Author: Emad

Sekretari për Marrëdhënie me Publikun i partisë, Alternativa, Zeqirija Ibrahimi, në rrjetin social facebook ka reaguar duke thënë se kjo parti ende nuk ka marrë qëndrim zyrtar nëse do të bëhet pjesë e Qeverisë. “AlternAtivA ka zëdhënës të saj, ka Sekretar për Marrëdhënie me Publikun dhe ka organe të saj. Deri tash nuk ka asnjë qëndrim zyrtar partiak për pjesëmarrje në qeveri. Gjithçka që thuhet tjetër është qëndrim ose dëshirë personale”, ka shkruar Zeqirija Ibrahimi.

Lexo më Shumë

Nga Qeveria njoftojnë se gjatë ditës së sotme, kryeministri Zoran Zaev ka realizuar takim me deputetin Kastriot Rexhepi Në kumtesën e Qeverisë, mes tjerash thuhet se kryeministri Zaev dhe deputeti Rexhepi konfirmuan përkushtimin e përbashkët për fuqizimin e reformave dhe përkushtimin për kursin evropian të vendit.

Lexo më Shumë

Në moshën 37-vjeçare ka ndërruar jetë aktori i Teatrit Shqiptar të Shkupit, Hajrullah Ramizi. Lajmin për ndarjen nga jeta, e kanë bërë Teatri Shqiptar i Shkupit nëpërmjet një njoftimi në Facebook. “Me pikëllim të thellë ndajmë me ju lajmin e zi për ndarjen e hershme nga jeta të kolegut tonë Hajrullah Ramizi 02.03.1984 – 18.11.2021 Publiku i Teatrin Shqiptar, kujton Hajrullahun nga shfaqjet: Vojceku, Kaligula, Brekët, Gjenerali i ushtrisë së vdekur, Kuçedra, Jetë me qira, Makbethi, Arseniku dhe dantelat e vjetra dhe së fundmi Bregu i pikëllimit. Hajrullahu pos në teatër, shpesh është i angazhuar edhe nga produksionet filmike të…

Lexo më Shumë

Zhvillimit aktual të qytetit të Vlorës në Shqipëri shumë shpejt do t’i shtohet një port turistik, shoqëruar edhe nga rezidenca luksoze për banim. Marina Vlorë është investimi që do sjellë impulse të reja në ekonomi dhe është një investim i zgjuar për këdo që vendos të blejë një shtëpi në një prej gjireve më të mrekullueshme të Mesdheut, me një klimë të butë në dimër dhe tipike bredgetare në verë, në një vend si Shqipëria ku nga 365 ditë që ka viti, 300 janë ditë me diell. Porti i ri do të zërë vendin e atij ekzistues industrial, për t’i…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar pas vlerësimit të lëshuar sot në opinion nga ana e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe se Pas dy dekadave dështime e krime, askush nuk mban përgjegjësi por përgjegjësi do të ketë, si për ata që vjedhin vullnetin e qytetarëve ashtu dhe për ata që tani e dy dekada vjedhin edhe pasurinë e qytetarëve. Reagimi i plotë i Aleancës për Shqiptarët: Është rëndë të mposhtësh një sistem hibrid dhe kriminal që mban peng jetën e qytetarëve në RMV, e më së shumti të atyre shqiptar. Përgjegjësi politike nuk ka mbajtur partia e integristëve që për…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se i gjithë procesi i raundit të parë dhe raundit të dytë të zgjedhjeve lokale në vend u zhvillua sipas të gjitha standardeve demokratike dhe qytetarët në mënyrë të lirë shprehën vullnetin e tyre për ofertat programore të subjekteve politike në garë. Edhe në Dibër ku më 14 Nëntor u zhvillua raundi i dytë i zgjedhjeve lokale, i gjithë procesi kaloi në atmosferë të qetë dhe demokratike, ku qytetarët dhanë verdiktin e tyre për fitoren e kandidatit të Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Hekuran Duka. Humbësit e zgjedhjeve në vend që të përpiqen të gjejnë…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, me rastin e iniciativës së opozitës për mosbesimin e Qeverisë, theksoi se ajo kishte të bënte me zgjedhjet në Cetinje. Duke iu përgjigjur pyetjes se cili është modeli i tejkalimit të krizës politike dhe komunikimit me Frontin Demokratik për këtë çështje, ai tha se URA asnjëherë nuk i është shmangur dialogut, raporton vijesti.me. “Pikëpamjet tona ishin të qarta. Ne humbëm dy muaj me rrëfimin e riformatimit, ishim kundër riformatimit sipas propozimit të DF-së dhe Demokratëve. Ne ishim për një qeveri të ekspertëve dhe të tjera. Pas dy muajsh, ata disi pranuan që nuk…

Lexo më Shumë

Duke folur për marrëdhëniet me Alternativën, Arben Taravari tha se marrdhëniet kanë qenë korrekte dhe ka pasur tolerancë mes dy partive. “Më duhet të them se lideri i Alternativës, Afrim Gashi është një prej njerëzve më të njerëzishëm që kam takuar në jetën time. Mund që edhe ne të kemi tepruar ndonjë rast, ndoshta edhe ata. Ne kemi biseduar për çdo gjë, edhe me Bekim Salin për të cilin kam thënë se ndoshta ka qenë kandidati ynë më i mirë, ai dhe Bekim Pocesta, pro fatkeqësisht nuk ja dolëm në Çair”, tha Taravari, duke shtuar se ata megjithatë ata janë…

Lexo më Shumë

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi në ClickPlus thotë se në rast se Kastriot Rexhepi nga Lëvizja Besa do të paraqitej në Kuvend për të votuar mocionin e mosbesimin ndaj Qeverisë, pushteti ka pasur një deputet tjetër rezervë nga radhët e Aleancës për Shqiptarët që do të refuzonte rrëzimin e Qeverisë aktuale përmes mocionit të mosbesimit. Thaçi theksoi se po ta kishte BDI-në, VMRO-DPMNE-ja do të regjistronte fitore edhe më të madhe. Sipas tij, BDI ka mposhtur opozitës shqiptare. Ai poashtu tha se vendi duhet të bëj kompromise në kontestin me Bullgarinë, me qëllim arritjen e synimeve eurointegruese. “Maqedonasit…

Lexo më Shumë

Ish-ministri i Financave dhe bartës i listës për këshilltarë të VMRO-DPMNE-së, Trajko Sllaveski, është zgjedhur sot kryetar i ri i Këshillit të Qytetit të Shkupit. Për Sllavevskin votuan 26 këshilltarë nga VMRO-DPMNE, ASH/AAA, E Majta, PLD dhe DOM. Këshilltarja e DOM-it, Teodora Krstevska, tha se në Këshill mbesin në opozitë dhe e kanë përkrahur zgjedhjen e Sllaveskit për të pasur një Këshill konstruktiv. LSDM, BDI dhe dy këshilltarët e Qytetit të Gjelbër Njerëzor nuk votuan për zgjedhjen e Sllaveskit. Në Këshillin e Qytetit të Shkupit VMRO-DPMNE ka 18 këshilltarë, LSDM 12. BDI ka pesë këshilltarë, E Majta katër, dhe Aleanca…

Lexo më Shumë

Ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi për momentin nuk e merr seriozisht rritjen e çmimeve të ushqimeve. Thotë se nuk ka kushte për ngrirje të çmimeve. Ai pranon se disa prej produkteve në tregje janë më të shtrenjta, por nuk ka goditje të çmimeve dhe nuk do të ndodhë për shkak të rritjes së pagës mesatare në vend. Nga ministria përkatëse thonë se e përcjellin nga afër situatën dhe se bëjnë analiza të çmimeve dhe nëse do të ketë nevojë për masa të reja, të njëjtat do të jenë në përputhje me Ligjin për Tregti. Ndryshe, për një vit shporta konsumatore…

Lexo më Shumë