WhatsApp do të ndryshojë përgjithmonë, po vjenë me 9 ndryshime

WhatsApp do të ndryshojë përgjithmonë, po vjenë me 9 ndryshime

Janë zbuluar disa ndryshime që po bëhen në aplikacionin Whatsapp.

Whatsapp po punon për një sërë përditësimesh duke përfshirë një përmirësim të madh për përdoruesit e emoji-eve.

WhatsApp po teston disa veçori të reja, po përdor një version të veçantë beta të aplikacionit.

Ekspertët e teknologjisë në WABetaInfo e shfrytëzojnë këtë aplikacion për informacion, duke na dhënë një vështrim të vogël në përditësimet e ardhshme.

Nëntë ndryshime janë në zhvillim.

Përdoruesit do të filtrojnë bisedat e palexuara (funksioni aktivizohet me butonin në këndin e sipërm djathtas të dritares)

Reagimi ndaj mesazheve duke përdorur çdo emoji.

Profilet e biznesit mund të kenë foto kopertine .

Mund të dërgoni mesazhe dhe të bëni “mute” përdorues të caktuar gjatë një telefonate në grup

Kalimi i bisedave nga telefonat Android në iPhone (i disponueshëm në versionin beta).

Sistem miratimi për anëtarësimin në grup ( administratorët do të kontrollojnë se kush i bashkohet një bisede në grup).

Veçoria ‘Album automatik’ do t’i lejojë përdoruesit të grupojnë video dhe foto në një bisedë.

Aftësia për të bërë pauzë dhe rifilluar voicet (e disponueshme në versionin beta).

Reagimi ndaj mesazheve nga Windows (e disponueshme në beta).