Author: IM

Për të deklaruar çdo kompani në këtë aspekt të reduktuar periudhë të kompjuterizuar, është e domosdoshme që të gjithë ne të jemi të arritshëm përmes mediave të bazuara në ueb. Për të parë më shumë se si të përfundoni një sensacion në internet me anë të mediave on-line, Sezgin Mangjuka ka ndarë jo shumë sugjerime që mund t’i kontrolloni. Po ne shohim. Këshilla #1: Përqendrohuni në përmbajtjen cilësore përpara marketingut: Ndërsa prodhuesit produktivë dhe të frytshëm kanë qasje të pakundërshtueshme reklamimi cilësore, për më tepër ata paraqesin një substancë të shkëlqyer për të mbajtur të mbyllur konsumatorët e tyre. A…

Lexo më Shumë

Kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi në rrjetin social facebook, ka njoftuar për vendimet që ka marrë Qeveria e Maqedonisë së Veriut, për tu përballur me krizën ekonomike që ka goditur jo vetëm vendin tonë, por edhe botën, si pasojë e konfliktit Rusi-Ukrainë. Ai thotë se Qeveria ka miratuar një pako me 26 masa që kanë për qëllim ta zbusin krizën ekonomike. “Si rezultat i angazhimit të qeverisë, ku bën pjesë edhe Alternativa, sot u shënuan këto rezultate: produktet themelore ushqimore, si buka, mielli, sheqeri, qumështi, vaji, vezët dhe orizi do të shiten pa TVSH, e ulëm çmimin e benzinës…

Lexo më Shumë

Disa ditë para udhëtimit për të takuar diasporën në Shtetet e bashkuara të Amerikës, në hapësirat e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, ministri përgjegjës për diasporë Dr. Xhemail Çupi priti në takim zyrtar Shkëlqesinë e saj, Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, znj. Kate Byrnes. Ministri Çupi gjatë këtij takim shumë të frytshëm dhe përmbajtësor me ambasadoren,shfrytëzoi rastin që përmes saj ta falënderojë SHBA-në për mbështetjen e vazhdueshme që i jep Republikës së Maqedonisë së Veriut në procesin e saj euro-integrues.Në kuadër të këtij takimi ministri Çupi shpalosi strategjinëdhe projektet e punës së kabinetit të…

Lexo më Shumë

E dashura e Vladimir Putin, Alina Kabaeva, mendohet se fshihet në Zvicër sëbashku me katër fëmijët e tyre, thonë burimet për Page Six. “Teksa Putin po kryen sulmin e tij në Ukrainë drejt qytetarëve të pafajshëm si dhe duke shkaktuar një krizë refugjatësh, familja e tij është e strehuar në një shtëpi private dhe shumë të sigurt në Zvicër”,  sipas një burimi. Kabaeva dhe Putin thuhet se ata kanë dy vajza binjake 7-vjeçare, si edhe dy djem të tjerë. Po ashtu presidenti rus Putin, ka edhe dy vajza të tjera nga martesa e tij e parë me ish stjuardesën Lyudmila Shkrebneva,…

Lexo më Shumë

Përmes një komunikate,LSDM-ja thotë se edhe në kohë krize, masat dhe politikat e tyre japin rezultate reale dhe të dukshme. “Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika, papunësia është në nivelin më të ulët deri tash me 15.2%. Papunësinë arritëm ta ulin në 5.6% në krizë shëndetësore me pasoja ekonomike në krahasim me vitin 2020”, sqarojnë nga LSDM. Sipas tyre, me masat e ndërmarra, qeveria ka shpëtuar mbi 60 mijë vende pune dhe se u dëshmua se janë për standard më të mirë të qytetarëve. “Pagën mesatare e rritëm në 29.943 denarë, ndërsa minimalen e rritëm në 18 mijë…

Lexo më Shumë

Ejup Berisha Për ta festuar ditën e shkollës së parë shqipe dhe të mësuesit duhet plotësuar disa kushte Një popull që e madhëron mësuesin vetëm gojarishtë e jo edhe faktikisht ai popull nuk e do as mësuesin por as edhe arsimin. Një elitë politike që nuk e stimulon moralisht dhe materialisht kuadrin arsimorë që ta kryej misionin e vetë të shenjtë edukimin dhe arsimimin e fëmijëve atëher ajo elitë politike bën blof sikurse ata që merren me bixhoz. Pra elitat politike mund të thonë tërë kohës se e duan arsimimin por edhe më shumë zhvillimin dhe përparimin e arsimimit dhe…

Lexo më Shumë

Më poshtë e gjeni pjesën e fjalimit të Ministrit për diasporë, Xhemail Çupi, në takimin e mësuesve, për nder të “Ditës së Mësuesit – 7 marsit”, organizuar nga Këshilli Koordinues i Arsimtarëve në Diasporë (KKAD). “7 marsi, dita e mësuesit, nuk është festë vetëm për punonjësit të arsimit shqiptar, ajo përllogaritet si festë mbarë kombëtare. Në këtë ditë kujtojmë me respekt të thellë veprat e ndritura të mësuesve dhe patriotëve të shquar, që punuan me përkushtim dhe bënë sakrifica të mëdha, për zhvillimin e arsimit kombëtar. Mësonjëtorja e Korçës ishte qendër e rëndësishme për formimin kulturor dhe ngritjen e ndërgjegjes,…

Lexo më Shumë

Me emërimin e drejtorit të Fondit Pensional, Dritan Bexheti nga radhët e Alternativës janë rritur pensionet. Më poshtë e gjeni shkrimin e plotë të Bexhetit: Lajm i mirë për pensionistët Fondi Pensional dhe Invalidor i Maqedonisë së Veriut, në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, e përcaktuan metodologjinë e re për llogaritjen e pensioneve në muajin mars dhe shtator, me të cilën mbi 326.000 pensionistë do të marrin pensione më të larta. Kështu, pensioni mesatar në vitin 2022, krahasuar me vitin e kaluar, do të jetë më i lartë duke marrë parasysh koston e jetesës dhe rritjen…

Lexo më Shumë

Drejtori gjeneral i ShA MEPSO, Orhan Murtezani dhe disa nga udhëheqësit e kësaj kompanie, gjenden në një vizitë zyrtare në Operatorin turk të sistemit të transmetimit TEIAS, në Ankara. Gjatë vizitës, para ekipit të TEIAS të udhëhequr nga drejtori gjeneral Orhan Kaldirim, drejtori Murtezani, zëvendësdrejtoresha Eva Shukleva dhe drejtori i OST-së Borko Aleksoski, prezantuan punën e ShA MEPSO dhe rëndësinë e kompanisë për sistemin elektrotransmetues të Republikën së Maqedonisë së Veriut dhe rajonin në përgjithësi, ndërsa u bisedua edhe për bashkëpunim të mundshëm në ndërtimin e trafostacioneve , si dhe aktivitete të tjera që kanë të bëjnë me zhvillimin e…

Lexo më Shumë

Në vitin 1223, kur një ushtri mongole dhe tatare asgjësoi një ushtri ruse shumë herë më të madhe, ata e kuptuan se kjo ndodhi pjesërisht për shkak se rusët ishin futur në betejë të dehur. Por ajo nuk do të ishte hera e fundit, që alkooli do të ndikonte në historinë e Rusisë. Në fakt, Kremlini është ndërtuar mbi një tokë dhe histori të zhytur në vodka. Dhe kur shikon shifrat, nuk është e vështirë të kuptohet arsyeja:Nga të gjitha vendet e botës, Rusia renditet aktualisht e katërta për konsumin e alkoolit, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, me tre vendet…

Lexo më Shumë

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç ka njoftuar se i ka dhënë mandatin kryetarit të lëvizjes URA, Dritan Abazoviç për formimin e qeverisë së re. Abazoviç dhe Gjukanoviç janë takuar sot më herët, ku presidenti e ka njoftuar ish-zëvendëskryeministrin me vendimin e tij, raportojnë mediet malazeze. Gjukanoviç në arsyetimin e tij thotë se pas konsultimeve me përfaqësuesit e partive parlamentare, që e pranuan ftesën, ka marrë sigurinë se ekziston përkrahje për formimin e qeverisë së 43-të të Malit të Zi. “Për këto arsye, mora vendim që mandatin për formimin e qeverisë t’ia besoj kryetarit të LQ URA, Abazoviç, i…

Lexo më Shumë

Në foto: Semyon Mogilevich, ukrainas, është shefi i mafias ruse Teksti shkruar nga Roberto Saviano Pyes veten se si ka mundësi që në debatin ndërkombëtar mungon totalisht pyetja thelbësore: cili është roli i organizatave mafioze në këtë luftë? Nëse ka një gjë që për vite me radhë ka mbajtur të bashkuara Ukrainën dhe Rusinë, ajo është mafia. Dhe kjo është një luftë që pas maskës gjeopolitike të konfliktit me NATO-n dhe Europën, ka vokacionin mafioz. Të shohësh se si po sillen klanet mafioze, do të thotë të kuptosh Luftën. Krimi i organizuar rus dhe ai ukrainas kanë qenë gjithmonë vëllezër…

Lexo më Shumë