“Sot bëhet një javë qëkur Mubekiri ynë u nda nga kjo botë. Ndonëse më shumë do kisha dashur të jetë një ëndërr e trishtueshme sesa një e vërtetë e dhimbshme, neve na mbeten kujtimet mira, bisedat e këndshme, punët e përbashkëta dhe sakrificat vetëmohuese. Duke u lutur për shpirtin e tij të bardhë e fisnik, lutem që edhe familja e tij të freskohet me durim. Mubekir Palloshi do të mbetet gjithmonë i pavdekshëm në kujtimet tona” – ka shkruar ktyetari i Alternativa, Afrim Gashi.
Author: IM
Dega e Aleancës për Shqiptarët në Komunën e Sarajit sot ka dal me akuza kundër Komunës së Sarajit për mos pastrimin e deponive të krijuara në këtë komunë. Nga atje thonë se sot jemi këtu për të publikuar demaskuar dyshimet për krimin dhe korrupsion të udhëheqësisë komunale në Saraj, të emëruar dhe mbështetur nga BDI. Para gjithë opinionit sot po publikojmë një tender që peshon 100 mijë euro dhe që banorëve të Sarajit ju shkakton dëm të dyfishtë, në buxhetin e tyre dhe shëndetin e tyre. Më 15 gusht të vitit të kaluar Komuna e Sarajit, gjeqësisht Ndërmarja Publike Komunale…
Propozimi i Presidencës franceze të BE-së për Republikën e Maqedonisë së Veriut përmban shumë nga kërkesat themelore bullgare, por mund të kishte qenë shumë më i suksesshëm nëse politikanët bullgarë do t’i kishin kushtuar më shumë vëmendje këtij procesi, u tha presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev gazetarëve në Graf Ignatievo, bazën ajrore ku mori pjesë në kremtimin e 110 vjetorit të fluturimit të parë luftarak të aviacionit luftarak bullgar. Sipas Radevit, diplomatët e MPJ-së janë mbështetur kryesisht në institucionin presidencial, duke humbur kohë dhe energji për ta vënë në kufij të pranueshëm “politikën divergjente” të kryeministrit Kiril Petkov. Kreu i…
Foto gjatë dorëzimit të sotëm në polici Sot me datë (24.06.2022) në ora 12.20 është vetëdorëzuar në polici Senad Latifi nga fshati Gërçec i Shkupity. Ai është dorëzuar në stacionin policor të Karposhit. Sapo ka kuptuar që e kërkon policia Senadi menjëherë është dorëzuar, rrefejnë të afërmit e tij. Ndryshe, Latifit i është caktuar masë paraburgimi për shkak të dyshimit se ka kryer vepër sipas nenit 215 të Kodit Penal.
Janë zbuluar disa ndryshime që po bëhen në aplikacionin Whatsapp. Whatsapp po punon për një sërë përditësimesh duke përfshirë një përmirësim të madh për përdoruesit e emoji-eve. WhatsApp po teston disa veçori të reja, po përdor një version të veçantë beta të aplikacionit. Ekspertët e teknologjisë në WABetaInfo e shfrytëzojnë këtë aplikacion për informacion, duke na dhënë një vështrim të vogël në përditësimet e ardhshme. Nëntë ndryshime janë në zhvillim. Përdoruesit do të filtrojnë bisedat e palexuara (funksioni aktivizohet me butonin në këndin e sipërm djathtas të dritares) Reagimi ndaj mesazheve duke përdorur çdo emoji. Profilet e biznesit mund të…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët në konferencën e sotme për shtyp ka adresuar disa kritika ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Sela tha se ai nuk duhet të bëjë avokaturën e shteteve tjera në procesin e eurointegrimit. “Unë e shoh si totalisht jo korrekte sjelljen e kryeministrit të Shqipërisë, i cili publikisht po bëhet avokat i shtetit tjetër, ndërsa nga ana tjetër i bën avokaturën edhe Serbisë, kjo është skandaloze dhe nuk duhet të ndodhë”, tha mes tjerash Sela.
Shkruan: Enver Robelli Krejtësisht e pavend gjuha e Edi Ramës kundër Bullgarisë. Sillet më meqedonas se maqedonasit, pa ia kërkuar askush. Bullgaria nuk e ka marrë peng Shqipërinë. Bullgarët i kanë vënë veto Shkupit, sado e padrejtë të jetë kjo veto. BE, po të donte, do t’i hapte negociatat me Shqipërinë dhe do të priste derisa të zgjidhet ngatërresa bullgaro-maqedonase. Por në BE nuk ka disponim për ta favorizuar Shqipërinë. Arsyet për këtë nuk janë vetëm në BE, por edhe te gjendja e demokracisë në Shqipëri (gjendje e mjerueshme), te reforma për drejtësi që shpesh është vetëm fasadë, te mosndëshkimi…
“Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti këto ditë pranoi se ka pasur takime jo me një, por me disa ambasadorë të Rusisë në Shkup, ashtu si edhe me ambasadorin e Sërbisë. Mund të arsyetoheni se takimet me diplomatë të huaj janë normale për kryetarët e partive politike, por në këtë rast, bëhet fjalë për takime të fshehta dhe të papublikuara më parë. Asnjëherë nga BDI nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar për takime të drejtuesve të kësaj partie me ambasadorët rus. Pyesim publikisht, pse janë mbajtur takimet të fshehta, çfarë është biseduar në këto takime, kujt i kanë shërbyer dhe çfarë…
Në bazë të aktiviteteve të këshillit iniciativë të Javës Çame, 22-27 Qershor 2022, dita e parë, ishte paraparë që të zbukurohet Çarshia dhe disa vendbanimi me pano “I Love Çamëria” – por edhe vitin e kaluar si edhe sivjet, kjo çështje dikujt po i pengon, forma tinzare e heqjeve të panos në vendet publike, sikur ju pengon kjo iniciative paqësore e përkujtimit të një prej masakrave të shekullit që i është bërë shqiptarëve të Çamërisë. Vullneti jonë paqedashës do vazhdoj edhe me tutje me projektin për ta realizuar deri në maksimum, ndërsa qyqarëve që ju pengon ky përkujtim i Javës…
Aleanca për Shqiptarët dega Kumanovë në Kuvendin që mbajti sot, me shumicë të votave vendosi që Arsim Hasani të udhëheq me degën, përcjell Televizioni FESTA. Kuvendin nga afër e ndoqën sekretarja e përgjithshme Vjollcë Berisha si dhe sekretari organizativ Elmi Aziri të cilët gjithashtu e përshëndetën kuvendin me fjalimet e tyre. Gjithashtu gjatë këtij kuvendi u zgjodh edhe kryesia e degës.
Mijëra përkrahës të VMRO-së, janë mbledhur para Qeverisë, në protestën e organizuar nga kjo parti. Para tyre fjalim ka mbajtur edhe lideri i kësaj partie Hristjan Mickoski. Më poshtë Almakos ua shell fjalimin e Mickoskit: “I bëj thirrje në veçanti bashkëqytetarëve tanë shqiptarë. Së bashku duhet të luftojmë për një të nesërme më të mirë! A do ta lejoni BDI-në të jetë pronari i jetëve tuaja, kur ju jeni pronarë të vullnetit tuaj të lirë. Dhe nëse ju thonë se VMRO-ja ka qenë arsyeja për gjendjen e rëndë të jetëve tuaja, atëherë duhet t’u thoni qartë në fytyrë se BDI-ja…
Jane publikuar fotot e dy shqiptarëve që u kapën me 2.2 tonë drogë në Peru. Mediat e huaja kanë publikuar foto të Franc Malos dhe Gentjan Meta, të cilët njiheshin edhe me pseudeonimet “Barbas” dhe “Pelado”. Ata kishin hyrë ilegalisht në Peru përmes Huaquillas, në kufi me Ekuadorin, në nëntor 2021 dhe ishin paraqitur si turistë. Më pas ata nisën negociatat për transportimin e sasisë së madhe të drogës, e cila destinacion kishte Holandën. Të dy ishin pjesë e kartelit të quajtur “Los Blancos” dhe mësohet se janë kapur nga kamerat e vëzhgimit Divinesp në Trujillo, gjatë operacionit Bitcoin. Më…

