Author: Emad

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurit, në mbledhjen e katërt të Këshillit të Stabilizim-Asociimit, përmendi para kryediplomatit të BE-së, Josep Borrell, kohën që kryeministri kaloi në burgjet serbe. Karakteristikë e mbledhjes së sotme është fakti se pikërisht këtë ditë, 20 vjet më parë, Kurti është liruar nga Burgu i Nishit në Serbi. Kurti gjithashtu tregoi se është arrestuar më 27 prill 1999, vetëm 34 ditë pas fillimit të bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë. “Në këtë ditë, dy dekada më parë, u lirova nga burgu i Nishit në Serbi. Isha arrestuar më 27 prill 1999 në Kosovë, vetëm 34 ditë pas fillimit…

Lexo më Shumë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç u ankua se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk dëshiron fare të bisedojë me Beogradin. Mediat në Kosovë thonë se duke iu përgjigjur pyetjes për takimin e ardhshëm në kuadër të dialogut, Vuçiç përmendi deklaratën e zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, ku thuhej se palët nuk kanë interes dhe besim të mjaftueshëm në dialog dhe se “Serbia i dëshiron bisedimet, por Prishtina jo”. “Ne jemi të gatshëm ta nënshkruajmë marrëveshjen për personat e zhdukur. Ne duam rezultate, por zyrtarisht mund të them se Prishtina nuk dëshiron të flasë fare me ne”, tha kreu i shtetit…

Lexo më Shumë

Pakënaqësia e partnerëve më të vegjël në koalicionin qeverisës, pas përfshirjes së Alternativës, nuk pritet të degjenerojë në rrezik të ri për shumicën parlamentare dhe jetëgjatësinë e kësaj qeverie. Profesori universitar, Nanon Ruzhin, konsideron se kjo pakënaqësi mund të rikuperohet me ofrimin e posteve të tjera në nivele më të ulëta. “Jam i bindur se edhe Partia Liberal Demokrate dhe Ripërtëritja Demokratike e Maqedonisë nuk do të bëjnë hap më serioz veçse të përpiqen për të fituar edhe ndonjë vend më të imët, që mbeten për t’u ndarë, qofshin ato poste diplomatike apo poste nëpër këshilla, por në parim, nuk…

Lexo më Shumë

Të enjten në Aeroportin e Shkupit dhe në hapësirën ajrore mbi kryeqytet, do të organizohen aktivitet për të demonstruar mënyrën e zbatimit të misionit të NATO-s për patrullim ajror mbi Maqedoninë e Veriut. Gjatë këtij aktiviteti, publiku mund të njoftohet dhe të jetë dëshmitar i mënyrës se si zbatohet patrullimi ajror dhe po ashtu të njoftohet me avionët ushtarak të NATO-s si F-16 dhe AVAKS. Me këtë ngjarje, do të shënohet edhe përfshirja e hapësirës ajrore të Republikës së Maqedonisë së Veriut në sistemin e NATO-s për patrullim ajror.

Lexo më Shumë

Të paktën për një periudhë nuk do të ketë bashkëpunim të përkthyer në një marrëveshje tjetër mes partive opozitare shqiptare. Kreu i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, i zhgënjyer nga partneri i deritanishëm i koalicionit, Alternativa, thotë se për momentin nuk mendon se do të ketë koalicion me Lëvizjen Besa, edhe pse këtë çështje nuk e kanë diskutuar akoma në organet e partisë. Sela këto komente i bëri në emisionin “200” në Alsat. “Ne kemi bërë koalicione sepse ju e dini se sa këtë e ka kërkuar populli, qytetarët, që të ketë një koalicion. Ne e kemi bërë edhe për…

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO DPMNE-së Hristijan Mickoski e ka quajtur “koalicion plasteline” shumicën parlamentare të udhëhequr nga LSDM. Duke komentuar pakënaqësitë e partnerëve koalicionues të LSDM-së, si pasojë e marrëveshjes me Alternativën, Mickoski tha se të gjithë këta partnerë në komunikim privat me kryetarin e VMRO DPMNE-së shprehin vazhdimisht pakënaqësi ndaj LSDM-së. Kjo shumicë, sipas Mickoski, do të zgjasë vetëm disa javë. HRISTIJAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO DPMNE-SË “Të gjithë aty janë të pakënaqur, kur flasin me mua të gjithë janë të pakënaqur. Aty nuk dihet kush është i kënaqur, madje edhe në LSDM mes vete shprehin pakënaqësi. Ky është koalicion…

Lexo më Shumë

Lideri i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela mbrëmjen e së dielës ka qenë në vizitë ngushëlluese në Studeniçan të Shkupit te familjarët e viktimave të aksidentit tragjik të Bullgarisë, ku humbën jetën 45 shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa 7 pasagjer i mbijetuan aksidentit. Me këtë rast Sela në emër të subjektit politik që e përfaqëson dhe në emrin e tij edhe njëherë nga afër u shprehu ngushëllime familjarëve të viktimave.(PRESSonline.mk)

Lexo më Shumë

“Elektrodistribuimi vazhdimisht gjatë shumë viteve ka bërë investime të mëdha dhe mundohet të bëjë rekonstruimin e rrjetit në Gërçec, por ekipet gjithmonë hasin në ofendime dhe kërcënime për jetën, si dhe kërcënime për shkaktim të dëmeve materiale nga ana e banorëve. Defektet në këtë fshat ndodhin si rezultat i mbingarkimit të rrjetit nga vetë banorët të cilët ilegalisht shfrytëzojnë energjinë elektrike për nevojat e tyre si dhe për gërmimin e bitkoinave. Pas shfaqjes së defekteve, banorët edhe pse lajmërojnë se nuk kanë energji elektrike, prapëseprapë nuk i lejojnë ekipet e Elektrodistribuimit ta sanojnë defektin. Elektrodistribuimi edhe pse vazhdimisht investon në…

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ishte sot i pranishëm në aeroportin e Shkupit për t’iu dhënë lamtumirën e fundit bashkëqytetarëve të cilët humbën jetën në aksidentin tragjik në Bullgari. “Sot me nderime të larta shtetërore përcollëm për në banesën e fundit bashkëqytetarët tanë të cilët humbën jetën në aksidentin tragjik në Bullgari”, është shprehur Ahmeti. “Ndajmë dhimbjen e madhe me gjithë familjarët. Shpirti i tyre u prehtë në paqe”, ka shkruar kryetari i BDI-së në Facebook.

Lexo më Shumë

Ziadin Sela Ata nuk janë me aftësi të kufizuara, por jemi ne që ua kufizojmë mundësitë dhe ua rëndojmë sfidat me të cilat përballen. Ata nuk kanë nevoja të veçanta, por kanë të drejtën e tyre të jetojnë në kushte dhe mundësi të barabarta me gjithë të tjerët. Secili prej tyre madje ka aftësi të veçanta të cilat nuk mund t’i shfaqin e kultivojnë shpesh herë, për shkak të pengesave që ua kemi krijuar ne të tjerët duke përshtatur këtë botë sipas egove dhe dëshirave tona. Si shoqëri dhe shtet duhet të reflektojmë, të vetëdijësohemi dhe të rikthejmë njeriun brenda…

Lexo më Shumë