Kryeministri i Maqedonisë Veriore Zoran Zaev deklaroi sot se procesi i Berlinit ka arritur të çojë përpara bashkëpunimin rajonal ekonomik. Ai në samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, i cili u hap nga kancelarja gjermane Angela Merkel, falënderoi BE për mbështetjen e procesit gjatë shtatë vjetëve të fundit. “Procesi i Berlinit me të vërtetë ka arritur të lëvizë Ballkanin Perëndimor në drejtimin e duhur, sidomos në lidhje me bashkëpunimin rajonal ekonomik. Në këtë kontekst duke shikuar prapa kur dy vjet më parë vendosëm të ulnim çmimet e roaming në rajon, askush nuk mendonte se do të kishim rajon me tarifa…
Author: Emad
Partia maqedonase në pushtet LSDM, do ta pranojë rezolutën e OBRM-PDUKM-së për negociatat me Bullgarinë, të cilën opozita maqedonase do ta dorëzojë në Kuvend. Zëdhënësi i LSDM-së Kostadin Kostadinov, në konferencë për shtyp sot the se identiteti dhe gjuha maqedonase nuk do të jenë kushte për integrimin evropian të shtetit, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Pozicionet e LSDM-së në lidhje me gjuhën maqedonase dhe identitetit maqedonas janë të qarta si kristali dhe shpeshherë deri më tani janë thënë në opinion. Edhe popullit tonë edhe tërë opinionit ndërkombëtar. Nëse Hristijan Mickoski dhe OBRM-PDUKM nuk janë të sigurt në këtë, nëse iu duhet dëshmi…
Drejtoresha e Infowebtv, Anisa Bahiti, është e ftuar në takimin e Këshillit Global të Gazetarisë, në cilësinë e anëtares së Bordit Direktiv. Ky takim po mbahet në Alanya të Turqisë. Fryma e bashkëpunimit midis vendeve të ndryshme nga mbarë bota si; Turqia vend mikpritës, Azerbajxhani, Greqia, Gjermania, Austria dhe Rusia, mbetet e frytshme krahas problematikeve që janë diskutuar për mediat në vendet e mësipërme. Politika, ekonomia, turizmi, etj, ishin disa nga temat që mediat e kanë fokusin e përditshëm, por ishin gjithashtu edhe temat e diskutimit në këtë takim 4 ditor në Alanya. Çdo anëtarë i bordit drejtues, në kumtesat…
Ejup Berisha Presidenti ynë i Republikës Z. Stevo Pendarovski paska kërkuar falje sepse nga RMV po ikin më të madhe të rinjtë vendit tonë. Pra sipas tij RMV dhe rajoni po zbrazen dhe të rinjtë po ikin me të madhe nga këtu. Presidenti bile ka shprehur keqardhje dhe ndenjë përgjegjsie personale duke kërkuar falje publike para opinionit vendor dhe ndërkombëtar për këtë situatë katastrofike dhe tragjike në kuadër të Forumit ndërkombëtar Dialogu i Prespës që është mbajtur gjatë javës së kaluar në qytetin e Ohrit e në të cilin kanë marrë pjesë personalitete ndërkombëtare,nga rajoni dhe nga vendi ynë. Duke…
Gazetarët e Investigative Reporting Lab (IRL) në epizodën e sontme kanë hulumtuar kush qëndron pas ndërtesës ilegale në “Titanik” në lagjen Serovë në komunën e Çairit e cila përbëhet nga dy objekte pa leje. Duke sqaurar procesin hulumtues përmes deklaratave, kjo redaksi zbardhi detaje në lidhje me pronarët e tokës, njofton Portalb.mk. “Bëhet fjalë për një objekt të madh që qytetarët e komunës së Çairit e quajnë Titanik. Në terren objektet gjenden lehtësisht, vetëm dhjetëra metra nga gjinekologjia e Çairit, deri te shkolla fillore e komunës. Duket e pabesueshme se si dikush ka lejuar në planin urbanistik të kësaj rruge aq të vogël…
Turma të shumta të qytetarëve që presin për të marr pasaporta, letërnjoftime apo patentë shoferë janë bërë përditshmëri. Mbyllja disa ditore e gjitha zyrave të administratës për arsye të ndryshimit të sistemit sa vjen e shton pritjet e qytetarëve, të cilët me apo pa termin presin me orë të tëra për të lëshuar dokumentet personale apo të udhëtimit. Në temperatura të nxehta atyre iu është sosur durimi. “Nuk është ne rregull por gjithsesi kështu kanë marrë nam të keq punët këtu. Të zgjidhet kjo para dyerve. “Para një muaj e gjysmë i doli afati, caktova termin dhe tani mbarova punë…
Kreu i Alternativës Afrim Gashi ka uruar Memli Krasniqin për zgjedhjen e tij si kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës. Ja urimi i plotë i kryetarit Gashi: I nderuari kryetar i porsazgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, prano urimet e mia të përzemërta për zgjedhjen në detyrën e kryetarit të PDK-së. Jam i bindur se kuvendarët e partisë suaj kanë bërë përzgjedhjen më të mirë, ndërsa qytetarët e Kosovës tash vërtet do të kenë më shumë mundësi, por edhe më shumë dilema për të zgjedhur mes disa liderëve dhe opsioneve të ripërtërira dhe të reja. Mbetem me shpresë…
Në prag të samitit të Berlinit me krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve të Ballkanit Perëndimorë Kancelarja gjermane Angela Merkel nëpërmjet një video mesazhi ka deklaruar se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropjan. Merkel theksoi se në Ballkanin Perëndimor ka ende shumë sfida, se mosbesimi dhe nacionalizmat ende nuk janë zhdukur, ndërsa kontestet bilaterale mund të shpërthejnë në çdo çast dhe prandaj nevojitet pajtim. Kjo, sipas kancelares gjermane do të thotë tejkalim i të kaluarës dhe bërja e gjithçka që është e mundur që gjeneratat e ardhshme të jetojnë në paqe. “Ballkani Perëndimor është fqinj i…
Memli Krasniqi u zgjodh sot kryetar i ri i Partisë Demokratike të Kosovës në konventën e dhjetë të kësaj partie. Krasniqi ishte kandidati i vetëm për kryetar të PDK-së. Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se është falënderues për mundësinë dhe i ndërgjegjshëm për barrën e përgjegjësisë që do ta merr si i pari i partisë. Gjatë prezantimit të platformës politike, ai tha se si parti sot janë në opozitë. “Kanë qenë edhe gabimet tona, që i kanë kontribuuar kësaj situate… Se si duhet të operojë sot PDK, mbi këtë situatë politike, duhet të flasim hapur për disa gjëra,…
Komuna e Sarajit apelon te qytetarët e kësaj komune që ujin ta përdorin në mënyrë racionale për shkak se shkakton mungesë në disa pjesë të saj. Postimi i plotë: ?Urgjencë Ju bëjmë apel të gjithë banorëve të komunës së Sarajit që për shkak të temperaturave të larta të ditëve të fundit, uji për pije nga ujësjellësi publik të shfrytëzohet në mënyrë racionale. Keqpërdorimi i ujit në këto kushte klimatike shkakton mungesë të ujit për një pjesë të banorëve. Është koha që në situata të tilla të gjithë së bashku të kontribuojmë për shfrytëzimin racional të ujit, në këtë mënyrë ndihmojmë…
Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) që nga dita kur ka filluar aktivitetet e saj në vitin 2004 në Kosovë, me qindra projekte të zbatuara përforcon edhe më tej lidhjet miqësore mes Turqisë dhe Kosovës. Sipas të dhënave që gazetari i Anadolu Agency (AA) ka përpiluar nga Zyra e Koordinimit të Programit të TIKA-s në Prishtinë, agjencia shtetërore turke në periudhën prej vitit 2005 deri në 2020 ka realizuar mbi 650 projekte në fushat si shëndetësia, arsimi, restaurimi i trashëgimisë së përbashkët historike dhe kulturore, bujqësia dhe blegtoria. TIKA, e cila aktivitet e saj i ka filluar në vitin…
Fejzi Hajdari Pas dështimit (apo “shtyerjes se Regjistrimit”), dy gjera u betonuan ne skenen politike ne Shkup: 1. Faktori politik maqedonas kur jane ne pyetje vendimet e medha me peshë per shtetin, NUK I BËN HESAP AS PËR PESË PARE partitë politike shqiptare ne qeveri, ndërkohë që e pyet opozitën maqedonase. Pra, opozita maqedonase eshte shume me e rendesishme se sa partite shqiptare ne qeveri 2. Me numrin e shqiptareve gjithmone do te manipulohet ne kontekst negativ, me qellim qe kurre te mos dihet numri i saktë. E keqja qendron ne faktin se, faktori politik shqiptar veshtire se do te…