Pas zërave të shumtë ku eksponentë të lartë të BDI-së mbureshin se kanë sjellë ata fabrikën e makinave elektrike që pritet të hapet së shpejti në Tetovë, ka reaguar Arben Zeqiri shefi i mardhënieve me publikun në ASH. “Veç te ne ndodh. Artan Grubi dhe Kreshnik Bekteshi do ta sjellin në Tetovë investitorin nga Tetova, Lazim Destani ”, ka shkruar Zeqiri nga ASH./InfoShqip
Author: IM
Liridon Useini ishte ndër figurat më të njohura të Lëvizjes Besa. Me aktivitetin e tij si kryetar i Forumit Rinor të partisë, ai fitoi simpati të shumta në opinion dhe falë kësaj u zgjodh edhe kryetar i Këshillit të komunës Zhelinë. Mirëpo dëshira për të punuar më shumë në favor të qytetarëve, e jo në favor të partisë si duket e solli në konflikt me udhëheqësinë e partisë së tij dhe u shkarkua nga pozita e kryetarit në Këshill. Ai thotë se më së shumti është habitur kur ka kuptuar se shkarkimi i tij është bë në koordinim mes udhëheqësisë…
Debatit të rindezur së fundmi për ndryshimin e udhëzimit administrativ që ndalon bartjen e shamisë në shkolla i është bashkuar edhe një Ministër nga Maqedonia e Veriut, shkruan InfoShqip. Ministri për Diasporë nga Maqedonia e Veriut Xhemail Çupi, nëpërmjet një fotoje të postuar në faqen e tij në Facebook, ka reaguar për shfuqizimin e urdhrit administrativ që i mohon të drejtën e shkollimit nxënësve që bartin shami shkollat publike në Kosovë. Ministri Çupi ka postuar një foto ku shihet së bashku me bashkëshorten e tij që gjithashtu mban mbulesë Islame dhe ka vendosur hashtagun që tashmë është bërë viral në rrjetet…
Ilir Meta nuk ka hezituar të japë premtimin e tij para qytetarëve duke thënë se do të rrëzojë regjimin e Edi Ramës që sipas tij vetëm vjedh e mashtron. ‘Edhe pse ju duket gushti pak si i nxehtë të jeni të sigurt që shtatori, do të jetë përvëlues për këtë sekt të korruptuar, për këtë sekt që ka humbur çdo lidhje me vendin dhe qytetarët, me hallexhinjtë, me njerëzit e zakonshëm. Premtimi im është që siç shemba në emër të të ardhmes së Tiranës e ligjit, kioskat e të fortëve të Tiranës, dhe tutorëve të Edit, ja dini emrat ju……
Shkruan: Diana Toska Proevropiani Bujar Osmani, merr të drejtën e guximin me e porosit Kosovën që “ me mirëbesim ti përmbahet vlerave të mira fqinjësore dhe asaj për çka janë pajtuar me Serbinë, sepse duhet marrë parasysh kontekstin e ndjeshëm gjeopolitik” Për cilin mirëbesim e vlera të mira fqinjësore mund të flitet kur barazohen që në start palët, agresori e viktima e cila njihet ndërkombëtarisht si shtet i pavarur e sovran!? Deklarimet e tilla përveq që dëshmojnë mosnjohuri elementare të politikës gjeostrategjike,janë të dëmshme, irituese, të dhimbshme ngase vijnë nga një shqipëfolës që fatkeqësisht përvoja po dëshmon se nuk frymon…
Shkruan: Enver Robelli Bujar Osmani është ministër i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut. Ai e ushtron këtë funksion si përfaqësues i një partie shqiptare, pra BDI-së. Por kur e shikon deklaratën e tij mbi tensionet e fundit në veri të Kosovës, fitohet përshtypja se Bujar Osmani është ministër i Sllovakisë apo Qipros, të cilat nuk e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës. “Po e ndjekim situatën në Kosovën veriore me interes të madh”, shkruan Osmani në profilin e tij në Twitter. Pastaj vazhdon: “…përshëndesim deeskalimin e fundit. Inkurajojmë Kosovën dhe Serbinë që në përputhje me synimet dhe vlerat e…
“Bashkëbisedim me banorët e Lagjes Teqe Kryetari i ASH Ziadin Sela, nënkryetari Arben Taravari, deputeti Halil Snopçe dhe bartësi i listës së Aleancës për Shqiptarët, Abdulla Osmani, prezentuan programin e rinisë dhe dëgjuan sugjerimet dhe propozimet e qytetarëve për qeverisjen e ardhëshme të Këshillit Komunal të Tetovës” thonë nga ASH – Tetovë.
Përdoruesve të aplikacionit popullor WhatsApp iu është dhënë një periudhë shumë më e gjatë në të cilën ata mund të fshijnë mesazhet e padëshiruara nga biseda. Deri më tani, përdoruesit e WhatsApp mund të fshinin mesazhet e bisedës brenda një ore nga dërgimi i tyre dhe afati i ri është pak më i gjatë se dy ditë. Për të filluar përdorimin e funksionit të ri, përdoruesit duhet të hapin grupin WhatsApp ose bisedën individuale ku kanë dërguar mesazhin, më pas kërkohet një prekje e gjatë mbi të, duke zgjedhur opsionin “Fshi” dhe më pas “Fshi për të gjithë” ose opsioni…
Shumë institucione në kuadër të pushtetit lokal dhe njësi rajonale të institucioneve qendrore janë diskriminuese për një kategori të qytetarëve të Tetovës edhe pse të njëjtit janë taksapagues të rregullt si të gjithë të tjerët. Personat me aftësi të veçanta mund të hyjnë vetëm në katin përdhesë të Komunës, por jo edhe në katin ku ndodhen zyrat kryesore të këtij institucioni. Pengesa për këtë kategori të qytetarëve ka edhe në Kadastër, Fondin për sigurim shëndetësor, Fondin pensional invalidor, që tangon drejtëpërdrejt këta bashkëqytetarë, si dhe shumë institucione të tjera. Nëse disa qytetarë për shkaqe shëndetësore nuk mund të kalojnë shkallët…
Ejup Berisha Tash meqë u hoq vetoja Bullgare për Maqedoninë e Veriut dhe për Shqipërinë, më së shumti kjo vlenë për RMV-në sepse Shqipëria sic u tha ishte dëm kolateral i kontestit dy palësh mes Maqedonisë dhe Bullgarisë. Apo më konkretisht duke i vëzhguar më me vemendje raporetet mes shteteve antare gjatë pesë viteve të fundit në kuadër të BE-së do të kuptohet se edhe Maqedonia por edhe Shqipëria kur bëhet fjalë për proceset integruese ishin peng të mosmarrveshjeve dypalëshe mes Gjermanisë dhe Francës rreth qështjeve kryesore apo më konkretisht rreth asaj se kush do të duhet ta merr timonin…
Qytetarët ende nuk kanë harruar tragjedinë që ndodhi dy ditë më parë në Potam kur skafi përplasi për vdekje një 7-vjeçare, ndërsa sot shikojmë raste të cilat bëhen si lojëra. Në Shëngjin, një i ri është filmuar në një ‘Jetski’ duke bërë rrotullime ndërsa para ka një person që po noton. Duke e parë shumë mirë se ai qytetar është para tij, i riu bën rrotullim të frikshëm e më pas largohet. Për fat të mirë ky rast nuk shënoi asnjë të lënduar apo viktimë mirëpo në një rast tjetër edhe mund të ndodhë. Kjo ngjarje po ndodh në mes…
Policia e Tetovës ka konfiskuar një veturë të tipit BMW me targa të Zvicrës pasi shoferi 23-vjeçar me banim të përkohshëm në Zvicër në orët e para të mëngjesit, respektivisht rreth orës 04:30 bënte zhurmë dhe voziste shpejtë, përcjell TV21. MPB thotë se ai ka shkelur rendin dhe qetësinë publike. “Me datë 04.08.202 në ora 04.30 në rrugën “Ilindenska” në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë personit A.M.(23) nga Tetova, me vendbanim të përkohshëm në Zvicër, i kanë marrë veturën e pasagjerëve “BMW” me targa kombëtare zvicerane pasi që me automjetin e tij ka shkelur rendin dhe qetësinë publike, gjegjësisht…

