Sërish kanë protestuar banorë të Gërçec dhe Krushopek të Komunës së Sarajit për shkak të problemeve që kanë me energjinë elektrike. Ata janë mbledhur para objektit të kompanisë EVN në Lagjen Gjorçe Petrov, ku kanë parlajamëruar edhe masa radikale – bllokimin e austostradës, nëse nuk zgjidhet problemi. Edhe sot ata kanë realizuar një takim me përfaqësues të kësaj kompanie por duket se takimi nuk ka prodhuar ndonjë rezultat. Banorët ankohen se tash e 20 vjet kanë probleme me rrymën elektrike. Disa prej tyre deklaruan se thjesht duam atë që e paguajmë. Sipas tyre, nëse dikush nuk paguan atëherë gjtja e…
Author: IM
Janë mësuar detaje të reja në lidhje me atentatin në Kurbin ku u ekzekutua me 7 plumba biznesmeni Rakip (Pilot) Rroli, mëngjesin e sotëm, 10 dhjetor. Mjeti i djalit të viktimës është përplasur me një shtyllë në përpjekjet për të arritur sa më shpejt në vendin e ngjarjes. Autorët të cilët mendohet se ishin 2 lëviznin në këmbë. Ata e kanë pritur derisa ka dalë në rrugë dhe e kanë qëlluar duke e lënë të vdekur në vend. Rakip Roli ishte babai i 3 fëmijëve. Burime nga policia bëjnë të ditur se janë identifikuar autorët e dyshuar të ekzekutimit të…
Ligji për planifikim urbanistik ka shumë mangësi të cilat mund të rrisin korrupsionin në ndërtimtari. Njëri prej tyre është mosdefinimi i kompetencave të organeve shtetërore, me të cilin kur ndodhin parregullsi, e që nuk është e precizuar se në cilit organ duhet t’i drejtohemi për përgjegjësi, thotë analiza e bërë nga Transparency International. Shtojnë se duhet të ndërmerren hapa të shumtë që të vendoset kontroll i korrupsionit në ndërtimtari. “Vlerësojmë se ligji ka mjaftueshëm lëshime dhe më duhet të theksoj se duhet të ripunohet. Ka shumë paqartësi, nocione të padefinuara dhe interpretime të ndryshme në gjithë terminologjinë. Nga ana tjetër…
Opozitarja Aleanca për Shqiptarët akuzon zëvendëskryeministrin e parë, Artan Grubin, për propagandë të rrejshme sa i përket ekzistencës së nismës franceze për zgjidhjen e çështjes mes Maqedonisë dhe Bullgarisë. “Edhe pse Artan Grubi para mediave deklaroi se kontesti me Bullgarinë do të marrë fund, Kryeministri i ri në ardhje i Bullgarisë, Kiril Petkov hodhi poshtë mundësinë për heqje të vetos sepse sipas tij nga Maqedonia e Veriut po bëhet më shumë propagandë sesa negociata në këtë drejtim”, thonë nga ASh. Zëvendëskryeministri Grubi për TV21 tha se nëse dikujt i duket kjo propagandë, atëherë e ka vendin te “Levica”, duke mos…
Sekretari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në postim në fajsbuk, liderin e BDI-së, Ali Ahmetin e ka barazuar me personazhin e Servantes, Don Kishotin. “Don Kishoti nuk ishte në gjëndje të merrte përgjegjësitë e tij dhe merrej me mullinjtë e erës, duke zhvilluar situata imagjinare…ky personazh tragji-komik i Servantesit të kujton Ali Ahmetin… Aliu ka dalë dje me lajmin se do të nis projekti i unazës së kombit…a është e mundur që njeri që nuk ka rregulluar as kanalizimet në Zajasin e tij, as autostradat Tetovë-Gostivar apo Shkup-Bllacë të merret me projekte të tilla?! Dhe nëse është e mundur…
Banorë të Gërçecit dhe Krushopekut nuk lejojnë të sanohen defektet në rrjetin distributiv Ekipet e Elektrodistribuimit vazhdimisht pengohen nga banorët në sanimin e defekteve dhe në realizimin e projekteve investuese për rekonstruimin e rrjetit në Gërçec dhe Krushopek. Përveç pamundësisë për të punuar, punonjësit ballafaqohen edhe me ofendime dhe kërcënime për jetën, si dhe kërcënime për shkaktim të dëmeve materiale. Përsa i përket defekteve, të njejtët ndodhin dhe përsëriten si rezultat i mbingarkesës së vazhdueshme të rrjetit sepse konsumatorët ilegalisht dhe në mënyrë të pakontrolluar shfrytëzojnë energji elektrike. Për sa kohë të ekzistojë pamundësia për punime në rrjet për shkak…
Ejup Berisha Kriter shumë i rëndësishëm dhe kulmor i BE-së për antarsimin e shteteteve reja më konkretisht të këtyre të Ballkanit Perendimor në kuadër të Bashkimit Europjan le të jetë zbatimi i drejtësisë apo të asaj që në gjuhën angleze njihet si Justice. Kjo drejtèsi duhet gjetur zbatim efektiv patjetër në katër segmentet kyqe shoqërore dhe ate në: 1. Politikë, 2.Drejtësi, 3. Ekonomi dhe 4.Shoqëri. Më tej kur flasim per drejtësi atë duhet ta gjejmë edhe në sigurimin dhe dhënien e mundësive të njëjta për punësim dhe përparim në profesion e karrierë. Me këtë rast duhet eliminuar konkurencën jo lojale…
Kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi, sot ka zhvilluar takim me kreun e PDK-së, Memli Krasniqin. Ky i fundit e ka përshëndetur vendimin e Alternativës për t’u bërë pjesë e shumicës së re parlamentare. “Takim shumë i mirë e vëllazëror me Afrim Gashin, Kryetarin e Alternativës në Maqedoninë e Veriut, e cila së fundmi ka vendosur të bëhet pjesë e koalicionit qeverisës atje. Z.Gashi e përgëzova për këtë vendim të drejtë, i cili është në funksion të përmirësimit dhe fuqizimit të pozicionit të bashkëkombasve tanë në këtë shtet. Gjatë këtij takimi, diskutuam poashtu për situatën e përgjithshme politike në Kosovë…
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se një gra 23 vjeçare ka denoncuar se vajza e saj e mitur ka qenë e përdhunuar nga një familjar i tyre i cili po ashtu është i mitur. “Më 08.12.2021 në ora 18:32 në SPB Shkup, 23 vjeçarja nga Shkupi dhe bashkëshorti i saj kanë denoncuar se rreth orës 08:00, familjari i tyre i mitur ka përdhunuar vajzën e tyre të mitur”, thuhet në raportin policor. Për këtë ngjarje është njoftuar edhe Qendra për Punës Sociale në Shkup. Nga policia theksojnë se po ndërmerren masat për zbardhjen e plotë të rastit.
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në fillim të seancës së 54 ka konstatuar dorëheqjen e ministrit të bujqësisë dhe zëvendës ministrit të arsimit dhe atij për kulturë. Kështu që janë konstatuar dorëheqjet e Arianit Hoxhës, Arafat Shabanit dhe Sedat Sulejmanit. Në rend dite të seancës së sotme ka më shumë pika të rendit të ditës, mes të cilave edhe Propozim buxheti për vitin 2022. Seanca ka filluar me dy orë vonesë.
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese me të cilin i jepet dritë jeshile angazhimit të kompanisë turko-amerikae Bechtel-Enka që të angazhohet në ndërtimin e autostradave në Maqedoninë e Veriut. Thotë, se mosshfuqizimin e ligjit me të cilin parashihet angazhimi i kësaj kompanie në ndërtimin e autostradës së Korridorit 8 dhe 10, do të bëhet realitet unaza e kombit, që me autostradë moderne të lidhet kryeqytetet e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës. “Kënaqësi të ndaj me ju lajmin e madh se Korridori 8 dhe Korridori 10 nuk kanë më asnjë pengesë juridike në rrugën e…
Shkruan Shemsedin Nehat Rexhepi Në trojet shqiptare në Maqedoni mbas okupimit të vitit 1912, nga okupatorë të ndryshëm, një numër i madh i Hoxhallarëve vepruan në mënyra të ndryshme. Ata me mençurinë dhe dijen e tyre e mbrojtën popullatën muslimane, shqiptare, turke dhe boshnjake nga devijimi fetar dhe kombëtar. Me veprimtarinë e tyre patriotike nëpërmjet medresesë MEDAH, organizatës NDSH, Xhemijetit dhe JUXHEL ata sakrifikuan gjithçka për ndalimin e eksodit masiv nga këta troje. Numri i tyre është shumë i madh, dhe me vështirësi të madhe zgjodhëm tre hoxhallarë si fillim për të cilët mendojmë, se publiku do të jetë i…

