Author: IM

Sipas një ankete që është realizuar së fundmi enkas për komunën e Haraçinës, del se fitues në këto zgjedhje do të jetë Ridvan Ibraimi karshi Milikije Halimit. Për më tepër shikoni më poshtë rezultatet e kësaj ankete:

Lexo më Shumë

“Tetova jonë ka qenë dhe do vazhdojë të mbetet vatër e misioneve dhe përparimit të vendit. Përkrahja e sotme masovike për Teuta Arifin dhe programin e punës për jetë edhe më cilësore dëshmon se kthim prapa nga rruga e zhvillimit nuk mund të ketë dhe se pas 31 Tetorit do të vazhdojmë rrugën e të arriturave të reja. Ta fuqizojmë Tetovën! Rretho numrin 3!” – thekson Ali Ahmeti.

Lexo më Shumë

Kandidati për Haraçinën, Ridvan Ibrahimi synon të sjell ndryshimin në këtë komunë nëse fiton nê zgjedhje. Ai bën thirrje për dalje sa më të madhe në votime ditën e diel dhe fton banorët që të rrethojnë numrin 3. Ibrahimi është zotuar se nuk do t’i zhgënjejë banorët e Haraçinës dhe përmes realizimit të programit, do të rikthejë zhvillimin e komunës me projektet që ofron BDI-ja përmes Agjendës së blertë, duke zgjidhur problemin me deponitë apo atë me mungesën e ujit të pijshëm. Ridvan Ibrahimi nga BDI-ja ishte kandidati më i votuar në raundin e parë të zgjedhjeve lokale në Haraçinë…

Lexo më Shumë

Shkupi meriton objekte të cilat do ta kthejnë në rrugën e vërtetë. Shkupi dhe shkupjanët meritojnë një objekt të vërtetë me të cilin do të krenohen, në të cilin me të vërtetë do të kënaqen dhe për të cilat do të tregojnë te brezat e ardhshëm me frymën e njejtë sikur në kohën kur ishin ndërtuar. Prandaj Shkupi do ta ketë akuariumin e parë të qytetit me kapacitet dhe cilësi e cila do të jetë krah për krahë me akuariumet evropiane, paralajmëron kryetari i qytetit të Shkupit Shilegov. Qyteti i Shkupit do ta ketë akuariumin e parë nga qytetete ish…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE kumtoi se ka siguruar shumicë në Këshillin e Qytetit të Shkupit. “Opozita e deritanishme parlamentare në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, përmes këshilltarëve të fituar në Qyttein e Shkupit në Zgjedhjet e fundit lokale 2021, siguroi shumicë absolute prej 24 këshilltarëve nga numri i përgjithshëm i 45 këshilltarëve në Qytetin e Shkupit”, thonë nga VMRO-DPMNE. Nga partia theksojnë se shumica e re do të funksionojë sipas parimit të bashkëpunimit konkret në projekte saktësisht të caktuara programore të cilët janë në interes të popullit dhe vetëm për të mirën e banorëve lokal dhe popullatës lokale. “Me këtë, bëjmë me dije…

Lexo më Shumë

Në rrjetet sociale po qarkullon një foto e Kandidatit të pavarur për Kryetar të Komunës së Kumanovës Maksim Dimitrievski. Ai shihet i shoqëruar nga mbështetësit e tij. Mirëpo ajo që bie në sy në mesin e mbështetësve të Maksim Dimitrievskit është edhe babai i Boban Iliqit, vrasësit të Almirit të vogël.

Lexo më Shumë

Fushata e zezë e LSDM-së ka dy qëllime, njëra prej tyre është që të ulet dalja në zgjedhje. Kështu tha kryetari i VMRO-së, Hristian Mickoski në emisionin debativ në TV SHENJA. “Mendoj se populli e ka përmbi kokë, posaçërisht për kandidatin e LSDM-së, dhe jam i sigurt se në mënyrë masive do të dalin dhe ta votojnë Danellën. Dhe, qëllimi i dytë të shkaktojnë pasiguri të Danella ngase ajo asnjëherë nuk është marrë me zgjedhje dhe kjo është hera e parë. Por, për të dyja gjëra, vlerësimet që kanë bërë, do të jetë e gabuar dhe do të ju ndodh…

Lexo më Shumë

Klubet e natës, lokalet dhe restorantet për dasma lejohen të organizojnë festa. Qeveria vendosi që organizimi dhe mbajtja e seminareve, trajnimeve, workshop-eve, konferencave të organizohet edhe në ambiente të mbyllura por me kapacitet deri në 50%. Vendimin e tillë nga Oda e pavarur e Hotelierëve e cilësojnë si të vonuar. “Vlerësojmë se Qeveria këtë vendim duhej ta sjell shumë më herët, është fakt që do të ndikojë në punën e objekteve gastronomëve dhe shpresojmë që mos të ketë karakter kohor por të jetë më afatgjatë, që të mundemi të paktën të organizohemi për festat e fundvitit në pajtueshmëri me protokollet…

Lexo më Shumë

“Vizitë dhe Urime Kryetarit të ri të Skenderajt Fadil Nura. Binjakëzimi i parë i Komunës Haraçinë do të bëhet me Komunën e Skenderajt. Drenica e KOSOVES me Drenicen-Haraçinën e Maqedonisë Veriore” ka theksuar kandidati për kryetar komune në Haraçinë, Ridvan Ibraimi.

Lexo më Shumë

Bekim Sali tha se duke parë kushtet në të cilët jetojnë banorët e Çairit, është më se e nevojshme që Çairit i duhet një ekip i ri i cili do të merr në dorë menaxhimin me komunën dhe që do të realizojë projektet konkrete dhe jo sikurse tani që ka pasur vetëm premtime boshe. Sali tha se mandatin e parë Visar Ganiu e ka fituar falë dyshes Shilegov-Zaev dhe jo nga vet partia e Ganiu. Bekim Sali tha se ekipi i Visar Ganiut ka dështuar të realizojë premtimet duke pasur edhe përkrahjen e pushtetit qendror dhe të Qytetit të Shkupit.…

Lexo më Shumë

Kumanovarja Egzona Bexheti për ca kohë do të pjesë e Mekanizmit Ndërkombëtar të Tribunaleve Penale(IRMCT) me Seli në Hagë. Si juriste e re ajo do të marrë përvoja të reja në Zyrën e Prokurorit në IRMCT, njofton INA. Këtë sukses ajo ja dedikon familjes. “Te dashur familjar dhe miq, Per nje muaj me gjeni ne Zyren e Prokurorit, ne Mekanizmin Nderkombetar te Tribunaleve Penale ??‍♀️ ⚖ Nani Valdete Bexheti dhe babi Ismet Bexheti ky sukses dhe shume perqafime nga Haga shkojne per juve ❣”, ka shkruar Egzona.

Lexo më Shumë

“Këto vajza përplot energji dhe elan garojnë në ligën e parë të futbollit të femrave ne vend dhe në vazhdimësi kanë dëshmuar rezultate dhe suksese fantastike. Shumë nga gocat janë edhe pjesë e përfaqësueses së futbollit të femrave të RMV! Dua të përshëndes edhe punën e palodhshme të trajnerit Shpëtim Kuçi, i cili bashkë me stafin po bëjnë një punë të përkryer për të promovuar dhe avancuar këtë skuadër të jashtëzakonshme! ? Deri më tani kemi përkrahur dhe mbështetur KFF “Shkëndija”, dhe këtë do të vazhdojmë ta bëjmë edhe në të ardhmen! ? Suksese goca! ?”, – shkruan Teuta Arifi.

Lexo më Shumë