VIDEO/ Për pak mund të përfundonte në tragjedi! Jetski desh i merr jetën një qytetari në Shëngjin

VIDEO/ Për pak mund të përfundonte në tragjedi! Jetski desh i merr jetën një qytetari në Shëngjin

Qytetarët ende nuk kanë harruar tragjedinë që ndodhi dy ditë më parë në Potam kur skafi përplasi për vdekje një 7-vjeçare, ndërsa sot shikojmë raste të cilat bëhen si lojëra.

Në Shëngjin, një i ri është filmuar në një ‘Jetski’ duke bërë rrotullime ndërsa para ka një person që po noton.

Duke e parë shumë mirë se ai qytetar është para tij, i riu bën rrotullim të frikshëm e më pas largohet.

Për fat të mirë ky rast nuk shënoi asnjë të lënduar apo viktimë mirëpo në një rast tjetër edhe mund të ndodhë.

Kjo ngjarje po ndodh në mes të ditës e në mesin e kontrolleve që sipas policisë së shtetit kanë nisur për të parandaluar të tilla ngjarje. Pritet që autoritetet të kenë një reagim për këtë rast.

VIDEO e postuar nga ‘JOQ’*.