“Besa Trans”: Nuk ka pasur bagazh për kontrabandë me benzinë, naftë apo mjete piroteknike

“Besa Trans”: Nuk ka pasur bagazh për kontrabandë me benzinë, naftë apo mjete piroteknike

Kompania ‘Besa Trans’, autobusi i të cilit u aksidentua në në austostradën “Struma” në Bullgari dhe në të cilin mbetën të vdekur 45 persona, ka reaguar pas raportimeve se në bagazhin e këtij autobusi ka pasur kontrabandë me benzinë, naftë apo mjete piroteknike.

Nga kjo kompani kanë thënë se të gjitha këto raportime janë spekulime të cilat shërbejnë për qëllime keqdashëse, duke u munduar që palë të caktuara të shfrytëzojnë nga tragjedia e ndodhur

“Si agjension njoftojmë të gjithë opinionin, familjarët e të të ndjerëve dhe të lënduarve nga rasti tragjik, se autobusi në asnjë mënyrë nuk ka pasur bagazh për kontrabandë me benzinë, naftë apo mjete piroteknike, të gjitha këto spekulime shërbejnë për qëllime keqdashëse duke u munduar që palë të caktuara të shfrytëzojnë nga tragjedia e ndodhur, kapaciteti total i autobusit ka qenë 450-500 litra naftë për shfrytëzim të vetë autobusit, dhe në asnjë mënyrë nuk ka pasur rezervuar rezervë për qëllime kontrabanduese, edhe njëherë lusim mediat që mos i përdorin këto dezinformata që edhe më shumë t’i lëndojnë familjarët, por edhe që bëhet pengesë për procesin e hetuesisë e cila u njoftua edhe zyrtarisht, detajet më të hollësishme i presim nga procesi hetues”, thuhet në reagimin e kompanisë “Besa Trans”.