Author: IM

Përgjigja ndaj fushatës së zezë të qeverisë ishte rritja e pjesëmarrjes, tha zëdhënësja e VMRO-DPMNE-së, Marija Miteva. Siç tha ajo në konferencën e parë për shtyp të partisë, pas mbylljes së qendrave të votimit, procesi zgjedhor kaloi nëpër një sërë parregullsish. “Qeveria e Zoran Zaev e tregoi fytyrën e saj jodemokratike në dritë të plotë. E pamë se si duket një qeveri në rënie… Procesi zgjedhor kaloi nëpër një sërë parregullsish dhe ato ishin dëshmi se si LSDM është e gatshme ta mbajë pushtetin me çdo kusht. “Edhe pse ky nuk është vullneti i popullit”, tha Miteva.

Lexo më Shumë

Nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor kanë njoftuar se jehona e votuesve deri në orën 17:00 në nivel të shtetit është, 42,85%. Disa nga komunat që kanë dalje më të madhe ka në Vevçani, Konço, Rankovce, ku dalja është mbi 60 për qind. Jehonë më të vogël ka në Saraj me 23%, Shuto Orizarë dhe Bogovinë me 30.2%.

Lexo më Shumë

Gjatë pasdites është rritur dalja e qytetarëve të cilët votojnë në vendvotimin 0543, ku ka rivotim. “Deri ora 15:00, të drejtën e votës e shfrytëzuan 400 qytetarë që është 51.4 për qind nga gjithsej 777 të regjistruar. Krahasuar me rrethin e parë, dalja është më e madhe për 22.6%”, tha Rilind Hasa, kryetar i Këshillit Zgjedhor Komunal. Ai shtoi se më 17 tetor në këtë vendvotim deri ora 15:00 votuan 224 persona ose 28.8% nga gjithsej personat e regjistruar. Sipas tij, votimi po zhvillohet pa probleme dhe me respektim të rregullave për mbrojtje nga coronavirusi. Ndryshe, në këtë vendvotim i…

Lexo më Shumë

Një polic shqiptar është tërhequr nga vendvotimi në shkollën “7 Marsi” në Çair, pasi u ka bë presion vëzhguesve të një partie politike. Siç njoftojnë burime nga MPB, polici është denoncuar në OBSE/ODIHR dhe në kontrollin e brendshëm të MPB-së prej ku kanë vepruar duke e tërhequr policin në fjalë nga vendvotimi. Ndaj tij është hapur procedurë dhe do të përballet me masa adekuate, thonë burime në MPB./Lideri.mk

Lexo më Shumë

Kandidatja për Komunën e Tetovës, Teuta Arifi, sonte në ClickPlus në TV21, tha se kundërkandidati Bilall Kasami nga frika për tu përballur në fushë të mejdanit kanë lutur kreun e BDI-së që të bëjnë marrëveshje për Tetovën. “Ka qenë z.Kasami me bashkëpartiakët e tij të cilët të friguar për të dal në betejën reale ashtu siç duhet të bëher burrërisht dhe në fushë të mejdanit, kanë shkuar dhe kanë lutur kryetarin Ahmetin për të bërë marrëveshje për Tetovën. Kanë marrë përgjigjen e sakt nga ai dhe nga tetovarët do ta marrin ditën e diel akoma më qartësisht”, tha Teuta Arifi.

Lexo më Shumë

A u takuan Ahmeti, Kasami, Grubi e Hoxha? Grubi thotë Po, Kasami Jo, Hoxha po, por… Gjatë debatit në ClickPlus të dy kandidatëve për Tetovën, Teuta Arifi nga BDI i tha rivalit të saj nga Lëvizja Besa, Bilall Kasami, se ditë më parë ka kërkuar mbështetjen e kryetarit integrist Ali Ahmeti për rrethin e dytë të zgjedhjeve në këtë komunë. Kasami e përgënjeshtoi këtë gjë gjatë emisionit, duke e quajtur sajesë të Arifit, por pas emisionit reagoi edhe zëvendëskryeministri nga BDI Artan Grubi. “Të mërkurën, më 20 tetor 2021, në ora 14:45, z. Bilall Kasami bashkë me z. Arianit Hoxhën…

Lexo më Shumë

“ Të mërkurën, më 20 tetor 2021, në ora 14:45, z. Bilall Kasami bashkë me z. Arianit Hoxhën erdhën në ministrinë për sistem politik në Shkup, në kabinetin tim, me kërkesën e tyre, që ta takojnë z Ali Ahmeti për ta kërkuar mbështetjen e tij për Tetovën dhe Zhelinën. Këto takime nuk janë armiqësore dhe nuk duhet të ndikojnë negativisht në marrëdhëniet tona ndërnjerëzore dhe midis partive tona politike, këtë e presin qytetarë tanë. Fundja, po deshën dëshmi elektronike nga ky takim gati dy orësh, ua mundësojmë lehtësisht dhe menjëherë”, shkruan Artan Grubi.

Lexo më Shumë

Kandidatja për kryetare të komunës së Tetovës, znj. Teuta Arifi sonte në tubimin përmbyllës në sheshin e qytetit ka mbajtur fjalim rasti duke theksuar se BDI dhe ajo do të shënojnë fitore të dielën në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale duke u sjellë kështu tetovarëve një jetë më të mirë. “Me mbështetjen tuaj, jam kryetare e këtij qyteti që ka pasur gjithnjë nevojën e kujdesit dhe udhëheqjes së drejtë. Për gjithë këto vite me ndihmën tuaj, kam punuar për një bulevard më shumë, për një shkollë më shumë, për një ujësjellës më shumë, për një projekt më shumë, e…

Lexo më Shumë

Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela në emisionin Clik Plus në TV 21 tha se Zoran Zaev po harron se ka ardhur në postin e kryeministrit për merita e Ziadin Selës, dhe nuk do të jetë më aty, përsëri për meritat e tij. Sa i përket koalicionit të BDI-së dhe LSDM-në, Sela tha se ata i kanë bërë ftesë BDI-së që të përballen subjektet politike shqiptare ballë për ballë, por Ahmeti dhe Zaev bën koalicion bashkëpunim parazgjedhor, dhe sipas tij, ata janë përgjigjur këtij bashkëpunimi. Sela tha se bashkëpunimi me VMRO-në ka funksionuar dhe se ky bashkëpunim mund të avancohet. “Bashkëpunimi…

Lexo më Shumë

Duke folur për shumicën e re, Ziadin Sela tha se ai nuk ka pasur asnjëherë kontakte me kryetarin e Levicës. Sela tha se duhet të bëhet një shumicë e re për t’i ndalur ata që dhunojnë votuesit dhe lirinë e qytetarit. “Raundi i parë i zgjedhjeve lokale tregoi që LSDM-ja është në rënie të lirë. Kur flasim për LSDM-në, aty brenda për brenda ka subjekte të cilët assesi nuk do të pranon që në zgjedhjet e parakohshme të shkojnë me një partner të dobët. Disa gjëra janë edhe për shkak për tu ruajtur kombinatorikat, por besoni se do të ketë…

Lexo më Shumë

Kandidati i pavarur sonte sonte ka thënë se nuk i duhen votat shqiptare sepse ai ka përkrahjen e mbi 70% të maqedonasve. Ai këtë e ka theksuar sonte në tubimin në Ajduçka Çeshma. “Po thonë ti je nacionalist, nuk do të votojnë shqiptarët. Po nuk dua të më votojnë, do të dalin 70% e maqedonasve dhe fitoj, do të bëj gjithçka për lagjet maqedone”, ka theksuar Dimitrievski.

Lexo më Shumë