinë”. E mediat maqedonase qenkan alarmuar nga ‘irredentizmi’ shqiptar, i shprehur nëpërmjet dashurisë ndaj një pjese të vetvetes! Nuk ka dyshim se, sikur të mundej, policia maqedonase do e shlyente nga kujtesa jonë jo vetëm kujtesën për tragjedinë çame, por edhe mbëmendjen për vetveten. Pra do na e ndalonte ta duam gjithë shqiptarinë dhe do na çonte të mburreshim me himnin shtetëror që rrëfen për ‘maqedonasit e kudondodhur, që janë zgjuar dhe luftojnë për të drejtat e tyre”?! Por sidoqoftë, ne shqiptarët e Maqedonisë duhet ta…
Autoritetet policore kanë hequr disa bandorela në disa vende në Shkup, ku këto ditë po organizohet fushata ‘Të dua Çamëri’. Për këtë organizim nëpër çarshinë e Shkupit dhe në pjesë tjera të qytetit janë vendosur bandorela me këtë mbishkrim, ndërsa fushata në fjalë ka për qëllim përkujtimin e të drejtës natyrore të popullit shqiptar çam për tokën e tyre. Erduan Dauti, njëri prej organizatorëve të këtij manifestimi tha se shpreson që ky veprim nga institucionet përkatëse të mos ndikojë tek qytetarët për të mos u bashkuar në marshin e paqes, që do të mbahet ditën e enjte. “Njëra nga aktivitetet…
Mulla Mahmud ef. Asllani, i cili lindi më 15 mars të vitit 1932 në fshatin Çiflik të Tetovës, njihet si një person i cili për çdo ditë që para namazit të sabahut deri pas akshamit ka qëndruar dhe ka mësuar nxënësit në xhami dhe nuk ka marrë asnjë ditë pushim, përveç nga dy ditë gjatë festave të Bajramit. Thuhet se këtë e ka bërë gati për gjysmë dekade, respektivisht që nga viti 1967. Në vitin 2012, Organizata botërore për mësimin e Kur’anit përmendësh, me seli në Xhidde të Arabisë Saudite, e shpalli hoxhën nga Tetova si “mualim më të mirë…

