Author: IM

I pari i Alternativës, Afrim Gashi ikjen e të rinjëve nga vendi e vlerëson si një fatkeqësi të madhe që mund ti ndodhë vendit. Sipas Gashit nëse ikja e të rinjve vazhdon të rritet atëherë politika ka dështuar. “Ka një kriter që unë e vlerësoj punën e partisë time se ku kam qenë dhe ku jam është një kriter mjaft i rëndësishëm. Nëse vazhdojnë të na ikin të rinjtë tanë politika na ka dështuar duke e mbuluar një fatkeqësi nuk mbulohet pikërisht një fatkeqësi tjetër vetëm duke ja thënë emrin e vërtetë fatkeqësisë mund të zgjidhet problemi”, është shprehur Gashi.…

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot ka vizituar varrin e bashkëveprimtarit të tij, Abdilaqim Ademi. Ahmeti në katër vjetorin e vdekjes së tij theksoi se Instituti “Abdilaqim Ademi” do të vazhdojë të ruajë gjurmët e punës së tij të palodhshme. “U bënë sot plot katër vite pa mikun dhe bashkëveprimtarin tonë Abdilaqim Ademi. I ruaj me mall si kujtim vitet e punës që i kaluam bashkë, kontributin dhe angazhimin e tij të sinqertë në Bashkimin Demokratik për Integrim për zbatimin e vlerave të barazisë, përfaqësimit të drejtë dhe faktorizimit të zërit të shqiptarëve në vend. Instituti “Abdilaqim…

Lexo më Shumë

Vazhdojnë ndryshimet në Butel, BDI po kalon në opozitë, ASH në pushtet Në komunën e Butelit është krijuar një frymë e re politike pas zgjedhjeve lokale të vitit të kaluar. Pas shumë viteve, BDI dita ditës po kalon në opozitë, kurse vendin e tyre në pushtet lokale po e mer Aleanca për Shqiptarët. Kjo si rezultat i koalicionit VMRO-DPMNE-ASH-AAA. Sot kryetari i Butelit, Darko Kostovski, ka emëruar një drejtor shqiptar shkolle. “Sot me vendim të kryetarit të komunës së Butelit, Mevlide Kryeziu mori postin e drejtoreshës në shkollën fillore “Penko”. Mevlides i urojmë suksese në detyren e re!” – ka…

Lexo më Shumë

Nga Ministira e Punëve të Brendshme njoftojnë se pasditen e djeshme, respektivisht rreth orës 17:50 në SPB-Shkup është raportuar se në Qendrën për Transport është gjetur i vdekur një person i pastrehë, mes moshës 50-60 vjeçe. “Mjeku i ambulancës ka konstatuar vdekjen e tij dhe me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së.

Lexo më Shumë

Gashi për Klan TV: Votuesi është gjykatësi më i mirë për politikanët Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, sonte në emisionin “Klan Debat” në TV Klan Macedonia, ka folur rreth rolit të Alternativës në qeverinë e re Kovaçevski. “Partitë politike në vend e kanë të rëndësishme që të kenë strategji të përbashkët për kontestin me Bullgarinë, mirëqenien ekonomike dh sferën e arsimit. Ne duhet t’i besojmë qëllimit të mirë. Votuesi është gjykatësi më i mirë për politikanët”, ka përfunduar Gashi.

Lexo më Shumë

Ish-presidenti kroat, Stipe Mesiq, ka rrëfyer rreth miqësisë me shqiptarët, kontributin e tyre në krijimin e shtetit të pavarur të Kroacisë, si dhe për vitet e turbullta të agonisë dhe shkatërrimit të Jugosllavisë. Njeriu që kaloi të gjitha postet e larta publike në Kroaci, por edhe në ish-Jugosllavi, ka folur për situatën e përgjithshme në Kosovë në vigjilje të 14-vjetorit të pavarësisë, negociatat me Serbinë, rolin e BE-së dhe të SHBA-së në këto negociata, si dhe zhvillimet në planin ndërkombëtar dhe situatën në Ukrainë. Mesiq, gjatë intervistës për KosovaPress, është ndalur edhe tek ish-krerët shtetërorë të Kosovës të cilët ndodhen…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se sot me urdhër paraprak nga Gjykata Themelore Penale, policia ka kryer bastisje tek 40-vjeçari L.Gj. nga Shkupi, përcjell TV21. Bastisjet janë kryer pasi personi në fjalë dyshohet për shkelje të nenit 215 nga Kodi Penal. “Gjatë kontrollit u gjet marihuanë dhe një peshore digjitale. Personi është privuar nga liria dhe me urdhër të prokurorit publik është ndaluar në stacion policor, ndërsa kundër tij do të ngrihet kallëzim penal”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Lexo më Shumë

Gazetar: Emad MEHMETI Ibin Emshi nga Tetova humbi babanë dhe vëllain nga zjarri tragjik në spitalin modular të Tetovës në shtator të vitit 2021. Edhe disa muaj pas këtij rasti tragjik që shkaktoi shumë viktima, familja Emshi kërkon zbardhjen e të vërtetës dhe dëmshpërblimin real për dy viktimat e kësaj familje H. Emshi dhe R. Emshi, të cilët po ashtu kanë edhe shtetësi italiane. Për këtë, Almakos ka realizuar një intervistë me Ibin Emshiu, të cilën mund ta lexoni në vijim. ALMAKOS: Ju keni humbur vëllaun dhe babain në spitalin modular, a keni marrë përgjigje nga institucionet se çka ka…

Lexo më Shumë

Sonte në qytetin e Gostivarit janë ndezur 16 drita në kujtim të 16 viktimave të cilët humbën jetën tragjikisht në aksidentin e Llaskarcës. “Sonte Gostivari përkujtoi një nga ditët më të errëta të historisë së tij dhe gjithë Maqedonisë…Tragjedinë e Llaskarcës! Duke kujtuar për të mos harruar, e sidomos për të apeluar deri te të gjithë autoritetet përkatëse për mobilizim që raste të tilla mos përsëriten kurrë…në formë simbolike në orën 17:45, ndozëm 16 drita në kujtim të 16 viktimave të kësaj ngjarjeje të tmerrshme…ku u shuan përgjithmonë jetë të pafajshme”, ka shkruar kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

Lexo më Shumë

Gjermania mbështet përpjekjet e ministrit të ri të Maqedonisë së Veriut për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Admirim Aliti, në depolitizimin e administratës, thuhet në njoftimin e ambasadës në faqen zyrtare në Facebook. “Ky është një hap thelbësor në luftimin efektiv të nepotizmit dhe korrupsionit. Diskutime të thelluara lidhur me këtë gjatë një vizite kortezie të Ambasadores Anke Holstein me Ministrin e ri të Maqedonisë së Veriut, Aliti”, thuhet në njoftimin e bërë pas takimit të ambasadores Anke Hollshtajn me ministrin Haliti./lideri.mk

Lexo më Shumë

Në komunën e Butelit është krijuar një frymë e re politike pas zgjedhjeve lokale të vitit të kaluar. Pas shumë viteve, BDI dita ditës po kalon në opozitë, kurse vendin e tyre në pushtet lokale po e mer Aleanca për Shqiptarët. Kjo si rezultat i koalicionit VMRO-DPMNE-ASH. Dje janë paraqitur spekulime lidhur me funksionimin e këtij koalicioni, por ato janë demantuar, Vullnet Selimi nga ASH në Butel. “ Në lidhje me disa informacione të plasuara gjatë ditës së djeshme në disa portale, ndjej obligim të demantoj të gjitha ato pretendime të cilat janë tendencioze dhe jo të vërteta. Bashkëpunimi me…

Lexo më Shumë