Author: IM

Dy autoblinda të policisë elitare janë nisur për të nxjerrë një ekip policor pas barrikadave, të cilët kanë rastisur të jenë matanë Zupçit, sipas burimeve jozyrtare të Klanit. Policia ka bllokuar për qarkullim pikat në Jarinjë dhe Bërnjak, për shkak të mjeteve të rënda që janë vendosur në mes të rrugës, në pakënaqësi të vendimit të Qeverisë së Kosovës, me të cilin nga nesër, do të nis zbatimin e vendimit për riregjistrimin e makinave me targa me emra të qyteteve të Kosovës dhe lëshimit të një dokumenti për hyrje-dalje për shtetasit serb. https://youtu.be/IV6QMteZ3do

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari u takua në Tiranë me kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Në takim krahas shkëmbimit të përvojave në fusha të ndryshme, po ashtu u bisedua edhe për mundësinë e krijimit të urave lidhëse për stimulim dhe ndërveprim të të rinjve të Tiranës dhe Gostivarit. “Pasi Tirana këtë këtë vit është shpallur Kryeqyteti Evropian i Rinisë (Europian Youth Capital) është edhe kryeqytet i rinisë së Gostivarit”, u shpreh kryetari Taravari. Fokus i veçantë në takim ishte dhe binjakëzimi i shkollave, sidomos atyre profesionale, politikat sociale si dhe organizimin e javës së Gostivarit në…

Lexo më Shumë

Cdo vit e me shume arritjet e dukshme te organizimit tone madheshtore po lene gjurme ne historine e traditen e organizimeve te festivaleve nderkombetare e kjo gje po na motivon qe te mos ndalemi e te vazhdojme synimet tona. Festivalit Folk Fest kete vit ishte nikoqir i shume shteteve te ndryshme si Meksika, Kili, Azerbejgjani, Bulgaria, Rumania, Latvia, Ukraina, Bosnia dhe Herzegovina, Kosova dhe jemi jashtezakonisht te lumtur qe te gjithe keto shtete pjesemarrese u pershendeten te kenaqur. Jemi falemnderues ndaj te gjithe atyre artdashesve te cilet ishin rreth nesh dhe na e begatuan evenimentin tone. Folk Festi eshte festival…

Lexo më Shumë

Shkruan: SEFER TAHIRI Mediat në gjuhën shqipe kishin raportim kryesisht afirmativ mbi “propozimin francez” për kornizën negociuese të BE-së për fillimin e negociatave për antarësim të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Mirëpo, kishte raste të raportimit sensacionalist, si dhe raste të dezinformimit. Gjatë protestave të organizuara nga opozita maqedonase, mediat në gjuhën shqipe u fokusuan në antishqiptarizmin e tyre dhe vunë theksin mbi nxitjen e urrejtjes ndëretnike që u shfaq në këto protesta. Raportim afirmativ mbi propozimin francez në mediat në gjuhën shqipe Pas viteve 90-ta, kur filloi pluralizmi demokratik në vend, diskursi politik është dominuar nga frazeologjia integruese.…

Lexo më Shumë

Bekim Emini, drejtor i Agjencisë për Investime të Huaja dhe Promovim të Eksportit InvestMaqedonia e Veriut ka sjellur një lajm mjaft të mirë, veçanërisht për rininë në vendin tonë dhe që mund ta ndalë ikjen e tyre jashtë vendit. Bëhet fjalë për një projekt në vlerë prej 145 milionë eurove, që do të sjellë 3.700 punësime të reja dhe mjaft të paguara. Emini të premten njoftoi se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Agjencia për Investime të Huaja dhe Promovim të Eksportit InvestMaqedonia e Veriut së bashku me Кompanitë sot bashkuan forcat për një ekonomi më të mirë.…

Lexo më Shumë

Drejtori i Fondit Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut, kuadri i Alternativës nga dega e Tetovës, Dritan Bexheti, sot ka realizuar ëndrrën e shumëpritur të punonjësve shqiptarë, ku me nënshkrimin e marrëveshjes për punë ka punësuar afro 50 shqiptarë. Ky lajm ekskluziv ka ngjallur emocione të papërshkruara tek punonjësit e Fondit, të cilët si asnjëherë më parë kanë mbetur tepër të kënaqur nga veprimi historik i kuadrit të Alternativës ndaj punonjësve shqiptarë. Më poshtë e keni edhe mesazhin e Dritan Bexhetit nga Alternativa drejtuar opinionit publik: Të dashur qytetarë, Pozitën dhe pjesëmarrjen e shqiptarëve në institucionin tonë çdo ditë…

Lexo më Shumë

Nga Kim Mehmeti Më lejoni pak jetërrëfim: në vitet e fillimeve të mia krijuese, pra në vitet kur – për shkak të rrethanave jetësore dhe shkollimit në gjuhët sllave – ende shkruaja kryesisht në gjuhën e atëhershme serbo-kroate dhe në atë maqedonase, disa miq dhe qarqe maqedonase, bënin çmos që të më ndihmonin të çaja rrugën drejtë afirmimit tim, ndërkaq individ dhe qarqe mediatike shqiptare, bënin çmos që të më pengonin e të dëshmonin se kishte ardhur edhe një i dyshimtë nga i cili duhej mbrojtur shqiptaria. Nuk m’u desh shumë kohë që ta kuptoja se qarqet maqedonase e dëshironin…

Lexo më Shumë

Nga Kim Mehmeti Shumë të mençur e kanë thënë se për fatkeqësinë e një populli nuk janë fajtorë vetëm njerëzit e këqij, por edhe të mençurit dhe të mirët që nuk e luftojnë të keqen. E sa i përket të keqes shqiptare, atë e kanë ndihmuar edhe ‘ekspertët’ e relativizimit të saj, pra ata që e mbështetën aleancën e ‘qelbësirave’ dhe që u bënë ‘deve’ mediatike të karvanit të ‘Rilindjes’ Dhe të këqijtë që e zhvatën Shqipërinë dhe të mirët që nuk e luftuan të keqen, na bënë neve shqiptarëve këtej kufirit të ndjehemi si popull pa mëmëdhe. Si dhe…

Lexo më Shumë

Prokuroria Publike ka njoftuar se ka ngritur kallëzim penal ndaj 43-vjeçarit nga Shkupi, i cili ka tentuar t’i vë zjarrin shtëpisë, ndërsa është përleshur edhe me djalin e tij, të cilin e ka kapur për fytin dhe ka dashur ta hedh nga kati i dytë i shtëpisë. Sipas denoncimit, raporton SHENJA, më 23 korrik i dyshuari në gjendje të alkoolizuar ka arritur në shtëpinë familjare në Radishan, ku me bashkëshorten dhe fëmijët kanë jetuar të ndarë për shkak marrëdhënieve të prishura më parë. Më pas, ai ka filluar t’i ofendojë ata, ka lyer shkallët me benzinë dhe ka kërcënuar se…

Lexo më Shumë

Një video e shpërndarë në rrjetet sociale tregon një dasmor që e godet xhamin mbrapa veturës, ku ndodhej dhëndri me nusen, ashtu siç e kërkon tradita. Por, ky gjest nuk i shkoi mirë atij, pasi në goditjen e tretë të xhamit, ai e goditi aq fort saqë e theu xhamin, përderisa familjarët e nuses po shikonin përreth.

Lexo më Shumë

Drejtoesha e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor dhe Sanitar përdori kartën zyrtare të karburantit për të mbushur të njëjtën makinë me naftë dhe benzinë. Automjeti zyrtar Renault Clio 0.9, i cili është në ngarkim të drejtoreshës Irinka Sotirova Buhova, sipas specifikimeve të prodhuesit, si lëndë djegëse motorike përdor benzinë. Nga seria e dokumenteve të siguruara nga Alfa rezulton se drejtori ka mbushur si benzinë ​​ashtu edhe naftë në të njëjtin automjet. Se Buhova e ka përdorur këtë praktikë për një kohë të gjatë, si dhe se nga kartela zyrtare shpeshherë ka arritur të mbushë karburant edhe më shumë se sa kapaciteti i…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i ASH-së dhe kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari kërkon të nis menjëherë hetimi ndaj rasti me klinikën “Zhan Mitrev”, të cilën e cilëson si rast kriminal. “Një skandal i përmasave të tmerrshme ka tronditur shtetin tonë. Disa qytetarë denoncojnë publikisht klinikën Zhan Mitrev që ka kryer eksperimente të paligjshme me pasojën vdekjen drejt disa pacientëve të cilët tashmë janë të vdekur! Reagimi i klinikës ka qënë absolut cinik dhe arrogant!!! Nuk ka ftuar Asnjë organ përkatës për investigim por kanë akuzuar se këto “llafe” po hapen për të errësuar suksesin e tyre!!! Me pak fjalë duket se…

Lexo më Shumë