A kishte lidhje me përshëndetjen nacionaliste serbe, ngritja e tre gishtave nga futbollisti Ramos pas het-trikut në ndeshjen e Portugalisë me Zvicrën në Kampionatin Botëror në Katar? Portali MKD Press, më 07.12.2022, publikoi titullin “PORTUGEZI FESTON GOL ME TRE GISHA: Shkatërroi Xhakën dhe shokët e tij, pastaj bëri diçka që e ngriti në këmbë mbarë SERBINË”. Të njëjtën fotografi, me tituj të ngjashëm, e kanë publikuar edhe disa ueb-faqe të tjera serbe. Si burim është cituar Kuriri serb, i cili shkruan se “pas shënimit të golit të tretë, lojtari i Benfikës ka ngritur tre gishtat”. Ky portal botoi edhe një tekst tjetër me titullin “Kush…
Author: IM
Veriu i Kosovës është i bllokuar për të katërtën ditë pasi serbët vendas vendosën barrikada në rrugët më të rëndësishme. KFOR-i njoftoi se e vetmja rrugë drejt paqes është që Beogradi dhe Prishtina t’i zgjidhin çështjet e tyre përmes dialogut dhe të respektojnë të drejtat e të gjitha komuniteteve. Ata deklarojnë se është e rëndësishme të shmanget çdo ripërshkallëzim i situatës dhe se mbeten jashtëzakonisht të kujdesshëm për të përmbushur mandatin e tyre të OKB-së. Situata në veri të vendit është e qetë, ndërsa shkollat fillore dhe të mesme janë edhe sot të mbyllura për siç thuhet, sigurinë e fëmijëve.…
Ekipi i sanksioneve të SHBA-së erdhi në Maqedoni, e kërkoi atë që u duhej dhe u kthye në Uashington. Detyra e tyre tani është t’i propozojë Sekretarit të Shtetit se cilët zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë nga Maqedonia do t’i bashkohen Gruevskit dhe Mijalkovit në të ashtuquajturën listë të zezë, e cila përfshin persona të cilët, për shkak të përfshirjes në korrupsion ose shkelje të të drejtave të njeriut, janë të privuar nga mundësi për të marrë një vizë për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara. Qëllimi i këtij mekanizmi të Departamentit të Shtetit i krijuar në fillim të viteve 1990…
Nënkryetari i Alternativës Hysni Ismaili dhe deputetja Safije Sadiki Shahini në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut do të kërkojnë ndryshime në Ligjin për Shtesat për fëmijë, respektivisht shtesat për fëmijën e tretë. Me këto ndryshime do t’ju dilet në ndihmë familjeve të cilët për shkak ndryshimit dhe rritjes së rrogës minimale e kanë humbur të drejtën e shfrytëzimit të ndihmës për fëmijën e tretë. Një nga pikat e marëveshjes në momentin kur pranuam të bëhemi pjesë e shumicës ishte se Qeveria do të zhvillojë dhe zbatojë politika për promovimin e të drejtave dhe interesave të të gjithë individëve dhe komuniteteve…
Përfaqësues të Organizatës Kulturore Humanitare MERHAMET zhvilluan një vizitë në Ambasadën e Arabisë Saudite në Tiranë. Delegacioni i OKH MERHAMET përbëhej nga Ridvan Xhaferi – kryetar, Bekim Sulejmani – koordinator për marrëdhenie me jashtë dhe Xhihad Husejini – përgjegjës për projekte, të clët u pritën nga Ambasadori i Arabisë Saudite, Shkëlqesia e tij, z. Faisal Ghazi Ismail Hifzi. Gjatë këtij takimi, Ambasadori u njoftua mbi aktivitetet humanitare, arsimore dhe kulturore që realizon OKH MERHAMET, me theks të veçantë për realizimin e kurseve të gjuhës arabe. Gjithashtu, ambasadorit i’u shpreh mirënjohje e thellë për mbështetjen dhe kontributin e dhënë nga Arabia…
“Situata e dezinformimit në vendin tonë është e ngjashme si në të gjithë rajonin pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës. Kjo fushatë, si aktivitet është rritur shumë fish më shumë, me çka aktiviteti i qendrave propagandistike është pakrahasueshëm më i madh, e cila vjen në vazhdimësi me ndikimin dhe propagandën ruse në vend prej disa vitesh me radhë”, tha Xabir Deralla, kryetar i CIVIL-it, në kuadër të “Gazetarisa në luftë” kundër dezinformimit dhe propagandës”. Duke e vlerësuar situatën me dezinformata dhe propagandë, Deralla theksoi se me to merren disa qendrat të pushtetshme në vend, përfshirë edhe disa parti politike.…
Resman: Demokraciisë i nevojitet vetëbesim dhe autokritikë në luftën kundër propagandës “Para disa vitesh jam njohur me Xhabir Derallën dhe punën e tij në CIVIL Media. Konstatuam se problemet me propagandën dhe demokracinë në Maqedoninë e Veriut i përjetojnë edhe vendet e projektit të Partneritetit Lindor në Dialogun Mediatik. Kjo ishte baza për fillimin e një projekti me mbështetjen e Qeverisë së Rhein-Vestfalisë së Veriut”, tha Dr. Volfgang Resman, drejtues i projektit ndërkombëtar Media Dialog për Civil Media, me rastin e seminarit ndërkombëtar “Gazetaria në luftë kundër dezinformimit dhe propagandës.” organizuar nga CIVIL në partneritet me Youth4Media (Y4M)./Për intervistën e…
Katerina Sokolova nga Instituti i Gazetarisë në Kiev, Ukrainë ishte një nga pjesëmarrëset në Javën e parë Ndërkombëtare të Gazetarisë Kundër Dezinformimit dhe Propagandës organizuar nga Civil dhe Youth4Media (Y4M). – Për herë të parë jam në Shkup, e kam vizituar edhe Gostivarin dhe Tetovën. Njerëzit janë të këndshëm, dhe vendi mund të zhvillohet shumë, në aspektin turistik dhe ekonomik” – theksoi Sokolova duke ndarë përshtypjet e saj për CIVIL Media./Këtu e gjeni intervistën e plotë https://www.youtube.com/watch?v=Mq5JwYlROYM
Më shumë se pesëmbëdhjetë yje të njohur të skenës së muzikës dhe aktrimit do të marrin pjesë në nismën e Civilit të titulluar “Insieme/Together”, ku do të këndohet kënga e këngëtarit italian të popit Toto Cutunjno me të cilën ai fitoi Eurovizionin në Zagreb, në vitin 1990. Kristina Arnaudova, Adrian Aziri, Tijana Todevska, Ana Stojanovska, Miki Jovanovski Xhafer, Elena Petreska, Lidija Koçovska, Jovana Spasiç janë vetëm disa nga yjet maqedonas që iu përgjigjën ftesës së Civilit dhe në kohë rekord e rishkruan këtë evergreen në gjuhën maqedonase. Aranzhimi i versionit maqedonas është i Vladimir Dojchinovski-Dojcin dhe Davor Jordanovski, ndërsa pjesa…
ZORAN BOJAROVSKI Shkaktoni situata krize të vazhdueshme, ndërmerrni veprime për të mashtruar kundërshtarin dhe vazhdimisht minoni dhe dobësoni pozicionet e tij; Krijoni situata dhe tregime për të hedhur dyshime mbi integritetin e udhëheqësve që synoni… këto janë vetëm disa nga rekomandimet nga “Manuali për Oficerët e Inteligjencës Sovjetike” me “masat speciale” famëkeqe për agjentët e KGB-së prej viteve 60-të, të cilat i famshmi Vasiliy Mitrokin, drejtori i dezertuar i KGB-së, ia ekspozoi në vitin 1992 inteligjencës britanike dhe më pas botës. 60 vjet më vonë rekomandimet e manualit për agjentët e KGB-së mbeten saktësisht të njëjta, vetëm këtë se ato…
Reformat në gjyqësor dhe në sistemin penitenciar, ndryshimet në Kodin zgjedhor, besimi i qytetarëve në gjyqësor, rastet e PSP-së ishin disa nga temat në intervistën për NovaTV me ministrin e Drejtësisë Nikolla Tupançeski. Ai tregon se nesër do të mbahet gjykimi i parë në sallën më të madhe digjitale në vend, që ndodhet në Idrizovë. Sipas Tupançeskit, procedura për miratimin transparent të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor është kryer, por deri më tani VMRO-DPMNE nuk i janë përgjigjur ftesës. Ministri tutje shpreh besimin se miratimi i Strategjisë së re për Zhvillimin e Sistemit të Drejtësisë do të vendosë bazat për ngritjen…
Profesorja universitare nga Aleanca për Shqiptarët, Vjollca Berisha në emisionin Klan Debat me gazetaren Xhumadije Ibraimi vlerëson se luftën ndaj krimit dhe korrupsionit, ne duhet ta bëjmë fillimisht për të mirën tonë e pastaj për të mirën e Bashkimit Evropian. Është e turpshme, sipas saj, që Maqedonia të rangohet aq poshtë në listat e vendeve të korruptuara e me demokraci më pak të zhvilluara. “Fatkeqësisht jetojmë në një vend kaq të korruptuar e që vit pas viti zbresim në nivelin e shteteve me demokraci më të dobët dhe është e turpshme që nga mesi i Evropës të zbresish në nivelin…

