Kryetari i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov, në emisionin debativ në TV Shenja, tha se partia e tij do ta mbështet qeverinë e re, pasi kanë marrëveshje me LSDM-në që ndryshimet në kodin zgjedhor të miratohen në afat prej 3 muajve. “Ne jemi parti politike me përgjegjësi. Do ta mbështesim qeverinë, do ta diskutojmë nesër dhe pasnesër për shumë prioritete. Ne nuk kemi ultimatum dhe në asnjë rast nuk duam që të të vijë deri tek ndonjë kërcënim. Flasim për principe. Kemi marrëveshje që të miratohen këto ndryshime. Vlesërojmë se në afat prej 3 muajve, ky është një periudhë optimale kur…
Author: IM
“Sot pata nderin te mbaj fjalim ne Expo 2020 Dubai,me c’rast prezantova mundesite dhe kushtet e investimit ne Republiken e Maqedonise se Veriut nga ana e investitoreve te jashtem duke theksuar fushat potenciale si dhe lehtesite ne lidhje me proceduren e investimit,duke marre parrasysh faktore te ndryshem qe do ta benin vendin tone nje destinacion te deshirueshem per investime te huaja!”, ka shkruar Drejtori për Investime të Huaja, Bekim Emini.
Moti nesër në vend do të jetë me diell, i ftohtë dhe me erë. Kryesisht në pjesët veriore do të ketë vranësira të vogla deri në mesatare. Përgjatë Vardarit do të fryjë erë e fortë e përkohshme veriperëndimore deri veriore. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -7 deri 3, ndërsa ajo maksimale do të mbërrijë prej 5 deri 12 gradë. Në Shkup moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet deri -6, ndërsa ajo maksimale do të…
https://www.youtube.com/watch?v=L6IbynGHsj4 Dy persona nga Tanusha e Shkupi kanë mbetur të arrestuar pasi Njësiti për krim ndërkufitar dhe migracion zbuloi një sasi të madhe të produkteve të padeklaruara. “Në rrugën lokale nga fshati Brodec drejt fshatit Tanushevc, në vendin e quajtur “Çeshma” drejt “Ramno” rreth orës 20, gjatë kontrollit të furgonit “dajmler”, me targa të Shkupit, i drejtuar nga M.A. është gjetur sasi më e madhe e mallit të shumëllojshëm për përdorim të gjërë, pa dokumentacion adekuat për prejardhjen e saj. Gjatë veprimeve zyrtare zyrtarët policorë janë penguar nga E.A. Në lidhje me rastin më datë 14 janar të vitit 2022…
Ramiz Dauti, dëshmitar në rastin “Alfa”, ka paralajmëruar organizimin e protestave para Qeverisë dhe Gjykatës Penale në Shkup, nëse deri në fund të javës tjetër nuk merret vendim për kërkesën e mbrojtjes, e cila përmes ekspertizës së kryer jashtë vendit për këtë rast synon rigjykimin e lëndës, shkruan gazeta LAJM. “Deri në fund të javës së ardhshme kemi me prit përgjigje për shkak se lënda jonë është në Gjykatën Themelore, nuk ka pse të zvarritet më tepër. Nëse deri në fund të javës tjetër nuk ka ndonjë informacion konkret për marrjen e vendimit atëherë duhet të mendojmë për protesta. Besoj…
Opservatori seizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore në Shkup sot paradite ka regjistruar disa tërmete me rajonin Manastir-Lerin. Sipas të dhënave të këtij enti, epiqendrat ishin në Greqinë fqinje. Sipas të dhënave të deritanishme me të cilat posedon i posedon opservatori sizmologjik, në Manastir dhe rrethinë më së shumti është ndje tërmeti në ora 10:46 minuta, me magnitud prej 3 ballëve sipas Rihter.
Nëse brenda tre muajve nuk miratohen ndryshimet në Kodin Zgjedhor, pesë partitë e vogla me deputetët e tyre paralajmërojnë se do të anulojnë mbështetjen e Qeverisë. Me këtë paralajmërim, Qeveria e Kovaçevskit ende pa filluar po përballet me kushte, ose me rrëzimin e saj, duke e çuar vendin në zgjedhje të parakohshme. Deputetët nga pesë partitë më të vogla në koalicionin qeverisës kërkojnë që ndryshimet në Kodin Zgjedhor të miratohen brenda tre muajve. Ata propozojnë që Maqedonia e Veriut të jetë një njësi zgjedhore, me modelin proporcional dhe pa prag zgjedhor. Më 12 janar, ata i kanë dorëzuar kërkesë kryetarit…
Shkrimtari i njohur shqiptar nga Shkupi, Kim Mehmeti, sot u paraqit në Prokurori, pasi partia maqedonase “Levica” ngriti padi ndaj tij për “ofendim të popullit maqedonas”, shkruan gazeta LAJM. Pas daljes nga Prokuroria, z. Mehmeti tha se nuk frikësohet se mund t’i ndodh diçka e keqe nga padia e “Levicës”. “Nëse shtetin e mbron “Levica”, nga Maqedonia s’do të mbetet as shkronja “, tha Mehmeti. Në mbështetje të shkrimtarit Kim Mehmeti, para Prokurorisë kishin dal dhjetëra të rinj. https://www.facebook.com/gazetalajme/videos/288327729834827
Komisioni për sëmundje infektive akoma nuk ka dhënë asnjë propozim nëse gjysmëvjetori i dytë duhet të nis ndryshe, për shkak të numrit të lartë të infektimeve me Covid 19. Ndërkohë, prindërit nga nisma “Stop mbajtjes së maskave në shkolla” thonë se nuk do të pranojnë që fëmijët e tyre të kalojnë në mësimin online sepse kanë humbur shumë nga mësimi. Gjithashtu, nga kjo nismë thanë se në gjysmëvjetorin e dytë të shkollës nuk do të lejojnë që fëmijët e tyre të mbajnë maska, shkruan Alsat. “Online edukimi është variant më I keq sepse realisht fëmijët nuk do të mësojnë asgjë.…
Me panelin që do të mbahet në Tiranë para vizitës së presidentit Erdoğan, synohet ngritja e marrëdhënieve mes dy vendeve në një nivel më të lartë, të cilat kanë marrë vrull kohët e fundit, si dhe të vlerësohen mundësitë e bashkëpunimit Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës së Turqisë do të organizojë panelin “Marrëdhëniet Turqi-Shqipëri” në Tiranë Në organizim të Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës së Turqisë nesër në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, do të mbahet paneli “Paqja, Stabiliteti dhe Zhvillimi në Ballkan: Marrëdhëniet Turqi-Shqipëri”, transmeton Anadolu Agency (AA). Sipas njoftimit nga Drejtoria e Komunikimeve, presidenti Recep Tayyip Erdoğan më 17…
Drejtori i Agjencionit për investime të huaja dhe promovimin e eksportit Bekim Emini vizitoi pavijonin e Republikës së Kosovës në EXPO 2020 Dubai dhe u takua me zëvendësministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut Fatmire Isaki, zëvendësministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës Liza Gashi dhe Bekri Ajdinin, këshilltar ekonomik në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe komisioner i përgjithshëm i pavijonit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në EXPO 2020 Dubai.
Nga Anisa Bahiti Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, do të vizitojë këtë javë Shqipërinë. Kjo nuk është vizita e parë e tij në Shqipëri . E ka vizituar Shqipërinë në kohën e Nanos me të cilin kishte një marrëdhënie të shkëlqyer dhe të sinqertë. Nuk është kohë e largët pjesëmarrja e Fatos Nanos dhe e Silvio Berluskonit në dasmën e vajzës së Erdoganit në Stamboll, si shembull i një aleance vëllazërore mes tre vendeve. Miqësia me Nanon i la vendin një marrëdhënie akoma më të fortë me Berishën. Kësaj kohe i dedikohet vendosja e kompanive të mëdha turke në…

