Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kanë dorëzuar në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) pesë ankesa për mbledhjen e rezultateve në Komunën e Dibrës. Sipas koalicionit, ankesat bazohen në disa shkelje si votimi i disa personave me letërnjoftim të skaduar, mungesa e firmave të anëtarëve të këshillave zgjedhor në procesverbale etj. Njëra nga ankesat ka të bëjë me pesë vendvotime në të cilat materiali i besueshëm zgjedhor nuk është dorëzuar në Komisionin Komunal Zgjedhor i mbështjellë me siguresat e nevojshme, ashtu siç e parasheh ligji. ASH-AAA besojnë se ankesat mund të ndryshojnë rezultatin zgjedhor në Dibër.
Author: IM
Seanca e ndërmjetësimit të “Shihemi në Gjyq” si pjesë e “E Diela Shqiptare” që transmetohet në Tv Klan këtë herë ka përfshirë dy persona nga Kosova, ku gjatë polemikës janë përfshirë kreu i BDI-së, Ali Ahmeti dhe komandati i policisë së Gostivarit. Dy personat që u vendosën përballë njëri-tjetrit janë nga Drenasi i Kosovës, Agoni dhe Bekimi. Ky i fundit jeton në Zvicër, ku merret me shitje automjetesh, përcjell Nistori. Agon: Kam një hall të madh me këtë zotërinë para jush. Bekim: Çfarë halli ke me mua more zotëri? Agon: Zotëri… veturën e kam blerë prej këtij zotërisë, i kam…
Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq, ka dhënë pikëpamjet e tij në lidhje me atë se çfarë duhet të ndryshojë për dënimet me kusht, që kanë të bëjnë në rastet kur gjatë vozitjes së papërgjgjshme ka aksidente trafiku me pasoja vdekjen. Ai tha se po punohet në vendosjen e një vepre të re penale, e cila do të jetë “Drejtim i pamatur i automjetit”. “Dua ta informoj opinionin se në kuadër të Grupit të Punës së Ministrisë së Drejtësisë për përgatitjen e Kodit të ri Penal, po vendosin një vepër të re penale ‘Drejtim i pamaturi i automjetit’, për të cilën…
Ende nuk janë verifikuar dorëheqjet e zyrtarëve të Lëvizjes Besa, që apriori do të thotë se ata janë ende pjesë e Qeverisë, tha kryeministri Zoran Zaev për “Slloboden Peçat”. “Natyrisht që Besa është pjesë e Qeverisë. Kuvendi nuk e ka konfirmuar dorëheqjen e ministrit Arjanit Hoxha dhe as zyrtarëve të tjerë të BESA-s. Prandaj është logjike të thuhet se janë pjesë e qeverisë”, tha Zaev. Se Besa është ende pjesë e Qeverisë, beson deputeti Kastriot Rexhepi, i cili nuk ishte paraqitur në seancën e 11 nëntorit parlamentar për votëbesimin e Qeverisë. Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arjanit…
Anëtari i kryesisë qendrore të Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, thotë se partia që përfaqëson ai nuk ka as interes e as ofertë për tu bërë pjesë e Qeverisë së Zaevit, shkruan gazeta LAJM. “Alternativa nuk ka as interes, as ftesë, as kërkesë që të bëhet pjesë e Qeverisë. Në fakt nuk ka as ofertë që të bëhet pjesë e Qeverisë. Ne jemi parti opozitare dhe vazhdojmë të mbetemi të tillë. Se cfarë do të sjellë e ardhmja nuk mund të parashikoj”, tha Zeqirija Ibrahimi nga “Alternativa”. LAJM: Kur pritet të takohet Afrim Gashi me kryeministrin Zoran Zaev? Zeqirija Ibrahimi: Ftesa ishte…
Akti i dorëheqjes së kryeministrit është i lartë dhe demokratik, ka thënë zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, gjatë një vizite në “Brifingun e mëngjesit”. Ai shtoi se në vendet normale ku ndodh kjo, shumëkush do të rishqyrtonte pse gjërat nuk shkonin mirë dhe do të bënin një përbërje të re të Qeverisë apo kryesisë së partisë, por tek ne e gjithë kjo u kuptua në mënyrë dramatike. “E vlerësoj shumë vendimin e për aktit të dorëheqjes, por edhe aktin e shtyrjes së dorëheqjes së tij deri në një periudhë të caktuar derisa të stabilizohen dhe të fillojnë proceset në…
Bashkëkryetari i koalicionit “Ndryshimi vazhdon” Kirill Petkov që fitoi zgjedhjet parlamentare në Bullgari të dielën, duke komentuar marrëdhëniet maqedono-bullgare, deklaroi se nuk duhet të rrënohet i gjithë procesi i miqësisë së mirë me Maqedoninë e Veriut dhe se ata të pranohen në BE vetëm në bazë të një kriter – historisë. Siç njofton korrespodenti i MIA-s nga Sofja, Petkov përsëriti se për zgjidhjen e çështjes duhet të bëhen punë të duhura në grupe, ku përveç historianëve, do të hyjnë edhe persona nga biznesi, kultura, infrastruktura. Ai theksoi se mund të fitohet shumë. “Nëse nuk dilet me ekipe që dinë edhe…
Ejup Berisha Shqiptarët edhe sot në shekullin 21 jetojnë sikurse në gjendjen natyrale.Ne pra si komb jami shumë larg rendit dhe rregullit prandaj te ne po u paraqit ndonjë subjekt në politikë që deshiron apo tenton që të vedos rend dhe rregull në shoqëri dhe në shtet ne menjëher ja kthejmë shpindën dhe e delegjitimojmë. Shqiptaret e mi pra nuk duan respektim rregullash morale dhe aktesh normative këtu në këtë të dytën hynë Kushtetuta dhe ligjet. Këto akte normative të paktën nuk i respektojnë shqiptarët nëse janë të lire që ti respektojnë të njëjtat, edhe pse ka pasur periudha kohore…
Mjeku që vepron në SHBA Rifat Latifi, do të jetë ministër i ri i shëndetësisë. Kështu ka bërë të ditur sot kryeministri Albin Kurti, i cili përmes një konference për media ka prezantuar emërimin e Latifit në krye të Ministrisë së Shëndetësisë. Ministri i sapoemëruar i Shëndetësisë, Rifat Latifi, e ka falënderuar kryeministrin Albin Kurti që ia ka besuar këtë detyrë derisa ka dhënë edhe zotimet e tij të para në këtë post. “Unë premtoj se ekipi im dhe unë do të angazhohemi me gjithë qenien që në mënyrë afatgjate t’i ngrisim standardet mjekësore duke ngritur edukimin dhe trajnimin e…
Kryetari i Lidhjes Demoraktike, Pavle Trajanov nuk e përjashton mundësinë disa prej partive më të vogla të ndryshojnë anën dhe të bëhen pjesë e bllokut opozitare, e udhëhequr nga VMRO-DPMNE, pas tentimit të pasuksesshëm për rrëzim të Qeverisë. “Tani jemi 12 parti politike të cilët më herët kemi bashkëpunuar me VMRO-DPMNE, ndërsa tani jemi me LSDM-në. Si do të zhvillohen proceset, mendoj se një pjesë e tyre tani shumë shpejtë do të ndryshojnë pozitën dhe do të shkojnë në ananë tjetër”, ka thënë Trajanov në emisionin “Samo Vistina” në Kanal5.
Deputeti Kastriot Rexhepi në ClickPlus në TV21 është shprehur i bindur se Qeveria aktuale ka 61 deputetë. Shton se emri i deputetit të 61-të do të mësohet së shpejti. “Qeveria ka 61 deputetë, do ta kuptoni së shpejti kush është deputeti i 61-të”, tha Rexhepi. Ai ka deklaruar edhe se Lëvizja Besa vazhdon të jetë pjesë e Qeverisë edhe pse ditë më parë, ministri dhe dy zëvendësministrat e kësaj partie dhanë dorëheqje. Ditë më parë kujtojmë se edhe lideri i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, pjesë e Qeverisë deklaroi se Qeveria ka 61 deputetë, duke mos zbuluar as ai se…
Pas dështimit të votëbesimit të qeverisë, as pushteti dhe as opozita nuk e kanë shumicën e nevojshme, as për të vazhduar përpara e as për të votuar për zgjedhje të reja. Asnjëra palë nuk i ka 61 deputetë, kështu situata 60-60 ka hapur diskutime. Lidhur me këtë debat ka reaguar edhe kryeredaktori i TV Shenja, Ismail Sinani, në një status në rrjetin social Facebook. Në statusin e tij Sinani sugjeron një zgjidhje tjetër, se meqë Qeveria Zaev nuk e ka shumicën, një ndër zgjedhjet mund të jetë edhe kjo: “Nëse vërtetë çështja e integrimit është aq e rëndësishme për të…

